Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendra për Kulturë në Heidelberg të Gjermanisë-NJOFTON!

Shko poshtë

Qendra për Kulturë në Heidelberg të Gjermanisë-NJOFTON! Empty Qendra për Kulturë në Heidelberg të Gjermanisë-NJOFTON!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 10, 2010 11:32 am

Qendra për kulturë në Heidelberg të Gjermansië-NJOFTON!
Qendra për Kulturë në Heidelberg të Gjermanisë-NJOFTON! 39140_1400838426679_1403853810_31015952_3575474_n
Artistja e këngë Selvete Tërstena-Halili-Tani udhëheqëse e Qendrës për kulturë


Qendra për Kulturë në Heidelberg të Gjermanisë-NJOFTON! 26893_1411825104435_1496753997_31100862_2121533_n
Piktorja dhe poetja Vadete Berisha

Organizuar nga Qendra për kulturë në Heidelberg të Gjermanisë e që udhëhiqet nga artistja e këngës popullore Z. Selvete Terstena-Halili, për nder të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, bën hapjen e ekspozitës personale të piktores dhe poetës tani më të njohur Valdete Berishës. Me përkrahjen e pa kursyer të Z. Dubravka Shantag u mundësua salla ku do të ekspozohen pikturat personale të piktores Berisha pa kompenzim material, për çka Qendra e Kulturës dhe udhëheqësja z. Selvete e falenderojnë publikisht.

Me dëshirën e piktores Valdete Berisha ekspozita është emruar "Mos ta harrojmë..." emër ky simbolik për mërgimtarët.

Ekspozitan do të jetë e hapur nga data 22 deri më 28 Nëntor në këtë adresë:ALTE GLOCKENGIEßEREI,11/1,Heidelberg dhe mund të vizitohet nga artëdashësit e pikturës çdo ditë nga ora 17 deri 22.


Qendra për Kulturë në Heidelberg të Gjermanisë-NJOFTON! 40548_1553939777213_1496753997_31463121_6490935_n
Pikturë e Valdete Berishës



EKSPOZITA

MOS TE HARROJME…


Të shtunen më 27 Nëntor duke filluar nga ora 13 do të mbahet një koktej rasti për ekspozitën e pastaj do të filloj manifestimi kulturo-artistik për nder të 28 Nëntorit ku do të ketë këngë, valle e recitime nga antarët e Qendrës si dhe nga artistët e muzikës ku ndër tjerë do të jetë edhe rapsodi e këngëtari Agim Gashi me programin e tij.Ju mirëpresim me hyrjen GRATIS!

Me rrespekt Selvete Terstena-Halili dhe Valdete Berisha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi