Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

URIME DITA E MESUESIT

Shko poshtë

URIME DITA E MESUESIT Empty URIME DITA E MESUESIT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 07, 2009 7:12 pm

Gëzuar festën e Juaj mësues të dashur!

Në emër të forumit www.agim.poeticforum.com shfrytzoj rastin të ua uroj 7 Marsin ditën e mësuesit. Urime!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

URIME DITA E MESUESIT Empty Re: URIME DITA E MESUESIT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 07, 2009 7:14 pm

Mësuesit

Drita Braho

U lodhët ,u munduat
Me çdo përpjekje
Mundimi i juaj zgjidh
Me guxim deri në vdekje
Gjuha juaj,gjuhë e nënës
Durimi i juaj
Nga thellësia e zemrës
Gjithë jetën të thjeshtë
Mbuluar me mirësi
Puna, përkushtimi
Një rrugë për çdo njeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

URIME DITA E MESUESIT Empty Re: URIME DITA E MESUESIT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 07, 2009 7:18 pm

KUR VRITET MËSUESI





Kur vritet mësuesi,

Rrëzës Qyqavicës,

Nxjerr tytën nga mali,

Pushkë e Shotë Galicës.



Kur vritet mësuesi,

Për nder të Atdheut,

Mbin mbi Dhaskal Todhrin,

Shpatë e Skënderbeut.



Kur godasin mësuesin,

Duar gjakatare,

Djemte e UÇK-së

Bëhen Abetare.



Kur vritet mësuesi

Për një pëllëmbë fushe,

Shkronjat n´Abetare

Marrin ngjyrë të kuqe.



Kur vritet mësues

Për dritë të lirisë,

Djemtë e UÇK-së

Marshojnë Arbërisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

URIME DITA E MESUESIT Empty Re: URIME DITA E MESUESIT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 08, 2009 1:19 pm

KORÇË: ARSIMI, BASHKIMI I SHQIPTARËVE ME DRITËN

URIME DITA E MESUESIT 1013622284

Vargu i Naimit të madh, “Lumja ti moj Korçë, ...o lule", ka qenë logoja e festimeve të 7 Marsit në qytetin e Korçës.
Ndërtesa karakteristike që natyrshëm ka marrë emrin Muzeu Kombëtar i Arsimit, ku më 7 Mars të vitit 1887 u hap shkolla e parë shqipe, ka pritur edhe sot vizitorë të shumtë, të cilët në këtë 7 Mars kanë patur mundësinë të vizitojnë një ekspozitë me koleksione të rralla të botimeve për shkollat e para shqipe
" Këtu janë paraqitur rreth 150 libra të koleksionistëve të ndryshëm, që janë përdorur nga nxënësit e shkollave shqipe deri në vitet 1920”, thotë Shpëtim Sala, nga shoqata e koleksionistëve shqiptarë.
Abetare, libra këndimi, tekste për mësimin e gjuhëve të huaja, janë paraqitur në këtë ekspozitë si dëshmi e kontributit të patriotëve shqiptarë në mbështetje të shkollave shqipe.
Koleksionisti tregon me krenari edhe një alfabet shqip të qëndisur, që daton vitin 1893, kur u krijua klubi “Dëshira” në Sofje, një nga grupimet e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, që kanë bërë përpjekje të shumta për botimet e librave shqip.
Të pranishmit në ekspozitën e hapur në 122 vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe janë mësues jo vetëm nga Korça, por nga gjithe krahinat e vendit, madje edhe nga Maqedonia e Kosova.
Mësues e nxënës shqiptarë nga viset e Maqedonisë e Kosovës, nuk mungojnë me vizitat e tyre në asnjë vit në Muzeun Kombëtar të Arsimit shqip, si për të kujtuar se një shtysë e fuqishme për mësimin e gjuhës shqipe është dhënë me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
"Lidhja Shqiptare e Prizrenit u hodh në veprimtari konkrete për ruajtjen e aspiratave arsimdashëse të popullit shqiptar", thotë studiuesi dhe koleksionisti Shpëtim Sala.
Hapja e të parës shkollë shqip në qytetin e Korçës, pak ditë më pas u vazhdua me hapjen e shkollës së parë shqip në qytetin e Pogradecit, e më tej këto vatra të arsimit shqip u krijuan edhe në Leskovik, Ersekë, Ohër, etj.
Historiku i hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë.
Afro 9 vjet pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila u hodh në veprimtari konkrete për ruajtjen e aspiratave arsimdashëse të popullit shqiptar, mësimi shqip vazhdonte të zhvillohej në forma pothuajse ilegale. Shoqëritë patriotike në Stamboll, Bukuresht dhe Kajro filluan ndërkaq hartimin dhe botimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, fillimisht për t'u përdorur në mësimin e gjuhës shqipe nga shqiptarët e emigruar jashtë vendit, e më pas në shkollat e pavarura në Shqipëri.
Ndërkaq, në Korçë funksiononin 3 shkolla në gjuhën turke, 4 shkolla në gjuhën greke, mes të cilave edhe një gjimnaz, si dhe një shkollë fillore vllahe.
Hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë më 7 mars 1887, është edhe meritë e emigrantëve korçarë të vendosur jashtë atdheut, që kontribuan financiarisht për botimin e librave në gjuhën shqipe.
Një ndër antarët më aktivë të shoqërisë “ Drita” në Bukuresht, Nikolla Naço, u bë nismëtar i kërkesës për hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë, ndërkohë vëllezërit Frashëri, kishin arritur të nxjerrin një leje në Ministrinë e Arsimit në Stamboll për hapjen e një shkolle shqip në Korçë në emër të Pandeli Sotirit.
Dita e 7 Marsit në Korçë u kthye në një ditë të shënuar, ditë feste e gëzimi kombëtarBurimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

URIME DITA E MESUESIT Empty Re: URIME DITA E MESUESIT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi