Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:MBRËMJE PËRKUSHTIMI-Shkrimtarit Ibrahim IBISHIT ( 16.XII.1953 – 23. XI. 2010)

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:MBRËMJE PËRKUSHTIMI-Shkrimtarit Ibrahim IBISHIT ( 16.XII.1953 – 23. XI. 2010) Empty Sabit Rrustemi:MBRËMJE PËRKUSHTIMI-Shkrimtarit Ibrahim IBISHIT ( 16.XII.1953 – 23. XI. 2010)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 28, 2010 3:33 pm

Sabit Rrustemi:MBRËMJE PËRKUSHTIMI-Shkrimtarit Ibrahim IBISHIT ( 16.XII.1953 – 23. XI. 2010) 150055_1433073917854_1563102666_30929864_1750922_n
VJESHTA LETRARE E GJILANIT
MBRËMJE PËRKUSHTIMI
Shkrimtarit Ibrahim IBISHIT ( 16.XII.1953 – 23. XI. 2010)


Sabit Rrustemi:MBRËMJE PËRKUSHTIMI-Shkrimtarit Ibrahim IBISHIT ( 16.XII.1953 – 23. XI. 2010) 41622_1563102666_9118_n
Sabit Rrustemi

POETI QË RRËMBEU PËRJETSHËM STINËN E TIJ TË JETËS

Në portat e jetës, trokasim me dëshirën e secilit prej nesh. Pa e menduar asnjëherë, se, ngjitur për trupi gjithnjë na përcjell dhe një e trokitur e papritur, e padëshiruar, tinzare, një troktije e akulltë, siç është vdekja vetë.

Kjo troktije tronditëse, befas, më 23 nëntor 2010 do shtangë dhe jetën e mikut, poetit e njeriut të 57-të vjeshtave, Ibrahim Ibisht.

Derisa ai, po përmbushte orarin e përditshëm të ditës, kafenë e mëngjesit, përgatitjen për të shkuar në tempullin e dijës ku e prisnin voglushët, pastaj, më pas, mqitë për kafe dhe, në mbrëmje vonë, vargjet që prisnin të pustonin hapësirat e bardha duke buruar nga zemra e tij vetmitare, ajo troktije, në pjesën e tij më të ndieshme, zemrën, do ta shtangë, sëpari në klasë, para atyre zogjve që syhapur prisnin prej tij, ushqimin e çdoditshëm, alfabetin e dijes dhe një ëmbëlsirë me metafora. Tevona, kolegët, miqtë, ata të cilët do përshpejtojnë drejt ambulancës, rrugës për në emergjencë, në përpjekjet e ngulmëta për ta shmangur atë shtrëngatë zemre.

Por…aty në hyrje të kryeqendrës, duke u lësuar rrëmbimthi tatëpjetës, shtrëngata e papritur, në një hapësirë të vogël veture, do t’ ia rrëmbejë dhe atë pak frymë që kish mbetur qenies së tij…

… e, unë me mikun tim dhe tijin, mbetëm pa e parë atë ditë, në ditën e fundit të jetës së tij… pa e ftuar dhe për kafe…për pak fjalë e, frymëzime…mbetëm duke e pritur për ta parë pas sa ditësh, ashtu siç e kishim lënë që më pare…po, edhe pa e faleminderuar për lirikën e fundme që lexuam nga Ai: Diçka si sheti apo sorollatje nëpër shi…

… se kush ia mendonte vdekjen, atij?! Ishte në majat e shpërthimeve krijuese, në moshën e tij më të mirë. Me afërsinë njerëzore, shpirtërore, krijuese. Me butësinë e njeriut të mirë të kësaj toke. Me ndjeshmërinë e përhershme dhe ndërrimet e papritura të gjendjeve shpirtërore, njësoj si vetë stina e lindjes dhe jetës së tij. Vjeshta.

Sa shumë kishte shkruar për Vjeshtën, Sa shumë ishte idnetifikuar e mishëruar me këtë stinë. Pa më shkuar mendja, se mes saj, edhe kish lindur. Lajtmotiv i muzës së tij ish bërë Vjeshta. De, sa kish për të thënë, oh, edhe shumëçka kish për të shkruar për Vjeshtën, të dashurën, jetën… sa kam filluar për ta shpluar këtë stinë që më rrëmben aq furishëm, më kish pas thënë më 18 tetor 2010 kur po hapnin në Gjilan, bashkë me të, një Manifestim të ri: VJESHTA LETRARE E GJILANIT.

Mos më dëshiro mirëseardhje, më tha. Unë për Vjeshtën shkoj dhe në fund të botës. Përtej saj. Shkoj. E, lëre më këtu, në Gjilan. I mora lakmi. Madje, pak sikur e xhelozova. Po, Vjeshta s’ është vetëm jotja, ia ktheva. Mos ma prek Vjeshtën, aman, m’u lut!

Edhe tash, më drithëron ajo lutje, ai zë, ajo poezi që e kasha lexuar vetëm pak ditë para asaj date. Përkatësisht me 10 nëntor 2010. Ti dhe Vjeshta ime. Ah, Po sikur të ketë dëgjuar zemrën time, atë ndjenjë që shprehet pazëshëm. Or, mik, po nuk je vetëm tin ë atë poezi. Jam dhe unë, ai, ajo…jemi të gjithë neve. Në bashkëautoriësi:

“Unë jam jeta unë jam poezia/ veç pak nectar buze më fal/ dhe kurrë nuk do të ta them/ sa fortë të dua/ sepse të vetmen dashuri/ me vete në varr do e marr/ emrin askush s’ do ia di”. E , çka të të them, Ibro, miku im, i shkrova në cast. Një ritëm i vargut me ritmin e dhembjes e të dashurisë, shkrihet lehtë e butë e pikon nëpër ëndrra, nëpër këto metafora që bosht kanë Vjeshtën, të dashurën, atë ëndërr të panxënë. Ibro…S’ gjeja fjalë që ta përgëzoja. Mos u mundo, më tha. Ngushëllova veten kur tjerët s’ ma ndiejnë e s’ ma shohin dhembjen që kam. Sërish mendja na iku te vjeshta, te e dashura, te poezia vetë… që rrodhi me “Diçka si sheti apo sorollatje nëpër shi”.

Autri i baladave me shi e mërzi, na tha troç: zjarri i vjeshtës vjen ndizet nga një re e mbarsur me shi. I dashuruari çmendurisht në Vjeshtën po udhëtonte që moti drejt saj, për ta nxënë përjetshëm si stinë të prehjes së tij.

Po, nuk harroj të na dëshironte dhe një natë për gjumë të ëmbël… para se të rrëmbehej furtunshëm prej saj. “ Gjumë të ëmbël…miq” na fali me tinguj parajse. Ai, i cili një natë më pas, u rrëmbye përjetshëm nga e dashura e tij me merin Vjeshtë dhe tashmë, krahë për karh shetit me të, pa farë droje, Parnasit të Pavdekësisë…

Gjilan, 27 Nëntor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi