Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forcat e Armatosura raportojnë mbi situatën në Shkodër, ja puna e kryer prej tyre

Shko poshtë

Forcat e Armatosura raportojnë mbi situatën në Shkodër, ja puna e kryer prej tyre  Empty Forcat e Armatosura raportojnë mbi situatën në Shkodër, ja puna e kryer prej tyre

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 03, 2010 11:30 pm

Forcat e Armatosura raportojnë mbi situatën në Shkodër, ja puna e kryer prej tyre


Forcat e Armatosura raportojnë mbi situatën në Shkodër, ja puna e kryer prej tyre  Ushtria_03

Shkodër - Veprimtaria e Forcave të Armatosura të Republikës, pjesëmarrëse në operacion, për Emergjencat Civile në Prefekturen e Shkodrës, ka qenë orët e fundit intensive, duke qenë në bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendore dhe ato të Rendit.
Ata kanë vazhduar të japin ndihmesën e tyre edhe gjatë ditës së sotme në situatën e emergjencave civile në Prefekturën Shkodër.
Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, SHSHP, Gjneral Major, Maksim Malaj, Kundëradmiral, Kristaq Gervenji, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu por edhe ushtarakë të tjerë të lartë, të dislokuar në zonë, kanë ndjekur nga afër të gjithë operacionet për shpërndarjen e furnizimeve ushqimore, evakuimit të njerëzve, gjësë së gjallë, transportin e të sëmurëve, por edhe në drejtim të përforcimit të argjinaturave dhe stacioneve të pompave. Vlen të theksohet se pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, u kryen gjithsej 53 misione në ajër.
Bashkëpunimi më Komitetin e Emergjencave Civile dhe me Autoritetet Vendore te Qarkut Shkoder, ka qenë në parametrat maksimalë. Aktiviteti në ditën e sotme, është përqendruar më shumë në Bashkinë Shkodër dhe komunat Dajc, Bushat, Velipojë.
Ne realizimin e Operacionit janë aktivizuar gjithsej:
Forca gjithsej: 625 vete.
Mjete gjithsej:
96 mjete transporti, 12 mjete të rënda (8 Astra, 2 fadroma, 2 Tatra,) 24 motobarka dhe barka (10 motobarka dhe 14 varka), 2 skafe dhe 3 ambulanca.
3 Qendra mobile për mbështetje me komunikim të operacionit.
Vetëm gjatë ditës së sotme (03.12.2010), nga FA jane aktivizuar ne operacion: 445 vete, 71 mjete transporti, astra 8 cope, fadroma 2, motobarka 13 dhe 9 varka, ndërkohë që pjesa tjetër ka qenë në gjendje gatishmërie të plotë.
Gjeneral Brigade Viktor Bërdo mori komandën e drejtimit operacional.
Ne baze te urdhrit te MM-se u be ndarja e zonave te pergjegjesise me nje grup gjeneralësh dhe kolonelësh për çdo komunë dhe bashkinë Shkodër.
Në Bashkinë Shkodër:
bkMotorizuar:
Me një personel prej 53 vetësh dhe 5 mjete transporti, jane transportuar 900 pako ushqimore dhe 800 bidonë ujë nga uzina e telit per ne stadium si dhe kane ngarkuar 25 ton ndihma per ne Gjader.
Ne oren 15.50, u krye transporti i nje grupi studentesh Malazeze nga Shkodra ne drejtim te Muriqanit.
Ka transportuar ne komunen Guri i Zi 5 ton fasule, 5 ton konserva dhe 400 çarçafe.
bk Komando
Me 25 vete dhe 4 mjete kane transportuar 25 ton uje, 6 ton ushqime. Kane evakuar 50 vete.
Bat. I Transportit
Me 17 vete dhe 11 automjete.
Ka transportuar nje mjet me ujet te amballazhuar. Me dy mjete ka transpotuar nje grup studentesh nga Shkodra ne doganen e Muriqanit.
Bat Xhenjo: Me dy mjete veteshkarkuese dhe nje fadrome eshte punuar ne stacionin e pompave Dobrac. Me nje mjet vetshkarkues ka punuar per permiresimin e argjinatures te Bendi ne afersi te Ures se Gjolulit.
KMr Kukes: Me 13 veta, 2 mjete dhe 2 motobarka ka evakuar 210 vete dhe ka shperndare 200 pako me ndihma.
Ne dispozicion te Bashkise jane vene 5 zjarrfikse (3 BrMR dhe 2 BrL).
Në Komunën Dajç:
Batalioni special me 20 veta 4 mjete dhe 2 skafe kane evakuar 80 persona dhe kane shperndare ndihma.
Batalioni komando me 23 veta dhe 1 mjet kane ngarkuar dhe shkarkuar 265 pako me ushqime dhe 40 koli uje.
Bkmot: me 17 veta dhe 2 mjete ka evakuar 54 njerez 5 krere bageti 2 ton materiale dhe 200 pako me ndihma.
Bksh: me 10 veta, nje mjet dhe 4 motobarka ka evakuar 100 persona dhe kane shperndare ndihma.
FSKosova: me 26 veta, 7 mjete dhe 2 motobarka kane evakuar 67 persona ne drejtimin Obot –Dajc dhe Obot-Trush.
Bkmalor: Ka evakuar 15 vete.
Në Komunën Ana e Malit
Bkmalor: Me 12 vete dhe 2 mjete ka evakuar 45 vete
FSKosove: me 7 mjete dhe 2 motobarka ka evakuar njerez ne drejtimin Obot-Dajc dhe Obot –Trush.
Në Komunën Velipojë:
Bksh: Me 1 aster dhe 1 fadrome ka kryer punime te ndryshme si dhe ka ngarkuar 40m3 inerte.
Bxhenjo: Me 2 astra ka trasportuar 40m3 inerte.
FD: Anija Iliria me 6 ushtare te bkmot, ka trasportuar per ne Shengjin 400 pako ushqime dhe 4 ton uje., por si rezultat i motit te keq (me dallge) nuk ka mundur ti shkarkoje ato ne Velipoje dhe eshte kthyer mbrapsht.
Në Komunën Bërdicë
Bkmot: Me 27 vete dhe 4 mjete ka evakuar 400 vete dhe 10 krere bageti.
Në Komunën Bushat
Bxh: me 14 veta, 2 mjete dhe 6 varka kane evakuar 36 vete, 15 krere bageti, 12 pako ushqime dhe 1 ton materiale. Me 6 astra ka permiresuar argjinaturen e Bendit me 85 m3 inerte.
Bksh: Me 14 vete, 3 mjete dhe 4 varka druri kane evakuar 80 persona dhe kane shperndare 4 ton ndihma.
KMr Burrel: Me 6 veta kane evakuar 25 vete dhe 39 krere bageti.
Bkom: Me 10 vete dhe nje mjet ka shkarkuar 12 ton ndihma.
Në Komunën Guri Zi
Bkmalor: Me 12 veta dhe 2 mjete ka evakuuar 50 veta.
Në Bashkinë Vau i Dejës
Janë vënë në dispozicion 2 forca, 1 fadromë, 1 mjet vetshkarkues dhe janë hedhur 225 m3 inerte.
Forcat Ajrore.
Në operacion kanë marrë pjesë 18 persona, 4 helikopterë, dhe 3 mjete për mbështetjen e tyre. Gjithsej janë kryer 53 misione në ajër, si më poshte:
Transport mallrash(ushqime dhe uje 9,5 ton.
Evakuim personash 27 njerez.
Transport te semuresh 6 persona
Transport mediash 3 misione 9 persona
Transport VIP 2 misione 5 persona.
Problematikat:
Mbeshtetja me furnizim OIL eshte e nevojshme per kryerjen e detyrave te metejshme te misionit te caktuar per zbatimin e detyrave te kerkuara per perballimin e emirgjencave ne zonat e operacionit.
Per zbatimin sa me mire te akteve ligjore e nenligjore eshte e nevojshme qe te forcohet kooeperimi dhe bashkepunimi midis kerkesave te paraqitura per zgjidhje dhe menyren e veprimit per zgjidhjen e tyre.
Ne bazen e Gjadrit:
Jane transportuar 4859 kg konserve, 494 pale çarçafë, 5 ton fasule.
Per FSK.
Kane marre pjese ne operacion me 5 motobarka dhe 5 automjete.
Kane evakuuar 30 persona ne zonen e Dajçit dhe Ana e Malit.
Në mënyrë të përmbledhur
Deri ne keto momente kemi keto te dhena per operacionet:
Forca gjithsej: 625 vete.
Mjete gjithsej:
96 mjete transporti, 12 mjete te renda (8 astra, 2 fadroma, 2 tatra,) 24 motobarka dhe barka (10 motobarka dhe 14 varka), 2 skafe dhe 3 ambulanca.
3 Qendra mobile per mbeshtetje me komunikim te operacionit (bnd).
Vetëm nga FA sot jane aktivizuar ne operacion: 445 vete, 71 mjete transporti, astra 8 cope, fadroma 2, motovarka 13 dhe 9 varka.
Gjatë ditës së sotme janë kryer këto volume pune:
Evakuim personash: 1146 vetë
U evakuan 12 të sëmurë me helikopter.
Evakuim i gjesë së gjallë: 85 krerë
Ngarkim ushqime 3 ton.
Jane shperndare 105 pako me ndihma ushqimore, 8 ton koncentrate dhe 8 ton miell e miser
Jane transportuar 12 çadra te mëdha ne fshatin Pentare.
Transport çakulli: 32 m3 për përforcimin e argjinaturës së Casit.
Vendosje thasesh me rere 100 cope ne Berdice.
Është pastruar 10 ml shtart lumi mbi lumin Kir si pikë kritike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi