Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si do ta padisë Hashim Thaçi eurodeputetin Dik Marty?

Shko poshtë

Si do ta padisë Hashim Thaçi eurodeputetin Dik Marty? Empty Si do ta padisë Hashim Thaçi eurodeputetin Dik Marty?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 21, 2010 10:54 pm

Si do ta padisë Hashim Thaçi eurodeputetin Dik Marty?

Si do ta padisë Hashim Thaçi eurodeputetin Dik Marty? 2Hashim-Thaci--469x239
Lirie Hajdari - Marie Nikolla , Bota sot
Qeveria e Kosovës dhe vetë Kryeministri në dorëheqje e mbajnë të “fshehur” procedurën ligjore për padinë ndaj Dik Marty-t

I atakuari nga Dik Marti, kryeministri në largim Hashim Thaçi nuk do të qëndrojë indiferente ndaj veprimeve shpifëse të raportuesit në Këshillin e Evropës. Ai do të ngre padi në Londër. Këtë e ka bërë publike për herë të parë në një intervistë dhënë gazetës kombëtare “Bota sot”, vetëm një ditë pas publikimit të raportit të Dik Marty-t, por nuk ka qartësuar nëse aktakuza do të ngritë në mënyrë individuale apo shtetërore.
Por përderisa zyrtarët e qeverisë nuk japin detaje për rrugët ligjore të cilat do t’i ndjek Thaçi gjatë padisë kundër Marty, ekspertët ligjor pohojnë se ajo duhet bërë në shtetin prej nga vjen Marty dhe ajo duhet bërë në mënyrë individuale. Zëdhënësi i qeverisë në largim, Memli Krasniqi tha se kryeministri do të marrë të gjithë hapat e nevojshëm legjitim, juridik dhe politik duke përfshirë të gjitha opsionet juridike për ta trajtuar raportin shpifës të Dik Marty-t. “Ekipet tona janë duke u konsultuar me avokatë për të gjetur gjitha rrugët ligjore, juridike për trajtimin e këtij raporti. Ky proces nuk i merr dy orë, por është një proces i gjatë”, tha Krasniqi.
Ismet Salihu, profesor i së drejtës penale në Fakultetin Juridik të UP-së thotë se edhe në rast të ngritjes së padisë kundër Marty-t, ajo nuk do të ketë asnjë efekt. “Nuk ka kurrfarë efekti kjo padi, sepse Dick Marty nuk e ka bërë raportin kokë më vete, por ka qenë i autorizuar nga Asambleja se Përgjithshme e Këshillit të Evropës. Por të ngrejë padi ndaj tij askush nuk e ndal”,pohoi ai.
Më gjerësisht do të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot"
>> Thaçi i krahason pohimet e Martit me “propagandën naciste”
>> Thaçi: Marti të gjejë avokatë të mirë
>> Familja Katuçi: Marty tentoi të hidhte eshtra në ''Shtëpinë e Verdhë''
>> Zvicër: Të sqarohen akuzat lidhur me tregtinë e organeve
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi