Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnik Ceci:Lola,jeton ne zemrat tona!

Shko poshtë

Besnik Ceci:Lola,jeton ne zemrat tona! Empty Besnik Ceci:Lola,jeton ne zemrat tona!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 07, 2010 2:08 pm





Besnik Ceci:Lola,jeton ne zemrat tona! 39121_141993232495580_100000547122997_316250_5153002_n

Besnik Ceci:Lola,jeton ne zemrat tona!

Te beme nuse, kur te percollem.



Ishte vjeshte e trete,

22 nentor 2004,

Si qiriri jeta jote u shua.

Ne Elbasan,ra zia shpirterore.

Ne cdo lajmerim,

Rrugice e shetitore

Njerezit qendronin ne heshtje ,

Me dy gishta puthnin foton tende,

Si nje yll,si nje engjell vajzerore.



Ngrine,mjegulla e rete ate dite,

S'kishte vend me per shi.

Qau e dhembi cdo shpirt,

Elbasani u mbulua ne zi.

Dhimbja zuri vend ne cdo sofer elbasanase,

Pjesetare familjeje,ju bere ti ne heshtje,

Se ti s'e prishe zemren kurre,

I percillje te gjithe me buzeqeshje.



Ndaj qytetaret te donin shume,

Ate dite,te gjthe hapen porta e dritare,

Karafila e trendafila kudo,

Fluturonin prej tyre pa fund,

Si t'ishte dhimbje kombetare.



Ndaj,faleminderit popull fisnik i Elbasanit!

Dhe Lola, bekimin e saj ju ka dhene,

Dhimbje si kjo jona per ju,

Nga Zoti,kurre mos qofte thene!



U perpoqem te te percillnim thjeshte,

Donim te te percillnim me makine.

-Jo,-thane shoket e shoqet.

-Jo,- thane studentet ne pikellim.

-Lolen do ta percjellim ne krah,

Ne shetitjen e fundit ne Elbasan,

Qe ajo e donte kaq shume,

Dhe e kishte shpirt e xhan!



E veshem si nuse bijen tone,

E lotet na shkonin lume.

Por,nga dhimbja s'e kuptuam,

Ne a Elbasani e qau me shume.

Ate dite ,mbushi 22 vjece,

Ate dite,mesuese u emerua,

Si shume mesues te tjere.

Po nga Zoti,s'ish e thene

Te gezonte endrren,

Lola e mjere!



Kete poezi ja kushtoj me mall bijes e mbeses tone Ariola Myslim Zeneli.Me fal Myslim,me fal Adelina, qe ju lendoj,por dhe une e ndjej dhimbjen tuaj.Une ja futa ne gjak mesuesine bashke me xhaxhane e saj Hekuranin dhe e ndoqa deri ne emerimin e saj,si mesuese.Tezja e saj ,Asimeja(gruaja ime) dhe une e qajme dhe sot e kesaj dite .Te rrojme te gjithe e ta kujtojme perhere shpirtin e saj engjellor!Amin!Falenderoj popullin fisnik te Elbasanit, qe ne ato caste te veshtira shpirterore u bashkua me ne!Me falni te gjithe, por dhe mua me dhemb!



Besnik Ceci:Lola,jeton ne zemrat tona! 150223_168060453222191_100000547122997_462589_348373_n
Lola ,te kemi ne zemer!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi