Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Editorial i BS:Po, raporti është antishqiptar

Shko poshtë

Editorial i BS:Po, raporti është antishqiptar  Empty Editorial i BS:Po, raporti është antishqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 21, 2010 5:43 pm

Po, raporti është antishqiptar

Editoriali

Kundërpërgjigja ndaj raportit të raportuesit të KE-së është gjithëshqiptare, sepse ky raport është antishqiptar. Nuk do të duheshin më shumë fjalë për ta vërtetuar identitetin e këtij raporti. Është e vërtetë se emri i akuzuar, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk identifikohet as me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, as me Luftën e Kosovës, dy ndjeshmëri gjithëshqiptare. Raporti nuk përmban absolutisht asnjë detaj konkret kundër figurës së Thaçit apo bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, por merret vetëm me përfoljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Luftës së Kosovës, duke e shtrirë këndvështrimin edhe në vitet e pasluftës. Në tërësinë e tij, në gjendjen në të cilën paraqitet, raporti kërkon të krijojë një barasvlerë midis kasaphanave të makinerisë millosheviçiane dhe luftës çlirimtare të Kosovës. Dhe, ndonëse shtrihet në vitet e pasluftës, ky raport kujdeset që t'i abstragojë absolutisht institucionet ndërkombëtare të vendosura në Kosovë prej mesit të qershorit 1999 e deri sot (UNMIK, KFOR e tjerë), të cilat janë absolutisht përgjegjëse për të gjitha fushat e sigurisë dhe të drejtësisë të këtij vendi. Raporti mund të merrej me një figurë dhe me stafin e tij më të ngushtë dhe, pavarësisht rëndësisë së kësaj figure në një kontekst të caktuar, siç është Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e Kosovës, ai nuk do të konsiderohej antishqiptar dhe nuk do ta kishte pasur kundërpërgjigjen gjithëshqiptare. Por raporti absolutisht nuk ka asnjë argument implikues as ndaj figurës qendrore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, as ndaj emrave të tjerë të përveçëm të përmendur në faqet e tij, është thjesht si puna e të marrit që e hedh një gurë në ujë dhe e di se edhe mijëra të mençur nuk e nxjerrin dot që andej. I nisur nga një filozofi e tillë e mbrapshtë, raporti synon t'i detyrojë institucionet evropiane t'i gjejnë patjetër faktet të cilat ky raport i fantazon. Dhe harrohet se në Kosovë prej tri vjetësh gjendet Misioni Evropian i Policisë dhe i Drejtësisë (EULEX), i cili i ka trashëguar të gjitha dosjet hetimore nga UNMIK-u dhe po e vazhdon ndjekjen e këtyre dosjeve gjatë gjithë kësaj kohe, pa i gjetur dot faktet e asnjërës prej akuzave të ngritura drejtpërdrejt nga Serbia apo nëpërmjet institucioneve evropiane ose ndërkombëtare. Prandaj si i tillë edhe ky raport mbetet ngushtësisht në suazën e përpjekjeve të Serbisë dhe iu shërben objektivisht përpjekjeve të Serbisë për ta dobësuar faktorin Kosovë me anë të inkriminimeve të luftës së saj çlirimtare të cilat do të këmbenin mes tyre xhelatin dhe viktimën, ku Serbia nga xhelat do të shndërrohej në viktimë, ndërsa Kosova nga viktimë do të shndërrohej në xhelat. Serbia ka investuar pa asnjë kursim dhe pa asnjë rezervë gjatë gjithë viteve të pasçlirimit të Kosovës dhe sidomos gjatë tri viteve të pas zyrtarizimit të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, në mënyrë që ta dobësojë atë në maksimum dhe ta detyrojë të ulet në tryezë si palë të mundur, duke e humbur përfundimisht në tryezën diplomatike atë që e fitoi në fushën e luftës. Kështu Kosova do të shumëzonte me zero qëndresën dhe luftën njëshekullore kundër pushtimit serb, do t'i shumëzonte me zero sakrificat e panumërta përballë gjenocidit shfarosës të ushtruar nga pushtuesi, do t'i shumëzonte me zero mijëra heronjtë, dëshmorët e saj të rënë në luftën çlirimtare, mijëra viktimat e pafajshme të masakruara nga makineria serbe e luftës. Thjesht për këto e për arsye të tjera të panumërta, raporti ka gjetur kundërpërgjigje gjithëshqiptare, raporti është antishqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi