Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz

Shko poshtë

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz Empty Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 06, 2009 7:55 pm

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz




Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz Homazhet_e_krasniqit_në_prekaz-490x320




Nga Express më 06.03.2009 në ora 15:14

Drejtuesit e institucioneve të vendit, personalitete të tjera politike dhe qytetarë të shumë, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz, me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”.

Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë vizituar edhe Kullën e Jasharëve, duke shprehur pietetin më të lartë për sakrifikicën e pashoqe të kësaj familjeje heroike.

“Është ditë e rëndësisë së veçantë, ditë e sakrificës dhe e shembullit unik të qëndresës”, është shprehur presidenti Sejdiu, i cili i ka uruar familjes Jashari fat dhe krenari për përhershme, si dhe ka uruar për bekimin e të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Kreu i familjes Jashari, baca Rifat, ndërkaq, udhëheqësve të Kosovës u ka uruar mbarësi në drejtimin e vendit.

Epopeja e UÇK-së e ka kuptimin shumëdimensonal për vitet e luftës, por edhe të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Kosovën e pavarur dhe sovrane. Kjo është një ditë e rëndësisë së veçantë, e sakrificës dhe e shembullit unik të qëndresës, ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili shoqërohej edhe nga anëtarët e Kryesisë: Xhavit Haliti, Nexhat Daci dhe Xhezair Murat.

Dita e Dëshmorëve në Skenderaj ka nisur me ngritjen e flamurit kombëtar pranë bustit të Adem Jasharit, në sheshin kryesor të qytetit, e më pas krerët e Kuvendit Komunal së bashku me përfaqësuesit e tri shoqatave të dala nga lufta, të parët kanë vënë kurora lulesh, ndërsa atyre më pas u janë bashkuar përfaqësues të institucioneve tjera, nxënës e arsimtarë të të gjitha shkollave, si dhe qytetarë nga mbarë hapësira gjeografike shqiptare.

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, tani kryetar i Partisë Social-Demokrate të Kosovës, nga Prekazi i ka bërë thirrje qeverisë së vendit që të përshpejtojë dinamikën e përfundimit të punimeve në Kompleksin Memorial në Prekaz.

“Në realizimin e këtij projekti madhështor ka vonesa dhe ne nuk duhet të vonohemi, sepse është një vend i shenjtë ku është shkruar historia, është një vend ku duhet të tregohet historia, të shihet historia. Apeloj te qeveria dhe institucionet tjera që realizimin e këtij projekti ta vendosin në prioritet”, ka thënë Çeku, transmeton KosovaLive

Në anën tjetër përfaqësues të lartë të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), kanë kërkuar bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet, ndërsa Prekazin dhe Adem Jasharin i kanë cilësuar si pikë e nisjes së këtij misioni dhe se ky mision, sipas tyre, duhet të përfundojë në Prekaz.

“Zgjidhja përfundimtare e çështjes shqiptare në Ballkan do të bëhet vetëm me bashkimin në një shtet. Kjo është një çështje e pamohueshme, e drejtë dhe e vërtetë, dhe se bashkimi kombëtarë ka nisur me Adem Jasharin dhe do të përfundojë me Adem Jasharin”, ka thënë Alban Kosova, pseudonimi i një personi, i cili tha para gazetarëve se është zyrtar i lartë i FBKSH-së.

Manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së” përfundon të shtunën më 7 mars me “Natën e Zjarreve”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi