Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN

2 posters

Shko poshtë

Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN Empty Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 13, 2010 4:45 am



Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN 41764_100001399044603_1297_n

Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN

Titulli i origjinalit:



LULJA LA LULISHTEN



Autor:Adem Berisha

ademgjurgjeviku@hotmail.com



RedaktorKëze (Kozeta) Zylo

Lektor :Halil Xani



Kopertinën dizajnoi Autori



Thyerja kompjuterike Autori





P Ë R K U S H T I M

Ky libër i kushtohet mbesës sime DIELLZA Agron BERISHA në shenjë dhimbjeje e pikëllimi të pashuar për humbjen tragjike të jetës së saj në moshën rreth njëmbëdhjetë vjeç, mu atëherë kur sapo filloi të shijonte atë.Ajo ishte shpirti i shpirtit tim.



P A R A T H Ë N I E E A U T O R I T

Me këto pak fjalë në këtë parathënie, nuk dua që shkrimeve të përfshira në këtë libër të iu bëj ndonjë analizë e aq më pak vlerësim nga aspekti artistiko-letrar duke qenë se një gjë e tillë më së paku më takon mua si autor i një pjese të mirë të këtyre shkrimeve.Qëllimi im kryesor i të shkruarit të kësaj parathënieje është që gjithë atyre të cilët kanë durimin dhe vullnetin e mirë për të lexuar, do të thosha këtë fletushkë, pra lexuesve të nderuar që njëherësh janë edhe vlerësuesit më meritorë, të paanshëm dhe objektivë, para se të lexonin atë, të iu ofroj një pasqyrë të shkurtër të motivit dhe përmbajtjes së saj. Pas shkrimeve të mia në përmbledhjet “Krenaria dhe pikëllimi” dhe “Përballje”, për të ndërprerë trendin e shkrimeve të natyrës siç është shkruar në ato përmbledhje dhe për të ngulfatur idenë e të shkruarit e të kënduarit në forma më të ndritura, shpërtheu një motiv i ri shtesë si shtytës për të bërë disa poezi apo vjersha që esencialisht nuk dallojnë edhe shumë prej njëra tjetrës, të cilat përshkohen nga karakteri elegjik si një prej formave të letërsisë e cila tek ne deri në kohët e fundit nuk ishte edhe shumë e pasur. Duke qenë se jeta është një arenë lufte ku pa ndërprerë luftohet me sprovat dhe sfidat e saja, shpesh ndodhin edhe gjëra të cilat kushtëzojnë mënyrën e sjelljes, punës dhe vet jetës së njerëzve, siç janë në shumë raste edhe fatkeqësitë e shkaktuara nga vet faktori njeri e veçmas nga një numër të rinjsh të papërgjegjshëm që ngasin makinat ne shume raste edhe duke mos poseduar patentë shoferi. Si pasojë e veprimeve të këtilla edhe unë si gjysh kisha fatin e keq kur në aksident komunikacioni humba mbesën time të dashur, Diellzen e cila ende nuk kishte mbushur njëmbëdhjetë vjet, të cilës i kushtova ciklin e parë të librit,“Kuptoje dhimbjen time”.Ky rast tragjik më mori me vete gjithë idetë siç kam potencuar edhe në vargjet :



“Ide më s’më ka mbeturtë shkruaj as të këndoj,pa ty që tashmë më ke treturjetën nuk mund ta imagjinoj.”.(... Fjalë të fundit)



Kjo humbje ishte faktor kyç për të zbrazur tërë llavën vullkanike nga brendia ime shpirtërore në formë vrushkujsh elegjikë por edhe një shpresë që sadopak të ndikohet tek shumë njerëz e veçmas të rinj të cilët do të duhej vetëdijesuar para se ata vet të bëhen prindër apo gjyshër. Shpresoj që vargjet në vazhdim sadopak do të prekin ndërgjegjen e gjithë ngasësve të makinave kur të kihet parasysh se:



“Këtë lajm të zi po të merrte diellipër një çast dritën do e ndalte,obligim kish ndaj këtij yllinjë minutë dhe ai t’ia falte.. . .“Të gjithë zogjtë këngën do të ndalnin,së kënduari do të pushonin,një ditë zi për të do të mbanin,në vend të këngës do të vajtonin.(...Premia)



“Lumenjtë rrjedhën kanë ndalur sot,duket sikur edhe ata do të shterojnë,uji iu është shndërruar në lotvallë, edhe lumenjtë mund të lotojnë?!(,,,Ç’do të ndodhë sot?!)



Por edhe ato:“Shumë zemra sot do të pëlcasinsi bombat kur eksplodojnë,në kupë të qiellit do të bërtasinzgjohu! Zgjohu! Oooj Diellza jonë”!(po aty)



Si çdo herë që e kishim në traditë, as tash nuk mungon bashkëndjesia dhe solidariteti i bijave e bijve dhe motrave e vëllezërve anë e mbanë globit kështu që pas publikimit të shkrimeve të mia kushtuar këtij engjëlli te të dy botëve nëpër forume e faqe tjera shqiptare të internetit, vërshuan me shkrimet e tyre duke i kushtuar edhe ata vargje që burojnë nga thellësia e shpirtit dhe zemrës së tyre.Një numër syresh i mblodha dhe nxora ciklin e dytë të këtij libri, “Zemërbardhët për Diellzen”. Kanë shkruar poetë e jo poetë, djem e vajza dhe moshatarë të Diellzës të cilët më së rëndi e kanë përjetuar humbjen e bashkëmoshatares së tyre.Vlen për të theksuar vargjet e poetit Shaban Cakolli kur thotë:



“Njomzë e xhaxhit plot gjallërimpërherë do mbetesh në vargun timderisa të shihemi bashkë n’amshim”.



Por edhe fjalët e tij:“Lexues të nderuar, nëse ndonjëherë e kam pasur rëndë të shkruaj, atë peshë e ndjeva sot kur fillova të shkruaj për engjëllushen Diellzë. Ndjeva një dhimbje në kraharor dhe nga brenda sikur gufonte një llavë vullkani”.



Edona Rexhepaj nga Prishtina ndër të tjera shkruan:“Errësira ka mbështjellë çdo gjëme velin e saj të zi,unë në skaj të botës strukurDiellzen time mendoj...”.



Ndërsa shkrimtarja dhe veprimtarja e njohur nga Nju Jorku, Këze (Kozeta) Zylo midis tjerash shkruan:“O Diellzë e artëqe me fiejza dielli ngrohe shpirtin timsi engjëll më shfaqesh kurorë artënga sytë e tu bota merr shkëlqim”.



Kurse poetja e mirënjohur nga mërgimi, përkatësisht Gjermania,Alma Papamihali në poezinë kushtuar Diellzës, midis tjerash thotë:



“Nëse një ditë nuk u ndje dielli,ndodhi veç pak, për një momentpër aq sa ujë kërkonin fushat,për aq sa lotët mbushën lumenjtë...”.



E unë përmes pak vargjeve konstatoj se :



“Ai që në sfida e vuajtje të jetëstë përvuajturin ngushëllon e i del karshi,më e lartë se maja e kullës së Babilonitështë qenia dhe humanizmi i tij”.



Dhe për fund më mbetet vetëm të Ju udhëzoj drejt brendisë së librit dhe falënderimit publik drejtuar gjithë atyre që bashkëndien me mua dhe familjen time e në çfarëdo mënyre na ngushëlluan. Njëherësh dua që të falënderoj lexuesit e nderuar për durimin dhe kohën e tyre të çmuar që i kushtuan këtyre shkrimeve të mia, të cilët kanë edhe të drejtën e komentimit dhe shprehjes së pikëpamjeve të tyre lidhur me të njëjtat e të cilat komente dhe pikëpamje në çdo rast unë i mirëpres dhe respektoj.Autori: Adem Berisha



CIKLI I PARË



KUPTOJE DHIMBJEN TIME



VAJZA DHE MIKU



Një ditë Diellza e vogël

kur doli në qytet,

ndaloi në librarinë në kodër

të gjente mikun e vet.



Si vajzë e edukuar

librashitësin përshëndetë,

më gjej tha mikun tim të çmuar

të lutem sa mundesh më shpejtë.



Librashitësi

nga një qoshe

shikon pak si me habi,

vajzë moj bukuroshe

çfarë miku këtu kërkon ti?!



Ty oj pëllumbeshë e bukur

xhaxhi nuk po të kupton,

më bëj pak më të qartë të lutem

që xhaxhi të ndihmon.



Po, vajza drejtoi shikimin,

përgjigjja është e lehtë:mik më të madh se librin

askënd nuk kam në jetë.



Ma gjej pra të lutem

Kryeveprën, “Lahuta e Malësisë”,

askush si At Gjergji e Naimis’më flet

për të mirat e Shqipërisë.



Për mua kjo qenka

punë e lehtëndaj,

haxhi nuk të le duarthatë,

t’i bësh ti mbi njëqind vjet,

në jetë të kesh shumë fat.



Kështu diellzusha e vogël

mikun shpejt e gjeti,

me ‘i lamtumirë të ëmbël

librashitësin përshëndeti.

Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN 148428_129429837113650_100001399044603_158869_2345077_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN Empty Re: Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN

Mesazh nga shaban cakolli Sat Nov 13, 2010 5:59 pm

flm Agim qe sillni materiale nga gjitha lemite,je i papare ne punen tuaj te paepur....
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN Empty Re: Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 13, 2010 8:03 pm

Të falemnderit Shaban, por e pa mundur me i mberri te gjithat se i vetun ketu eshte veshtire.
Te pershendes miku im!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN Empty Re: Shaban Cakolli:Adem Berisha dhe libri LULJA LA LULISHTEN

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi