Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Yllka nga Forumi "Aforizma" sjell poezinë e Ismail Kadaresë: Gjuha Shqipe

Shko poshtë

Yllka nga Forumi "Aforizma" sjell poezinë e Ismail Kadaresë: Gjuha Shqipe Empty Yllka nga Forumi "Aforizma" sjell poezinë e Ismail Kadaresë: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 25, 2010 1:54 pm

Yllka nga Forumi "Aforizma" sjell poezinë e Ismail Kadaresë: Gjuha Shqipe
Yllka nga Forumi "Aforizma" sjell poezinë e Ismail Kadaresë: Gjuha Shqipe 39120_144499318910182_134495529910561_376529_8337649_n
Ismail Kadare
Gjuha Shqipe
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S'i muar, që s'i muar.

Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panë se gjuhës
S'i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash...

Në përçartje ta kthenin
Në delir në jerm,
Ishin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.

Të të bënin ty, donin
Shqipëri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.

Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës,
Ç'do të thotë përçartje
E di, oh, e di mirë.
E di ç'do të thotë

Kllapi hermetizëm,
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetshme
Që lindi mes dhimbjesh
Art të pavdekshëm.

---------------------------------------------------
Në fillim qe fjala! Zor se mund të ketë poet me të vërtetë të shquar që të mos i ketë kushtuar një shkrim gjuhës së tij.
Ismail Kadareja ka pasur rastin të shprehë disa herë vlerësinùn e tij per gjuhën shqipe, duke veçuar sidomos karakterin e saj të dyfishtë, të përzier, si gjuhë me elemente analitike e sintetike njëherësh, gjë që i jep asaj mundësi të pakufizuara shprehjeje, pasurimi. Në një rast, madje. e ka parë atë edhe në raport me shumë gjuhë të tjera të mundshme komunikimi duke pranuar për një çast hipotezën e ekzistencës së qytetërimeve jashtëtokësore në galaktikat e tjera të universit. Poezia "Gjuha shqipe", e bashkërenditur me shumë vjersha të tjera në vëllimin "Koha", është kushtimi më i rëndësishëm i Kadaresë për shqipen. Është për t'u vënë re se këtë vjershë ai e krijoi në kulmin e njohjes e të lavdisë në rrethet letrare ndërkombëtare, atëherë kur kritikët tanë i kishte zënë meraku se mos fama e jashtme do ta joshte së tepërmi autorin për t'i marrë mendtë. "Gjuha shqipe" e prishi traditën e vjetër. Ajo nuk është poezi himn, si kushtimet e poeteve të mëparshëm Kadareja e sheh gjuhën si qytetërim. Ai e vlerëson forcën shprehëse të saj si potencial për art të madh. Njohjen botërore, siç dihet, ai ia dedikon më së pari frëngjishtes, por për të, si poet, ajo është thjesht një teknikë marrëveshjeje. Kurse shqipja është frymë dhe ndërgjegje kombëtare, është informazioni më i rëndësishëm shpirtëror i kompletuar i mbërritur prej të parëve, është shenja e parë e të dhënave bazë të të qenit shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi