Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AAK e gatshme të lidhë koalicion me LDK'në

Shko poshtë

AAK e gatshme të lidhë koalicion me LDK'në Empty AAK e gatshme të lidhë koalicion me LDK'në

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 08, 2010 10:14 pm

AAK e gatshme të lidhë koalicion me LDK'në


AAK e gatshme të lidhë koalicion me LDK'në Ardian-gjini-081110_954325_thumb_large

Nga Express më 08 nëntor 2010 në ora 14:56

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ka deklaruar se AAK-ja është e gatshme të lidhë koalicion me LDK-në, por pohoi se partia e vetme me të cilën AAK-ja nuk do të bëjë koalicion, është PDK-ja, e cila sipas tij i ka sjellë vendit vetëm humbje.

Gjini i bëri këto komente të hënën gjatë një konference për media, ku edhe ka prezantuar anëtarin më të ri të kësaj partie, Naim Rrustemi, ish-deputet i PDK-së, i cili pas largimit nga PDK, veproi si deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Edhe pse sipas tij, AAK-ja është e bindur në fitoren e vet në këto zgjedhje, në një rast tjetër, ajo është e gatshme të bashkëpunojë më LDK-në, siç ka bërë edhe më herët.

“Ajo që mund të ju them sot është se ne si Aleancë, në cilin do variant që do të jetë para nesh në ditët që vijnë, s’po them në afat të shkurtë, jemi të përgatitur që do t’i fitojmë zgjedhjet dhe shpresojmë se lidershipi i LDK-së e ka kuptuar se afërsia e elektoratit ndoshta do të jetë ajo që do të na determinojë me siguri një koalicion të ardhshëm, i cili do të qeverisë Kosovën drejt një gjendje të mirë, të kundërtën e saj që shohim sot, të kundërtën e asaj që kemi parë gjatë tri vjetëve të fundit, një qeverisje e cila tani më nuk e mohon askush se i ka sjell vendit vetëm humbje dhe dëm”, është shprehur Gjini.

Gjithashtu Gjini ka bërë të ditur se AAK-së është në bisedime edhe me parti e lista tjera për një koalicion parazgjedhor, duke përmendur në këtë rast Listën “LDK-Ibrahim Rugova”.

“Mund të ju them se ne kemi biseduar me të gjithë njerëzit në Kosovë, përpos me ata për të cilët ju kemi thënë se nuk bëjmë koalicion kurrsesi”, ka thënë ai.

Ndërkaq, gjatë prezantimit të anëtarit të ri të AAK-së, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Naim Rrustemi, Gjini ka thënë se Rrustemi do të jetë edhe pjesë e listës zgjedhore të AAK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

Deputeti Naim Rrustemi aderon në Aleancë

“Deputeti Naim Rrustemi aderon në Aleancë dhe do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Aleancës. Më duhet t’ju them se afërsia mes Naim Rrustemit dhe Aleancës ka ndodh vetvetiu, kemi besuar në çështje të njëjta, kemi menduar shumë përafërsisht njëjtë në Parlamentin e Kosovës, që ka qenë diçka shumë evidente dhe tani po formalizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne duhet të ju themi se nuk është vetëm çështje liste, apo aderimi, por edhe fundusi profesional i Aleancës po pasurohet jashtëzakonisht shumë”, ka thënë Gjini.

Ndërkohë, Naim Rrustemi tha se serioziteti që ka treguar AAK gjatë kësaj kohe në opozitë, ka qenë arsyeja pse ai ka vendosur t’i bashkohet kësaj partie politike.

“Nuk është çështja e aderimit në një parti politike, e cila sa për hatër të marrjes së pushtetit, por me sinqeritetin më të madh t’ju them se kemi gjet një gjuhë të përbashkët dhe kjo ka rrjedh shumë natyrshëm. Veprimet tona brenda Kuvendit të Kosovës nuk kanë qenë të harmonizuara paraprakisht, por ideja ka qenë e përbashkët, ide që na ka lidh bashkërisht, kemi gjet një harmoni në veprim. AAK për çdo ditë e ka dëshmuar vetën se është e përkushtuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit të vet, është e përkushtuar në luftimin e dukurive negative, korrupsionin dhe sundim të ligjit, gjë që po vërehet e me largimin e elementeve, të cilët potencialisht do të mund të ishin problem në sundimin e ligjit”, ka thënë Rrustemi.

Duke thënë se AAK-ja është vend i cili krijon mundësi njerëzve që punojnë, andaj e cilësoi kalimin e tij si mundësi edhe më të madhe për të shfaqë kapacitetet e tij intelektuale. /kosovapress/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi