Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:DITA E FLAMURIT.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:DITA E FLAMURIT. Empty Kujtim Stojku:DITA E FLAMURIT.

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 27, 2010 2:00 am

Kujtim Stojku:DITA E FLAMURIT.

Kujtim Stojku:DITA E FLAMURIT. 155546_1456492175933_1342220805_1069017_4373908_n

Shumë bij e bija që gjithë lavd për ty ranë
Sot janë kthyer n’dhe e hi,t’shkrirë me kët’ planet...
E tash nga fuqia graviticionale,bashkveprojn’me qiellorët
Dhe kështu jeni harmonizuar në trupa të ngurtë
Prandaj dhe ne sot ju mbajmë njësh me kohën e tokës
Meridian imagjinar në sipërfaqen e botës.

Dëgjoj zërat tuaj të lashtë që vinë tek un’përmes epopesë
Lutjet tona drejtuar Zotit me fjalë të ndërthurura
Që i këndojn’pas fitores,ose kur shkonit drejt vdekjes
Duke e kthyer në legjendë shpatën e prijsit tënd
Duke i kënduar fuqisë magjike të krahut të tij
Por edhe në heshtje luteshe, jepi o Zot akoma fuqi.

E sot kur dëgjoj këngët epike nën tingujt e sharkisë
T’hoveve luftarake plot vetmohim nëpër beteja
E unë sot mundohem ti sjell përmes metaforave
Ku njëherë e një kohë desh m’lanë pa histori
Mirpo e djeshmja reflekton tek e tashmja
Si bubullima qiellore ushtojnë tingujt e sharkisë
Per lavdinë e heronjëve,dëshmorëve të lirisë.

Dhe gjith’ky gjak dhe djersë janë derdhur pa prerë
Që nga lashtësia sot janë kthyer n’copa smeraldi
Që duke i kthyer n’fjalë të arta prap’ marrin jetë
Amanete që ushtojnë fuqishëm nga varri
Sepse ditët tuja nuk e meritojnë harresën
Por do të jeni shkruar n’ballin e njerzëve
Si dielli do t’ndriçoni me rreze t’arta, n’çdo agim
Dhe flamuri i kuq tash valvitet krenar plot shqim.

Fund
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi