Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FBKSH DHE FDBK ORGANIZOJNË MARSHE GJITHKOMBËTARE PËR KOMBIN NË TIRANË E PRISHTINË ME 28 NENTOR 2010

Shko poshtë

FBKSH DHE FDBK ORGANIZOJNË MARSHE GJITHKOMBËTARE PËR KOMBIN NË TIRANË E PRISHTINË ME 28 NENTOR 2010 Empty FBKSH DHE FDBK ORGANIZOJNË MARSHE GJITHKOMBËTARE PËR KOMBIN NË TIRANË E PRISHTINË ME 28 NENTOR 2010

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 1:00 pm

FBKSH DHE FDBK ORGANIZOJNË MARSHE GJITHKOMBËTARE PËR KOMBIN NË TIRANË E PRISHTINË ME 28 NENTOR 2010 149221_150480348332028_108658209180909_254686_6377158_n
FBKSH DHE FDBK ORGANIZOJNË MARSHE GJITHKOMBËTARE PËR KOMBIN NË TIRANË E PRISHTINË ME 28 NENTOR 2010

FTESA E FBKSH-SË PËR “PROTESTËN FESTIVE” NË TIRANË

Kryesia e FBKSH-së i’u drejtohet me këtë Thirrje Publike; studentëve, profesorve, pedagogve, intelektualve të të gjitha niveleve, punonjësve të administratës shtetërore, përfaqësuesve të sekteve fetare, forcave politike dhe shoqatave “kulturore-atdhetare” që aspirojnë Bashkimin Kombëtar Shqiptar, brenda dhe jashtë kufirit administrativ të Republikës së Shqipërisë, si dhe, pa përjashtim, të gjithë qytetarve me kombësi shqiptare, autokton apo emigrantë, në Republikën e Maqedonisë, në Republikën e Greqisë, në Republikën e Kosovës, në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Malit të Zi dhe në Republikën e Serbisë që të marrin pjesë në “PROTESTËN FESTIVE” që organizohet nga FBKSH-ja në Tiranë, më 28/nëntor/2010-të, ora 11.00, me pikënisje sheshin “Skënderbej” e destinacion final sheshin para “Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” ku, gjithashtu, do të mbahet dhe një konferencë për mediat në emër të FBKSH-së.

Kjo “PROTESTË FESTIVE” ka si qëllim: • Rikujtimin, respektimin dhe përuljen ndaj atdhetarve shqiptar që, nga 28-nëntori i 1912-tës, ditës së verdiktit më sublim të Kombit Shqiptar, atë të shpalljes së Pavarsisë për Shqipërinë Historike (Etnike), deri më sot kanë sakrifikuar jo vetëm kohën, ekonominë familjare, por edhe jetën në shërbim të aspiratës së popullit tonë, Bashkimit Kombëtar në një Shtet të Vetëm Shqiptar.• Respektimin dhe vlersimin e duhur të të gjitha evenimenteve dhe personazheve atdhetar, që kanë lidhje jo të rastësishme me këtë datë historike, duke u kthyer në kohë qysh kur Gjergj Kastrioti ngriti flamurin në Krujë (28/11/1444), Shpallja e pavarsisë së Shqipërisë Historike (28/11/1912), dalja publike e UÇK-së (28/11/1997) dhe ditëlindja e Heroit Legjendar (28/11/1955), Adem Jashari. • Reflektimin nga politika e Tiranës, angazhimin dhe zbatimin, prej saj, të ligjit themeltar, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (21 tetor 1998), në lidhje me aspiratën e Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Aspiratë kjo, e sanksionuar në preambulën e kësaj Kushtetute (fq.nr 3)

Sekretari PolitikI FBKSH-së
Jurist, Genc Llakaj


FTESA E FDBK PËR MARSHIN NË PRISHTINË ME MOTON "NJE KOMB - NJE FLAMUR - NJE SHTET!" ME 28 NËNTOR

Shume e nderuara Shoqërië !

Ju njoftoj se me 28 Nentor 2010 (e diel), duke filluar nga ora 12.00 dhe deri ne ora 13.30, me rastin e festes se Flamurit Kombetar, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombetar (FDBK), te Biblioteka Kombetare ne Prishtine, do te organizoje Marshimin me moton: NJE KOMB - NJE FLAMUR - NJE SHTET !

Ky njoftim shume shpejt do te publikohet edhe te: www.fdbk.eu

Shqiptarisht, Gafurri.
Gafurr Adili


FBKSH DHE FDBK ORGANIZOJNË MARSHE GJITHKOMBËTARE PËR KOMBIN NË TIRANË E PRISHTINË ME 28 NENTOR 2010 148675_150480511665345_108658209180909_254687_4345077_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi