Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhemail Mustafa: Dilema që më shoqëroi 82 ditë(Dëshmori i Demokracisë)

Shko poshtë

Xhemail Mustafa: Dilema që më shoqëroi 82 ditë(Dëshmori i Demokracisë) Empty Xhemail Mustafa: Dilema që më shoqëroi 82 ditë(Dëshmori i Demokracisë)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 8:44 pm

Xhemail Mustafa: Dilema që më shoqëroi 82 ditë(Dëshmori i Demokracisë)

Xhemail Mustafa: Dilema që më shoqëroi 82 ditë(Dëshmori i Demokracisë) Zvogluat
Dëshmori i Demokracisë Xhemail Mustafa i vrarë nga forcat e errëta staliniste në Prishtinë

Prishtinë - Pikërisht tash e shoh të domosdoshme që ta bëj publike dilemën e rëndë se a thua do të arrija ta përjetoja çlirimin e Kosovës, që t'u bija në fund shënimeve që pasojnë, dhe më në fund, që ta kryeja dorëshkrimin e kësaj lutjeje për Prishtinën. Kjo dilemë më shoqëroi gjatë gjithë këtyre 82 ditëve. Por, ishte energjia e fuqishme e besimit se forcat e Aleancës do ta detyrojnë Serbinë të kapitullojë dhe do ta shpërblejnë sakrificën sublime dhe vetë luftën për çlirim të shqiptarëve që më mbanin gjallë dhe që më bënin që t'i mbaja këto shënime. Nuk jam i sigurt nëse e kam thënë tashmë, por sidoqoftë e gjej të nevojshme të theksoj edhe një herë se shënimet për këtë libër janë autentike. Ndonjë përsaktësim i domosdoshëm, thellim i ndonjë argumenti nuk kanë pse të përjashtohen. Por, marrë në përgjithësi, ato ruajnë rezonin dhe emocionin e momentit. Si të këtilla, ato mund të konsiderohen sot sall shënime të një empirie, të asaj që po ndodhte gjatë atyre 82 ditëve të një ekzili të brendshëm, por edhe një farë diagrami të reagimeve emocionale daj atyre ngjarjeve. Pra janë shënime jo vetëm për ngjarjet e për qëndrimet, për zhvillimet e për kthesat e një momenti historik, por edhe për vetë situatat dhe reagimet, për refleksionet dhe interpretimet, për emocionet dhe përgjasimet e paevitueshme të atij momenti historik ekzistencial me situata e me ngjarje e me reagime të tjera të moçme. Energjia e ringjalljes së Prishtiëns dhe gjithë Kosovës mbas hyrjes së forcave të Aleancës, ndërkaq ishte ajo që më bëri t'i përfundoj këto shënime dhe ta kryej librin. Disa herë më ka ndodhur që gjatë kësaj kohe të dal nëpër rrugët e qytetit, të shëtis dy herë pothuaj gjithë Kosovën dhe të vërej e të prek e të ndjej nga afër tmerrin e vdekjes e të shkatërrimit dhe pulsin e jetës. Kam vështruar nga afër me orë të tëra shtëpi të djegura katunde e qytete të rrënuara, varreza individuale e kolektive dhe gjithherë kam marrë mesazhin e njeriut se Serbia deshi të djegë tokën e Kosovës dhe ta shfarosë popullin saj shqiptar. Por poaq të pafuqishme ishin mesazhet që shpërthenin nga prania e ushtarëve evroamerikanë, nga lëvizjet e nga veprimet, nga mendimet e nga besimi i pashembullt i shqiptarëve për ndërtimin dhe rindërtimin e Kosovës. Nuk ishte vetëm kthimi i shpejtë i shqiptarëve në Kosovë mrekullia që la pa frymë gjithë botën. Energjia e jetës dhe e punës në të gjitha planet ishte një mrekulli tjetër, poaq e papritur dhe gjithandej e çmuar nga të gjithë që e dinë dhe që e njohin, që e ndihmuan dhe që do ta ndihmojnë akoma më shumë Kosovën dhe popullin e saj. Nuk ishte kurrfarë fshehtësie se përfundimin e këtij dorëshkrimi gjithsesi që e ka ndhimuar pikërisht kjo energji e përgjithshme e ringjalljes së jetës në Kosovë. Dorëshkrimet e këtij libri, tri fletoret e mbushura me një kaligrafi herë të qetë e të rregullt dhe herë të shqetësuar e disi të egërsuar, disa herë më dukeshin disi të fjetura tek i vështroja me orë të tëra. Por, ato çuditërisht ngjalleshin e ringjalleshin, merrnin frymë e jepnin mesazhe kuptimi posa i lexoja dhe rilexoja. Energjia e jetës gjithsesi që projektohej e reflektohej në energjinë e shkrimit, sikundër që kjo e dyta jepte kuptim e mesazhe të reja dhe të panjohura. Asnjëherë nuk do ta harroj keqardhjen që po shprehte një Djalosh për librat që m'i kishin djegë serbët në shtëpinë e babës në Gllamnik. Ishte dita e para që po shetisja në rrugët e Prishtinës pas tre muajsh, kurse një Djalosh nga Sekiraça po më afrohej disi me ngurrim dhe po më tregonte se Plakun e kisha gjallë. Por librat m'i kanë djegur, më tha me një keqardhje që nuk mund ta shpjegoj. Nuk foli për shtëpinë, që poashtu ishte djegur me krejt çfarë kishte pasur brenda, por vetëm për librat. Dorëshkrimi i këtij libri kurrsesi nuk mund të jetë kompensim për të gjithë ata libra që u dogjën bashkë me gjthë ato ide e mendime, stituata e karaktere të krijuara nga gjeniu krijues. Po ashtu brenda çdo libri, edhe brenda librit që kemi përpara, veprojnë e krijohen e bashkëveprojnë energji të shumta e të vazhdueshme, të brendshme e të jashtme, të tilla që i dimë dhe i njohim, por edhe të tlla që as i dimë dhe që as kemi sesi t'i njohim.. Këto energji vazhdimisht e ushqejnë dhe e përcaktojnë, e lindin dhe e rilindin, të cilët në fakt, gjithmonë e shkruajnë dhe e rishkruajnë njëri tjetrin, duke e krijuar universin e dijes e të shkrimit. Pikërisht tek ato energji merr jetë e shpirt edhe dorëshkrimi i librit "Një lutje për Prishtinën". (Paranteza e mbylljes nga librin "Një lutje për Prishtinën")
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi