Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LD e Gjermanisë uron:URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT, ZOTI QOFT ME NE!!!

Shko poshtë

LD e Gjermanisë uron:URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT, ZOTI QOFT ME NE!!! Empty LD e Gjermanisë uron:URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT, ZOTI QOFT ME NE!!!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 16, 2010 12:37 am

LD e Gjermanisë uron:URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT, ZOTI QOFT ME NE!!! 154678_164052340301220_116519628387825_315116_4852879_n

LD e Gjermanisë uron:URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT, ZOTI QOFT ME NE!!!
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, urime të sinqerta të gjithë besimtarëve të Fesë Islame në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, dhe në Mërgatën shqiptare. Le të jetë kjo festë e Kurban Bajramit, festë e mirëkuptimit, forcim i zemrave tona, festë e vetëdijesimit, e urtësisë dhe solidaritetit ndaj të varfërve, fëmijëve bonjak dhe gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë.
Mesazhet e tona të sinqerta për një jetë sa më të lumtur dhe pa brenga.
Le të mbizotërojë paqja në Botë si dhe në mes nesh!

URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT, ZOTI QOFT ME NE!!!


TË GJITHA FESTAT FETARE, KOMBI IM I KA TË PËRBASHKËTA.
MBI TË GJITHA, JEMI VËLLËZËR DHE NË VËLLËZËRI I FESTOJMË
TË GJITHA! LUM SI NE PËR HARMONINË FETARE! JEMI UNIKAT DHE
SHEMBULL I MIRË NË BOTË!


Gëzuar!


Me fat vëllëzër, gëzuar motra,
paqja mbretëroftë n´kto votra,
shëndetplotë, begati n´sofër,
sot as n´mot, kurrë më t´përlotur!

Si për Pashkë, si për Bajram,
po, Shqiptarët, t´bashkuar janë,
besim t´pastër në tri fe,
por, një KOMB e një ATDHE!

Tolerancë e bashkjetesë,
të ngulitur në kujtesë,
na i dha i Madhi Zot,
unikat jemi në Botë!

Tash shyqyr na erdh Bajrami,
jemë t´pandarë, duhet festuar,
hajmë e pijmë çfarë na don xhani,
t´gjithve Urime dhe Gëzuar!

Mentor Thaqi VS-Villingen, 02.04.2010



(boss)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi