Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu e Mustafa maten në Kuvend

Shko poshtë

Sejdiu e Mustafa maten në Kuvend Empty Sejdiu e Mustafa maten në Kuvend

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 5:39 pm


Sejdiu e Mustafa maten në Kuvend



Sejdiu e Mustafa maten në Kuvend 06-rivaliteti4



Prishtinë, 6 nëntor - Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa kanë vendosur t’i matin forcat në Kuvendin e shtatë zgjedhor të LDK-së, që do të mbahet nesër. Të dy do t’i nënshtrohen vullnetit të më se 355 delegatëve për t’u bërë kryetar partie. Burime brenda LDK-së kanë bërë të ditur për Kohën Ditore se dy “rivalët” janë marrë vesh që t’i japin mbështetje njëri-tjetrit, pavarësisht kush fiton e kush humb.
“Zgjedhja e kryetarit të LDK-së do të përcillet me shtrëngim duarsh mes fituesit dhe humbësit me qëllim të mospërçarjes së elektoratit”, ka thënë një nga anëtarët e Kryesisë së LDK-së. Zgjedhja e kryetarit të partisë, sipas tij, do të shkojë sipas skenarit që është i rregulluar edhe me Statutin e LDK-së.
Fillimisht, delegatët do t’i miratojnë me aklamacion propozimet për kryetar partie, e më pas kandidatët për këtë pozitë do t’i nënshtrohen procesit të votimit. Me Statut të LDK-së parashihet që kur ka më shumë se një kandidatë për kryetar, votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë.
Zyrtarë të lartë të LDK-së të afërt me Mustafën i kanë thënë “Kohës Ditore” se Mustafa tashmë e ka përgatitur projektin për udhëheqjen e partisë për katër vjetët e ardhshëm. Çlka tjetër ka përgatitë Isa Mustafa dhe çka i ka thënë ai Sejdiut, a ka gjasa të unifikohet LDK-ja, përkatësisht që “Lista-Ibrahin Rugova” e Ukë dhe Bujar Bukoshit të shkrihet në aët të LDK-së, nëse Isa mUustafa zgjidhet kryetar i ri i partisë dhe për të tjerat lidhur me zhvillimet e fundit brenda kësaj partie mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi