Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdiq poeti Din Mehmeti

Shko poshtë

Vdiq poeti Din Mehmeti Empty Vdiq poeti Din Mehmeti

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 12, 2010 9:05 pm

Vdiq poeti Din Mehmeti Din_915434_thumb_large

Vdiq poeti Din Mehmeti

Nga Ardian Jasiqi më 12 nëntor 2010


Njëri nder poetët më të njohur kosovarë Din Mehmeti ka ndërruar jetë sot në moshën 78 vjeçare.

Din Mehmeti lindi në 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi i ka filluar në Universitetin e Beogradit. Ai ka qenë profesor shumëvjeçar në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës.

Mbledhja komomorative ka filluar që të mbahet në Gjakovë në orën 12:00 ndërkaq varrimi i profesorit do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Mehmeti gjatë karrierës së tij ka botuar edhe kritika letrare dhe ka edhe një dramë.

Është i njohur për poezinë figurative që është botuar nga 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime.

Poezia e parë e tij u botua në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e re.

Këta janë veprat më të njohura të tij: Në krahët e shkrepave (1961), Rini diellore. (1966) Dridhjet e dritës (1969), Heshtja e kallur (1972), (1974), Fanar në furtuna (1981) Agu, dramë (1982), Prapë fillimi (1996), Klithmë është emri im ( Tiranë 2002), Mos vdis kur vdiset (2001).

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi