Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“OPOZITËS” NUK I PËLQEN NIVELI I MANIFESTIMIT

Shko poshtë

“OPOZITËS” NUK I PËLQEN NIVELI I MANIFESTIMIT Empty “OPOZITËS” NUK I PËLQEN NIVELI I MANIFESTIMIT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 11, 2009 11:30 pm

“OPOZITËS” NUK I PËLQEN NIVELI I MANIFESTIMIT



Ka të drejtë “opozita”, manifestimi i sivjetmë i “Epopesë së UÇK-së” zbuloi atë që kemi thënë këtu ngaherë, UNMIK-u (dhe satelitët e tij) në Kosovë kanë arritur ta përjashtojnë platformën e dikurshme të LDK-së dhe atë të UÇK-së. Po, por kështu themi ne, nuk thotë “opozita”. Opozita e shfrytëzon edhe këtë shkelje të luftës dhe të paqes shqiptare për pavarësi si vepër të Qeverisë dhe të Shtetit. A ka Qeveria dhe Presidenca (pushteti dhe shteti) i Kosovës ingerenca të përcaktojë “formatin e festës” dhe ky pozicion nënshtrues i shtetit dhe pushtetit të Kosovës, a ka ndodhur spontanisht, apo është standardizuar dhjetë vjet me radhë. Në këto standarde (para statusit) kanë punuar edhe opozita e sotme (madje pak më shumë se qeveria e sotme), po edhe qeveria e sotme. Pra kanë të drejtë të ankohen “opozitarët”, por pse nuk e adresojnë ankesën aty ku duhet, te faktori ndërkombëtar, po te shqiptarët e gjorë, që nuk janë hiç më të fuqishëm se “opozita”. Edhe në ngjarje tragjike për Kosovën, opozita do të nxjerrë yndyrë prej pleshti, dhe fajin e politikës së gjithë proveniencës shqiptare në Kosovë, ta hedhë tek një grusht njerëzish të Qeverisë aktuale. Kjo (Qeveria) së paku arsyetohet dhe haptas deklaron se ndalesën për të marshuar garda ceremoniale e “F” “S” “K” në manifestimin e “Epopesë së UÇK”-së është ndaluar nga ndërkombëtarët, kurse “opozita” as kaq nuk bën, nuk kritikon ndërkombëtarët, por Qeverinë. E ka rastin për çdo ditë të dalë e të thotë, sikur ne të ishim pozitë, nuk do t’i nënshtroheshim urdhrit të ndërkombëtarëve, siç bën Qeveria sot. Le të dalin e le të thonë, nëse kanë harruar. Por ja, ua përkujtojmë këtë, vetëm e vetëm që të shihet se, edhe tash që e dinë kë do të duhej kritikuar, ata nuk do ta kritikojnë kurrë “politikën ndërkombëtare”, por atë të Qeverisë dhe Presidencës mbi të cilat në mënyrë shumë legale është vënë tutori Rezolutë 1244, zyrtarisht. Derisa qytetarët e Kosovës tashmë e kanë shumë të qartë ku fshihet fajtori që e ka eliminuar nga skena politike Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën, ne duhet të mendojmë se këtë gjë nuk e ka kuptuar vetëm opozita. Ka pasur kohë sa ishte në pozitë, ka pasur kohë dhjetë vjet, ka kohë edhe sot, por as nesër ajo nuk do të ngrihet ta thotë të vërtetën, kur e ka më lehtë ta kritikojë qeverinë aktuale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi