Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kangë e re për Bashkim Sukën nga Malësor Prënkoçaj (MALËSORI)

Shko poshtë

Kangë e re për Bashkim Sukën nga Malësor Prënkoçaj (MALËSORI) Empty Kangë e re për Bashkim Sukën nga Malësor Prënkoçaj (MALËSORI)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 29, 2010 9:31 pm

Kangë e re për Bashkim Sukën nga Malësor Prënkoçaj (MALËSORI) 154177_170065559692241_119084584790339_416674_4380657_n

Kangë e re për Bashkim Sukën nga Malësor Prënkoçaj (MALËSORI)
Teksti: Agim Gashi, Muzika: Malesori, Orkestrimi: Xhavit Hajdari.

Kangë e re për Bashkim Sukën nga Malësor Prënkoçaj (MALËSORI) 30226_124235607608570_119084584790339_178249_4792170_n
Bashkim Suka Atdhetari

Këtë lahutë e qita n´prehën
Me këndue për nji emën,
Bashkim Sukës atdhetarit
Me rrajë Bllace e gjak shqiptari.

Në Jeshkovë të Prizerenit
Kah e rrokë flladi i Dardanisë,
Bashkim Suka zbraz rafalet
Për bashkimin e Shqipnisë.

Lindë e rritë në Prizeren
Asnjiherë nuk zuni vend,
Herë n´Jeshkov e herë n´Reti
Tuj luftue për liri.

Që nga mosha e tij rinore
Rritë dashninë për tokë arbnore,
Bante be n´qiell e flamur
Pa derdh gjak liri ska kurrë.

Kanë dalë Zanat n´maje t´Sharrit
I qojnë fjalë Adem Jasharit,
I qojnë fjalë dhe Xhevat Berishës
Remzi Ademajt e Fatmir Berishës

UÇK-së sot i ndriti nuri
E u ngrit në qiell flamuri,
Ju ka ardhë nji trim si zana
Bashkim Sukë tjeter sban nana.

Në njësitet speciale
U radhit në rreshta t´parë,
Në çdo luftë e akcione
Dilte trimi fitimtar.

Njimbdhet marsi ´99-në
Ditë e madhe e ditë e randë,
Nisi lufta për liri
Dyzet trima me tremijë.

Në Jeshkovë po krisi topi
U derdh gjaku e u derdh loti,
Ra bashkimi me shumë shokë të tij
Me u ba tokë për Nanë Shqipni.

N´Landovicë te ato vorre
Ashtë kompleksi përmendore,
Pushojnë trimat e lirisë
Gurthemeli i pamvarsisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi