Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnik Prishtina: Në kufi me Serbinë digjen doganat, e në kufi me Shqipërinë burgosen deputetët

Shko poshtë

Besnik Prishtina: Në kufi me Serbinë digjen doganat, e në kufi me Shqipërinë burgosen deputetët Empty Besnik Prishtina: Në kufi me Serbinë digjen doganat, e në kufi me Shqipërinë burgosen deputetët

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 23, 2010 2:11 am

NË KUFI ME SERBINË DIGJEN DOGANAT, E NË KUFI ME SHQIPËRINË BURGOSEN DEPUTETËT
POLI-MILICIA E RESHAT MALIQIT I BURGOS DEPUTETE SHQIPTAR NE KUFI ME SHQIPËRINË
- NDËRSA NE KUFIJ ME SERBI DIGJEN DOGANAT E KOSOVËS NGA ÇETNIKËT SERB DHE NUK BURGOSE ASKUSH
Besnik Prishtina: Në kufi me Serbinë digjen doganat, e në kufi me Shqipërinë burgosen deputetët 49Arrestim_1
Nga Besnik Prishtina
1. Së pari nga viti 1999 nuk do të duhej të kishte polici kufitare mes Republikave të Kosovës dhe të Shqipërisë, sepse shqiptarët kurrë në historinë e vet nuk kanë pas konflikte ndër shqiptare që të vejnë kufi mes veti. Ai kufi që qëndron aty është kufij armiqësor, sepse atë aty e kanë vu Serbia me dhunë, dhe me dhunë po vazhdohet të mbahet aty nga armiqtë e kombit ton. Normalisht që deri sa të arrihet bashkimi ai kufij duhet të ketë një zyre për kontrollimin e të huajve që po hynë në Kosovë e Shqipëri pa kur far kontrolle . Ndërsa për shqiptar ky kufje, që aty e ka vu Serbia me aleatet e vet nga Evropa, nuk ka kur far vlere.
Normalisht se polimilicet e Shermetave e Maliqve nuk munden të jen ma të mire se sa pushteti reaksionar i cili morri pjesë në promovonin e doganës se re kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, të ndërtuar nga BE. Në hapjen e së cilës morën pjesë edhe dy kryeministrat debil: si Fatos Nano dhe Bajram Rexhepi. Janë debil, sepse ata do të duhej të merrnin pjese në mbylljen e doganave e jo në hapjen e tyre brenda atdheut ton. BE u kujdes për ndërtimin e doganave mes Kosovës dhe Shqipërisë por kurrë nuk u kujdes për ndërtimin e doganave të djegura mes Kosovës dhe Serbisë. Sepse BE kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës donë ta mban si kufi ndërkombëtar ndërsa kufirin mes Kosovës dhe Serbisë donë ta mban si kufi administrativ! Pra, po shihet qartë se në vendin tone është instalua një pushtet reaksionar i cili është marionetë e sundimit kolonial të BE. Prandaj edhe sillen kështu ndaj shqiptarëve policet e doganier idiot. Mund të ketë përjashtime pozitive dhe se sigurisht se këtu nuk është fjala për ata që nuk janë të tillë!
2. Së dyti Albana Vokshi si deputete duhet te respektohej nga policet e thjesht të doganës dhe asaj duhej ti epej përparësi ne kalim duke e shoqëruar deri ne Prizrent, dhe duke bere ketë çdo stacion policor në regjionin e vet kudo ku kishte nevojë ajo te shkonte. Këtë respekt e meriton Republika e Shqipërisë dhe zyrtaret e saj në çdo kohë!
3. Së treti Albana Vokshi rrjedh nga familja Sylejman dhe Bije VOKSHI që mundet të krahasohet me familjet e mëdha të Isamail Qemailit, Isa Boletinit, Adem Jasharit etj. dhe për respekt ndaj kësaj familje policia kufitare është dashtë të ketë konsideratë të veçanet.
4. Së katërti edhe me këtë akt të shëmtuar të poli-milicve kufitar po vërtetohet se sa idiot kanë hy në polici dhe se në krye të saj janë emëruar disa krye-idiot të cilët në vend se të tregojnë fuqinë e vet në veri ndaj çetnikëve serb, që po ua djegin doganat, ata tregojnë idiotizmin e vet në kufi me Shqipërinë ndaj shqiptarëve.
Janë këta poli-milic që intervenuan ne varrimin e Ali Aliut për të e burgos Albin Kurtin (pse kërkonte vetëvendosje për Kosovën), me urdhër nga Brukseli. Janë këta poli-milic që u vidhen faktet e krimeve në zyrat e policisë dhe që kriminelët si Sekiraqa ua vrasin koleget dhe mbesin jashtë burgjeve. Fjala është për një polici mercenare e cila është krijuar me i shtyp shqiptaret dhe me i priveligjua serbet.
Nëse dikush në lidershipin e Kosovës ka dy fije men ne kokë do të duhet ti kërkoj falje Republikës se Shqipërisë dhe Albana Vokshit personalisht. Ndërsa poli-milicët dhe përgjegjësit e tyre menjëherë të largohen nga puna pa të drejtë ankese dhe ata të përgjigjen para drejtësisë për dëmin që i kanë bërë, në radhë të par vet Kosovës dhe pastaj Republikës së Shqipërisë dhe Albana Vokshit!
Ne qytetaret e Kosovës, Shqipërisë dhe Deputetes Albana Vokshi i kërkojmë falje për ketë gjest të shëmtuar të mercenarëve kosovar, me që në Prishtinë sundojnë marionetat e huaj që nuk guxojnë të kërkojnë falje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi