Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:VDEKJA NA GOSTIT ME NJë LAJM TË KOBSHËM:SHUHET SHKRIMTARI IBRAHIM IBISHI

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:VDEKJA NA GOSTIT ME NJë LAJM TË KOBSHËM:SHUHET SHKRIMTARI IBRAHIM IBISHI Empty Sabit Rrustemi:VDEKJA NA GOSTIT ME NJë LAJM TË KOBSHËM:SHUHET SHKRIMTARI IBRAHIM IBISHI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 24, 2010 10:18 pm

Sabit Rrustemi:VDEKJA NA GOSTIT ME NJë LAJM TË KOBSHËM:SHUHET SHKRIMTARI IBRAHIM IBISHI 58809_1346710758829_1563102666_30772125_5314464_n
Sabit Rrustemi:VDEKJA NA GOSTIT ME NJë LAJM TË KOBSHËM:
SHUHET SHKRIMTARI IBRAHIM IBISHI


"Per gjume te embel ... miq!", na tha mbrë ai që sonte nuk është më në mesin tonë!; shkrimtari dhe liriku i një ndiesie të veçantë, IBRAHIM IBISHI.
Krejt papritur, Vdekja na shtangu sërish kësaj mbrëmjeje me shi.
Ngushëllime gjithë juve që e njohët, që e lexuat, që e deshët, që e nderuar...


Ibro, miky im, të fala bacës Din. Të fala gji...thë atyre që do t'i takosh në Panteonin e Pavdekësisë....


Poezia e fundit që u publikua më 20 Nëntor 2010 nga Ibrahim Ibishi
Sabit Rrustemi:VDEKJA NA GOSTIT ME NJë LAJM TË KOBSHËM:SHUHET SHKRIMTARI IBRAHIM IBISHI 8523_104199276259530_100000083733083_109641_5972342_n
Ibrahim Ibishi

DIÇKA SI SHËTI OSE:
SORROLLATJE NËPËR SHI

...
Mbi asfalt pikëzat e shiut
Kacafyten me përplasjen
Dhe shtrihen vdekur mbi gjethet e lagur
Dhe unë shkel me keqardhje mbi dergjen e tyre
Nëpër dritare improvizim çasti
A çmenduri prej kohësh
Në ndërdijen time stacionuar
Flokë të ngatërruar shoh tek shikojnë
Vetëvrasjen e ditës në fund të rrugës
Ndriçuar me toptha të verdhë neoni
Njerëz që pëshpërisin
Me gjuhë të ngatërruara nëpër mote
Hanë hapat e kalamendur dhe më shikojnë
Tek ec i lagur me shpirtin mburojë qiellit që loton
Asnjë ombrellë nuk shmang këtë kjasim
Këtë dritësim të lagur pa fund në horizont
Pak nën parmakët e ballkoneve
Me lulet që i merr vjeshta
Në rrugë pa krye
Djelmoshë dhe serenata ngjiten ngadalë
Dhe nuk arrijnë kurrë buzët që lagen në shi
Ndersa unë ec ec ec ec
Nëpër ëndrrën time të vdekur kahmot
Dhe shiu ngrohet në zjarrin e zbehtë bohem
Po ti ku ndodhesh mungesa ime e përgjithmonshme
Ku të tretë kjo natë ky shi budallenjsh
Ky vegimi im që përpëlitet pikël e pikëlluar që bie
Asjë s’e ndalon këtë sorrollatje koti nëpër shi
E ti do të thuash se nuk njoh varavingat e jetës
Murg i dergjur në kafkën prej shufrash mbyllë
As mospërfillja më e vendosur
Nuk mund ta ndalojë sorrollatjen time pa fund
E ti ec kalo ylberin fik dritat ëndërro pranverën
Për mua le veç shiun zjarrin e vjeshtës
Dhe vdekjen e bukur
E ti prit vjeshtën tjetër dhe mos numëro vitet
Nga fillimi dhe shkundullo flokun tënd
Nëpër stinë


. "Diçka si shi..." është amaneti poetik i Ibrahim Ibishit. Autori i baladeve të shiut, na tha troç: shiu është zjarri i vjeshtës. Ai ishte çmendurisht i dashuruar me vjeshtën. Stina e tij e jetës, u bë, edhe stinë e vdekjes. Apo, ajo vdekja e bukur që e ëndërroi para tri ditësh...

Ngushëllime, miq
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi