Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flet Luljeta Kadiri kandidate e LDD-së për Rahovecin

Shko poshtë

Flet Luljeta Kadiri kandidate e LDD-së për Rahovecin Empty Flet Luljeta Kadiri kandidate e LDD-së për Rahovecin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 18, 2010 6:32 pm

Flet Luljeta Kadiri kandidate e LDD-së për Rahovecin


Flet Luljeta Kadiri kandidate e LDD-së për Rahovecin Picture-1491web
Përgjegjësia ime si kryetare e komunës

Lulejta Kadiri është me profesion mjeke. Ajo është candidate e LDD-së për të udhëhequr komunën e Rahovecit në katër vjetët e ardhshme. Ajo është e vetmja kandidate femër që synon kreun e kësaj komune.
Bota sot: Si e vlerësoni kandidimin tuaj për të udhëhequr komunën e Rahovecit?
L.Kadiri: Nominimin tim për kryetare komune, pos qe e shoh si privilegj, me shume e shoh si një përgjegjësi të madhe, duke pasur parasysh gjendjen aktuale politike dhe sociale, te qytetareve te komunës sonë.
Bota sot; jeni e vetmja kandidate femër që sfidoni meshkujt për kreun e komunës?
L.Kadiri: Po, unë do doja te ju përkujtoja shembullin e mbretëreshës Teute, ku Ilirët, të parët tanë ishin model i civilizimit evropian. Erdhi koha, edhe pse u dasht shumë të presim, që femra të merr rolin meritor në shoqërinë tonë. Insistimi dhe ndikimi i ndërkombëtareve për pjesëmarrjen e gruas ( me 30% ) në vendimarrje politike, e ka rrite vullnetin dhe angazhimin e gruas ne skenën politike. Ky përparim edhe mua më ka motivuar që jo vetëm t’i sfidoj por pse jo edhe të fitoj.
Bota sot: A keni “frikë” nga kundërkandidatë tuaj meshkuj?
L.Kadiri: Shih për këtë jo vetëm që nuk ua kam frikën këtyre katër “musketerëve” por përkundrazi jam shumë optimiste në fitorën time per të paren e komunës së Rahovecit. Mos harroni që 52 % te popullsisë janë femra dhe unë pres nje përkrahje të fuqishme nga ato, mandej profesioni im është i tillë që jam shumë afër njerëzve, jetoj me brengat dhe hallet e tyre.

Bota sot: Jeni kandiduar nga partia po keni kërkuar vetëdeklarimin?
L.Kadiri: Jo nuk jam vetëdeklaruar, më kanë kandiduar . Përkundrazi fillimisht kam hezituar për shkaqe personale, por më pas me insistimin e degës së LDD-së e posaqërisht të kryesisë qendrore me në krye Akademikun Daci, pranova dhe nga ai moment jam duke punuar shumë seriozisht drejt fitores.

Kandidatura për mua sigurisht që eshtë nder por sinqerisht jua them që më shume e ndjej përgjegjësi.Bile për mua më shumë më pëlqen që ta quaj vehten kandidate për të paren e komunës se sa kandidate për kryetare. Pse e them këtë, bazohem në domethënien e fjales, unë e shoh pozitën duke iu pri përpara qytetarëve e jo në krye të tyre. Unë kam një vetëbesim në vetvete. Këtë e bazoj në vullnet , angazhim dhe sinqeritet, gjë që iu mungon shumë kujt që e lakmojnë këtë post si dhe përvojën time politike ( 5 vite në asamblenë komunale dhe funksionet në forumet e LDD-së)
Ju e dini që unë jam specialiste e mjeksisë familjare dhe klientela ime është mjaft e gjërë, pothuaj çdo ditë i vizitoj mesatarisht 40 pacient, pos që iu di dhembjet trupore iu njoh edhe dhembjet sociale. Deri tani jam marr me shërimin e dhfmbjeve fizike e më pas do të merrem edhe me shërimet e brengave të shumta të qytetarëve.
Bota sot: Prej nga ky vetëbesim i juaji?
L.Kadiri: Në rend të parë kam vullnet, sinqeritet, angazhim maksimal, lakmi zero dhe gjithsesi përparim gjeneral të qytetarëve të Rahovecit që aq shume kanë nevojë.
Bota sot: Çka ju premtoni qytetarëve të Rahovecit nëse zgjidheni kryetare?
L.Kadiri: Motoja ime është dhe do të jetë BRENGAT TUAJA, PRIORITET I IMI. Kjo, besoj flet mjaft për atë se çka do të ju ofrojë elektoratit. Qytetarët e Rahovecit do të kenë rast edhe gjatë shpalimit të programit qeverisës në ditët në vijim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi