Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KQZ-ja rrëzon kërkesën e LDK-së

Shko poshtë

KQZ-ja rrëzon kërkesën e LDK-së Empty KQZ-ja rrëzon kërkesën e LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 19, 2010 8:36 pm

KQZ-ja rrëzon kërkesën e LDK-së


KQZ-ja rrëzon kërkesën e LDK-së 90
Gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e 12 dhjetorit.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) rrëzon kërkesën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për rinumërimin e të gjitha kutive të votimit, ndërkohë që vendosi t’i rinumërojë rreth 800 kuti votimi që ndodhen në karantinë.
Bëhet fjalë për ato kuti të cilat pasi i janë nënshtruar procesit të kontrollit në qendrën e numërimit të votave janë vërejtur parregullsi të mëdha si për sa i përket mospërputhjes së fletëvotimeve me numrin e nënshkrimeve po ashtu edhe dëmtime të kutive ne forma të ndryshme.
“Me vendimin e KQZ-së është vendosur që të bëhet rinumërimi i kutive që janë në karantinë, që nuk do të thotë se ato janë të manipuluara, por që kanë disa defekte dhe se numri i saktë i tyre do të dihet nesër, pasi nga numri i përgjithshëm i tyre do të hiqet ai i kutive nga Skenderaj, Drenasi dhe Deçani si dhe dy qendrat që do të shkojnë për rivotim”, është shprehur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Kryetari i LDK-së i cili ka shprehur dyshimin se i tërë procesi zgjedhor është i manipuluar, ka kërkuar nga KQZ-ja që votat të numërohen nga e para.
Burimet jo zyrtarisht thonë se pranimi i kësaj kërkese do të ishte absurdë për KQZ-në sepse do të nënkuptohej se i gjithë procesi zgjedhor ka qenë i manipuluar.
Nga ana tjetër vet kryetarja e KQZ-së Valdete Daka shprehet e bindur se me përjashtim të kutive që ndodhen në karantinë, pjesa tjetër përfaqëson vetëm vullnetin e drejtë të qytetarëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi