Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli: Unë do të jem Tito i Kosovës

Shko poshtë

Pacolli: Unë do të jem Tito i Kosovës Empty Pacolli: Unë do të jem Tito i Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 05, 2010 12:46 am

http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,42059

Pacolli: Unë do të jem Tito i Kosovës

Publikuar: E mërkure, më 01 dhjetor 2010

Pacolli: Unë do të jem Tito i Kosovës Pacolli_5
Pacolli: Unë do të jem Tito i Kosovës

Zagreb, 1 dhjetor - Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në një intervistë dhënë revistës kroate “Globus”, ka thënë se në planin e vet afatgjatë synon që të bëhet presidenti i parë i zgjedhur drejtpërsëdrejti i Kosovës. “Do të jem Tito i Kosovës”, është shprehur ai.
Në intervistë Pacolli ka folur për raportet e tij me Hashim Thaçin, për liderin e tij të adhuruar Stipe Mesiq, dhe ka zbuluar se nuk i ka kërkuar e as nuk i kërkon liderit të Libisë njohjen e shtetit të Kosovës. “Për shkak të presionit nga Serbia, miku im Gaddafi ende nuk e ka njohur Kosovën, e unë as që e kërkoj këtë gjë nga ai”, ka theksuar Pacolli për “Globus”.

Serbia, më herët se mendojnë shumë njerëz, do ta pranojë Kosovën dhe këto dy shtete do të hyjnë së bashku në Bashkimin Evropian. Është ky vizioni i biznesmenit të Kosovës, politikanit dhe miliarderit me karrierë botërore, Behgjet Pacolli (59). Kështu i ka thënë Behgjet Pacolli “Globusit” të Zagrebit.
Nga fundi i viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, ai ishte njeriu që gëzonte besimin më të madh të Josip Broz Titos, në përcjelljen e të cilit kishte qenë i angazhuar si ushtar i ri. Në vitet nëntëdhjetë, ai u pasurua si drejtues i kompanisë ndërtimore “Mabetex”, e cila kreu projekte kryesisht në Rusi dhe Kazakistan, derisa gjatë viteve të fundit ai i është përkushtuar politikës në Kosovë, në vendlindjen e tij.
Partia e tij, Aleanca Kosova e Re (AKR), partia kryesore opozitare në parlamentin e këtij shteti, në fillim të këtij muaji e kishte siguruar shumicën parlamentare, e cila e rrëzoi qeverinë e Hashim Thaçit.
Kosovarët më 12 dhjetor do të dalin në zgjedhje, të parat pas shpalljes së pavarësisë, në të cilat Pacolli është i bindur se do ta marrë pushtetin.
Ai na thotë se ky do të jetë vetëm hapi i parë, pasi që nëse e siguron shumicën, ai do ta kërkojë ndryshimin e Kushtetutës, për futjen e zgjedhjeve indirekte presidenciale, ashtu si në Kroaci, mirëpo ku kompetencat e presidentit do të ishin dukshëm më të mëdha. Presidenti, ka sqaruar ai, do të kishte rolin e liderit, gjë që në shoqërinë tradicionale si ajo kosovare, është parakusht për mirëqenien dhe stabilitetin politik.
Pacolli nuk e fsheh se prej mesit të viteve nëntëdhjetë e deri më sot ka investuar dhjetëra miliona euro në lobimin për pavarësinë e Kosovës. Selia e kompanisë së tij është në Lugano të Zvicrës, në kantonin italian, ku gjithçka mban erë të mirë. Atje është edhe zyrtarisht shtëpia e tij, ku e presin bashkëshortja, rusja Masha dhe e bija 6-vjeçare si dhe i biri 4-vjeçar. Ai e ka të vështirë t’u sqarojë atyre se përse babai po kalon gjithnjë e më pak kohë me ta dhe gjithnjë e më shumë kohë në Prishtinë, ku kohë më parë është vendosur në një vilë të porsandërtuar, midis një prone të madhe me kopshte franceze.
Me aeroplanin e tij privat, ai u nis të premten nga Prishtina për në Lugano, ku edhe biseduam në hotelin e tij, “Swiss Diamond”, njërin prej më luksozëve buzë liqenit të Luganos, ku kohën e lirë e kalon elita prej të gjitha pjesëve të botës.
Menjëherë të hënën ai ia mësyu Taxhikistanit, ku e priti presidenti i atij shteti dhe të nesërmen u kthye në Prishtinë, pasi që fushata parazgjedhore tashmë është nxehur, shkruan “Globus”.
“Është bërë shumë tashmë për normalizimin e raporteve midis Serbisë dhe Kosovës, pasi që kjo është zgjidhja e vetme e mençur. Serbët në Kosovë do të dalin normalisht në zgjedhje, ndonëse autoritetet në Beograd nuk e duan një gjë të tillë, pasi që për ta ata zakonisht brengosen vetëm gjatë fushatave parazgjedhore. Problemi më i madh është veriu i Kosovës, ku është popullata më e madhe serbe. Kur më 2007, në intervistën për “Zërin e Amerikës” i pata paralajmëruar bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, disa prej bashkatdhetarëve të mi në Kosovë ma patën zënë për të madhe. Ajo deklaratë më pati dëmtuar shumë në zgjedhjet e atij viti. E tani një gjë e tillë po ndodh. Dallimi është se Serbia dhe Kosova tani ulen në tavolinë si të barabarta – si dy shtete të pavarura”, sqaron Pacolli.
“Serbia nuk mund të hyjë në BE para se ta pranojë Kosovën. Deri atëherë do të ketë mjaft kohë që ta pranojë realitetin. Në Kosovë ka pasur luftë, ka pasur shkatërrime dhe sot 170.000 të pensionuar nuk i marrin pensionet që i fituan në Serbi.
Pacolli po ashtu zbulon se gjatë kohës kur Mesiqi ishte president, përmes tij i kishte dorëzuar letër Qeverisë kroate, ku shkruante për synimin e tij që ta blinte Spitalin Universitar në Zagreb. Ai kurrë nuk mori përgjigje.

Kompanitë e mia në Kosovë bashkëpunojnë me kompanitë kroate dhe besoj se një ditë do të realizojmë edhe disa projekte të mëdha. Kosovën dhe Kroacinë duhet t’i lidhim në të gjitha mënyrat”, thekson Pacolli. Thotë se prej të gjithë politikanëve që i ka njohur, më së shumti e kishte fascinuar Josip Broz Tito, që ishte unik dhe i papërsëritshëm. Menjëherë pas tij në vendin e dytë e vë Mesiqin, të cilin e konsideron model të tij politik.
“Po të bëhem president i Kosovës, do të qeverisja si Mesiqi. Atë e kam si vëlla dhe prijës shpirtëror. Ka bërë shumë për Kosovën”, pohon Pacolli.

Në rast se qytetarët tregohen racionalë, atëherë nuk do të votojnë për partitë, të cilat deri më tash e kanë udhëhequr Qeverinë dhe të cilat janë përgjegjëse për gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë”, shpjegon Behgjet Pacolli. Ai më tutje thotë se Thaçi po sillet si mbret i Kosovës, pasi ai vetë i ka mbikëqyrur të gjitha ministritë, policinë dhe ligjorin. Pacolli shpreson se zgjedhjet e dhjetorit do të jenë të drejta.
Ai ka zgjidhjen edhe për veriun e Kosovës. Ai serbëve të atjeshëm nuk do t’u jepte autonomi politike, por atë ekonomike.
“Veriun e Kosovës do ta shpallja zonë të lirë ekonomike. Në këtë zonë do të vinin disa kompani të mëdha nga Perëndimi, me të cilat tashmë kam lidhur parakontrata dhe të cilat aty do të zhvendosnin prodhimtaritë e tyre, për shkak të fuqisë shumë më të lirë të punës dhe tatimeve më të ulëta. Për këtë gjë kam biseduar edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët janë pajtuar se zona e lirë ekonomike është një zgjidhje e mirë. Kjo zonë mund të ishte shumë interesante për investues potencialë dhe për bankat e mëdha, të cilat do të mbikëqyrnin të gjitha rrjedhjet e parave – si në Zvicër”, thotë Pacolli, i cili konsideron se për Kosovën janë njësoj kaq të rëndësishme.

“Me Gaddafin gjatë dy viteve të fundit jam takuar disa herë. Për shkak të presionit të Serbisë, Gaddafi ende nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, e unë as që e kërkoj një gjë të tillë nga ai. Derisa Libia ishte nën embargon ndërkombëtare, Serbia i dërgonte ilaçe. Gaddafi më tha haptazi – serbët janë miqtë e mi, por ju jeni vëllezërit e mi. Unë ju njoh de facto. Lirisht ejani dhe punoni me ne”, përshkruan Pacolli, i cili gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar ka qenë tejet i afërt me presidentin e atëhershëm rus, Boris Yeltsin. Kur më 1999, Slobodan Milosheviq e nisi luftën në Kosovë, Pacolli, thotë ai, e kishte bindur Yeltsinin që të dërgonte ministrin e tij të Punëve të Jashtme, Chernomirdin, në Beograd, që të tentonte të bindte Milosheviqin të tërhiqte ushtrinë nga Kosova. Këtë episod, Pacolli e përshkruan në hollësi në librin e tij: “Nga sfida, në sfidë”, i cili përgatitet për botim dhe do të duhej të dalë në shitje nëpër libraritë e Kosovës deri në fund të këtij muaji, pikërisht në prag të zgjedhjeve. Menjëherë më pas do të botohet edhe versioni në gjuhën italiane.
Pacolli nuk beson se në një të ardhme të afërt do të mund të vinte deri te bashkimi politik i Shqipërisë dhe i Kosovës, e një gjë e tillë as që është qëllim i tij politik. Ai konsideron se dy shtetet do të duhej t’i ndërtonin marrëdhëniet e mira fqinjësore përmes ekonomisë. Edhe Kosova, edhe Shqipëria, sipas mendimit të Pacollit, duhet të synojnë anëtarësimin në BE, ku kufijtë figurojnë vetëm në letra. Sipas një hulumtimi të publikuar ditëve të fundit, të cilin për BE-në e bëri agjencia “Gallup”, vetëm 29.2 për qind e kosovarëve dhe 33.7 për qind e të anketuarve në Shqipëri mbështesin bashkimin e dy shteteve. Mirëpo, Shqipërinë e madhe, së cilës përveç Kosovës do t’i bashkohej edhe Maqedonia, e mbështesin madje 80 për qind e shqiptarëve nga Kosova, 62 për qind të atyre në Shqipëri dhe 51 për qind të shqiptarëve në Maqedoni.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi