Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PLATFORMA QEVERISËSE e LDD-së PARAQET BASHKIM TË VLERAVE!

Shko poshtë

PLATFORMA QEVERISËSE e LDD-së PARAQET BASHKIM TË VLERAVE! Empty PLATFORMA QEVERISËSE e LDD-së PARAQET BASHKIM TË VLERAVE!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 02, 2010 3:50 am

PLATFORMA QEVERISËSE e LDD-së PARAQET BASHKIM TË VLERAVE! 154772_1758684846600_1223394587_32017217_7799158_n[/size]

PLATFORMA QEVERISËSE e LDD-së PARAQET BASHKIM TË VLERAVE!

Meqë Kosova ka nevoje për fuqi politike transformuese:
Platforma jonë është projekt i mbështetur në vlera dhe besim, ne përkushtimin tonë të thellë për garantimin e funksionimit të shtetit kushtetues dhe ligjor, shtet i cili në fondament ka qytetarin dhe jetën e tij, e që do të thotë:


SHTET SI FAMILJE E SHËNDOSHË, SHOQËRI E SHËNDOSHË:
Platforma Qeverisëse e LDD-së ofron partneritet të ngushtë me shoqërinë civile, botën akademike, bizneset dhe mediat.
Kjo platforme mbështetet në vizion, në reforma përmbajtjesore dhe politika efektive, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në reforma përfshijnë: politikat fiskale, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, energjetikën, politikat e sigurisë, drejtësinë dhe proceset e integrimit.
E çka do te thotë?
Ndryshimi për ne do të thotë mirëqenie për qytetarët.

Familjet kosovare duan të jetojnë si qytetare evropiane. Kosova, me gjithë resurset e mëdha që i posedon, sot identifikohet si vend i varfërisë, vend i mundësive dhe pasurive të mëdha, por me jetë pa dinjitet.
LDD, mirëqenien qytetare dhe punësimin e bazon në iniciativën e lirë, nxitjen e krijimit të vendeve të reja punës, politika stimuluese për biznese për çdo të punësuar të ri:
Platforma Qeverisëse e LDD-se bazohet në shndërrimin e Kosovës si vend tërheqës për investime vendore dhe te huaja, vend i transformimeve dinamike ekonomike, arsimore-shkencore dhe sociale.

Qytetarë të respektuar
Sot, 75% e popullatës në Kosovë sigurojnë të ardhurat nga bujqësia LDD konsideron se zhvillimi i qëndrueshëm rural, zhvillimi i sektorit agrar, ngritja dhe stimulimi i bizneseve familjare dhe rikthimi i politikave fiskale dhe tregtare në bujqësi, janë elemente kryesore për zhvillimin e vendit, dalje nga varfëria, zbutjen e papunësisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
E në çka të fokusohemi?
Në shkollë si mjedis i dijes, kulturës qytetare dhe ngritjes së vlerave nacionale.
Zonja dhe zotërinj,
Zhvillimi i burimeve njerëzore, potencialit intelektual, si burim me i fuqishëm i të gjitha zhvillimeve, është objektiv kryesor i Platformës Qeverisëse të LDD-së.
Ne do të krijojmë mekanizëm të veçante shtetëror për përkujdesje, si dhe do të hartojë programe të posaçme për punë dhe projekte në: shkencë, specializim të kuadrove të rinj jashtë vendit, për mbajtjen dhe kthimin e trurit në Kosovë.
E që të arrijmë këtë, Kosova duhet të bëhet shtet i sigurisë së duhur për jetë të qetë dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Në vizionin tonë Kosovën e shohim një vend me strategji te rëndësishme në luftën botërore kundër terrorizmit dhe si një lojtar te rëndësishëm në ruajtje të stabilitetit rajonal. Ne garantojmë funksionimin e shtetit ligjor, nëpërmjet këtyre politikave:
Luftë të pa-kompromis ndaj korrupsionit, krimit të organizuar.
Trafiqeve kriminale dhe ekonomike informate, dhe për të arritur këtë LDD si
nevojë imediate konsideron formimin e "njësitit të Xhandarmërisë", si kompetent
dhe strukturë e fuqishme në menaxhimin e kufijve dhe luftimin e krimit të
organizuar.
Luftë të pa-kompromis ndaj korrupsionit, krimit të organizuar:
Kosova faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, anëtarë e BE-së dhe NATO-së

LDD angazhohet për politike të jashtme që afirmon vlerat nacionale shtetërore
dhe kulturore të Republikës së Kosovës. Prioritetet e platformës qeverisëse të
LDD-së në politikën e jashtme janë:
Ndërtimi i raporteve dhe lidhje speciale me Republikën e Shqipërisë në të gjitha
fushat, për zhvillimin e miqësisë dhe bashkëpunimin rajonal me vendet fqinje si:
Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia
Për LDD-në rëndësi te veçante me interes strategjik kanë raportet:
miqësi e përhershme me SHBA-të dhe marrëdhëniet me vendet e BE-së, ndërsa
prioritetet në politikën e integrimit janë:
Përmbushja e standardeve për integrimin në BE dhe NATO (nëpërmjet reformave
përmbajtjesore politike, ekonomike dhe sociale )

Garantimi i funksionimit të shtetit ligjor, pavarësisë dhe transparencës në sistemin
gjyqësor, lufte kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve.

Qytetarë të nderuar,

Për të realizuar objektivat e kësaj Platforme qeverisëse, shëndeti i popullatës duhet të jetë pikënisja dhe qëllimi i vetëm i të gjitha veprimeve,të cilat do të ndërmerren për të ndërtuar dhe mirëmbajtur një sistem cilësor dhe funksional shëndetësorë
Politikat e LDD-së në sektorin e shëndetësisë janë:
Financimi i qëndrueshëm, kompletimi dhe avancimi i infrastrukturës ligjore,politikat e mirëfillta kuadrovike dhe organizim funksional.
Maksima e LDD-se është:
Një rini e shëndoshë dhe aktive është pasqyra më e mirë e kulturës shpirtërore dhe materiale të vendit tonë!
Platforma e LDD-se garanton bashkëpunim ndërkombëtarë dhe anëtarësim të asociacioneve dhe federatave sportive të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë të sportit
Platforma Qeverisëse e LDD-së parim strategjik ka faktin që zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të realizohet pa mirëqenie sociale. Për LDD-në, janë të papranueshme nën minimum jetik të jetës.
Ne zotohemi për rritjen e pagave mesatare, dyfishimin e pagave të ulëta dhe dyfishimin e pensioneve.
Pra, qytetar të respektuar,
Me një fjali, QEVERISJA E LDD-së, Kosovën me qytetarin krenar dhe të lumtur, e projekton, si një shtet të inkorporuar në maksimën :
ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM
MJEDIS JETËSOR TË SHËNDOSH
QETËSI KREATIVE SOCIALE

Ju faleminderit,
Akademik
Nexhat Daci

PLATFORMA QEVERISËSE e LDD-së PARAQET BASHKIM TË VLERAVE! Picture-2592
[/size]
[/size]
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi