Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Horoskopi për vitin 2011

Shko poshtë

Horoskopi për vitin 2011 Empty Horoskopi për vitin 2011

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 02, 2011 2:47 pm

Horoskopi për vitin 2011

Horoskopi për vitin 2011 U3_horoscop_lunar

DASHI
Horoskopi për vitin 2011 U3_leonardo_da_vinci

Horoskopi për vitin 2011 U3_mariaha


Në podiumin e të favorizuarve, Dashi do të përjetojë një vit, gjatë të cilit do ta ketë të pamundur të mërzitet. Lëvizjet planetare më domethënëse do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shenjën tuaj. Që nga fillimi i janarit mund të gëzoni frytet e rikthimit të Jupiterit, i cili do të jetë tepër bujar dhe optimist. Në fakt, kjo e fundit do të jetë edhe fjala kyçe që do t’u hapë të gjitha portat. Planeti shumë fatsjellës do t’ua shtojë karizmin, duke i dhënë edhe një shtysë mjaft të madhe entuziazmit tuaj. Duke qenë tipa impulsivë, duhet të përpiqeni që të tregoheni edhe realistë në rast vendimesh të rëndësishme, për të mos hasur më pas zhgënjime të pakëndshme. Nëse në momentin që do të merrni një vendim të rëndësishëm do t’ju mbysin dyshimet, duhet të kërkoni mendimin e një njeriu të besueshëm, për të vënë përballë opinionet tuaja, në mënyrë që të vendosni për zgjidhjen më të mirë.
Muaji mars do të hapë dyert për Uranin progresist, origjinal, kreativ dhe revolucionar: ky planet do të ketë një ndikim shumë të rëndësishëm në jetën tuaj, edhe për shkak të qëndrimit të gjatë në këtë shenjë, përafërsisht shtatë vjet. Në 2011-ën ai do të ketë një ndikim të madh tek të lindurit në ditët e para të muajit. Urani do të bëjë të mundur lindjen e një ndjenje prepotente për pavarësi: do t’u mjaftojë të mendoni për një ndryshim të vogël dhe menjëherë do t’i futeni punës për ta realizuar. Por këshilla për ju është që të mos nxitoheni, mos hiqni dorë, por mos u bazoni tek impulset tipike të Dashit dhe ekzaminoni me qetësi dhe kujdes opsionet dhe mundësitë që keni në dispozicion, të cilat është e sigurt që nuk janë të pakta në numër.
Merkuri, planeti i inteligjencës, i mendimit, i aktivitetit cerebral, i komunikimit, i udhëtimeve të shkurtra dhe i tregtisë do të ndalet gjatë në shenjën tuaj (nga 9 marsi deri më 16 maj) dhe do të favorizojë të gjitha aktivitetet e sipërpërmendura. Intuita do të jetë një nga pikat tuaja të forta dhe kjo do t’ju ndihmojë që të dilni fitues nga një sërë sfidash.
Kundër do të keni Saturnin, sidomos ata që kanë lindur në ditët e para të muajit prill. Ky aspekt mund të vërë në provë të vështirë marrëdhëniet tuaja, por edhe mund t’i përforcojë. Rezultati do të varet maksimalisht nga vetë ju dhe nga zgjedhjet që do të bëni. Nëse jeni çift ose në një shoqëri biznesi të konsoliduar duhet t’i jepni rëndësi të madhe komunikimit dhe aspekteve serioze, konkrete të rrethanave, duke mësuar të njohësh dhe të respektosh kërkesat, frikën, shpresat, ëndrrat dhe dëshirat e të tjerëve. Sa më të ditur dhe të disponueshëm të bëheni, aq më shumë do të dini të mbështeteni tek vetja dhe në çift. Planeti i rreptë do kërkojë kujdes më të madh nga ana juaj për çështjet ligjore.
Me Plutonin, planetin e transformimit, në kënd jo të favorshëm me shenjën tuaj, do bënit mirë të tregoheshit shumë të vëmendshëm për të kapur sinjale ndryshimi në aspektin profesional. Duhet të tregoheni të kujdesshëm për veprimet dhe sjelljet e të tjerëve, që do të përpiqen t’ju manipulojnë juve ose një situatë profesionale që ka lidhje të drejtpërdrejtë me ju. Ky ndikim do të prekë më shumë të lindurit nga data 28 mars deri në 3 prill. Gjithsesi, nuk duhet marrë si frymë negative, pasi mund të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të zbuluar mundësitë dhe aftësitë që keni.
Për të lindurit nga data 21-31 mars, 2011-a do të jetë një vit revolucionar i karakterizuar nga një shpirt observimi dhe nga shumë raste të bukura që duhen kapur në kohën e duhur, duke vlerësuar çdo vendim me një dozë të mirë racionaliteti.
Për të lindurit nga data 1-10 prill, evenimentet do të kërkojnë një autokritikë të thellë dhe një impenjim konkret, që do të japë rezultate të shkëlqyera, sidomos në pranverë dhe në vjeshtë. Koherenca dhe serioziteti do t’ju duhen për të arritur ato që doni me të vërtetë.
Për të lindurit nga data 11-20 prill, 2011-a do të jetë një vit i rëndësishëm, me shumë aktivitete, në të cilat mund të çlironi të gjithë kreativitetin tuaj, edhe pse jeni të vetëdijshëm që jo gjithçka është e lehtë në jetë, por që gjithmonë mund të mbështetesh tek fati dhe tek një burrë i mrekullueshëm, apo grua e mrekullueshme, si ai/ajo që keni në krah.
Objektivi i vitit: zgjerimi, shfrytëzimi i evenimenteve me fat, tregohuni të kujdesshëm që të mos lejoni t’ju ikin raste unike që mund t’iu ndihmojnë të përmirësoni jetesën tuajën.


Numrat me fat: Mundësia e suksesit për të lindurit në shenjën e Dashit, gjatë gjithë vitit, do të jenë të lidhura me këto numra:
6, 19, 83, 90


Numri magjik për 2011-n është 3-shi.

FILLON REVOLUCIONI

Motoja juaj për 2011-n: Përpiqu të zbulosh njeriun që je i destinuar të bëhesh, pastaj përvishju punës me pasion që ta realizosh në jetë. (Martin Luter King)

Dashuria
Mes teje dhe personit që dashuron do të shtohet intensiteti, dëshira për ta konsoliduar sa më shumë marrëdhënien. Ju keni në anën tuaj një tifozeri me planetë të rëndësishëm, Saturnin, Uranin dhe Neptunin, që kanë filluar të japin mesazhe pozitive që tani, edhe pse Marsi ka hapur zyrtarisht një periudhë shumë të lumtur në jetën tuaj dashurore. Mirëkuptimi bëhet më i fortë dhe harmonia që rritet e bën edhe më të lumtur lidhjen tuaj. Në muajin maj do gjendeni në “pole-position”: do jeni shumë tërheqës dhe karizmatikë, ana erotike do të jetë shumë e stimuluar. Vjeshta do të regjistrojë momente të pakëndshme, shumë intense por, mund të krijojë pakënaqësi, tension dhe xhelozi në marrëdhëniet në çift. Përpiquni të tregoheni të kujdesshëm dhe pajtohuni sa më shpejt!
Jeni vetëm? Atëherë gjithçka ndryshon. Ju prisni gjëra të mëdha nga 2011-a dhe mund të rrini të qetë, pasi s’do mbeteni të zhgënjyer; shumë planetë po përpiqen shumë që në fillim të vitit për t’ju ndihmuar, por efektet më të mira do t’i arrini nga data 1 gusht dhe në vazhdim, kur Jupiteri do të hyjë triumfalisht në shenjën e Luanit: kjo do të mundësojë lehtësimin e takimeve, flirtet, dashuritë e reja, që do të jenë vetëm fillimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme, të lumtur dhe të gjatë. Jupiteri do të favorizojë projektet në çift, bashkëjetesën, martesat dhe lindjen e fëmijëve.


Puna
Saturni është premtues dhe i krijon të gjitha kushtet e nevojshme që ju ta risistemoni sa më mirë punën, profesionin tuaj. Do t’u nënshtroheni shumë sforcimeve, për të “fituar” duhet të luftoni, por ajo që ka më shumë rëndësi është arritja e rezultateve. Mund të ngriheni në detyrë, në pozicione që as nuk i prisnit, madje mund të ndryshoni edhe sektor. Pranvera do të jetë e mbushur me impenjime, me detyra të reja që duhet t’i përmbushni më së miri. Maji mund të rezervojë të papritura, ndaj mos u rrëmbeni nga optimizmi. Qershori do të kalojë me lehtësi, gushti dhe shtatori do jenë të mbushur me kënaqësi dhe me rezultate të rëndësishme. Mund të hasni ndonjë pengesë në vjeshtë, por mos u shqetësoni, do ta kaloni me sukses! Të rinjtë në kërkim të një pune nuk do të zhgënjehen, yjet ju mbështesin: fillimisht do ta nisni me një punë të përkohshme, por pas muajit gusht gjithçka do të përmirësohet.


Paratë
Muajt e parë të viti nuk do të jenë euforikë në këtë aspekt, prandaj duhet t’i tregoheni disi dorështrënguar, pasi mund të gjendeni në vështirësi. Nga muaji gusht gjithçka ndryshon, portat për hyrjen e parave do të jenë më të hapura dhe investimet në bursë nuk janë aq të rrezikshme. Me fjalë të tjera mund të mbështeteni tek fati: mos hezitoni të luani në lotari.


Shëndeti
Marsi në shenjën tuaj ndaj data 19 janar siguron energji, forcë, gatishmëri, që nga ditët e para të marsit: shkarkoni stresin duke bërë xhiro me motor. Venusi përgjatë gjithë muajit mars siguron mirëqenie, përmirësim fizik. Gjithçka do të ecë mirë, por në verë ju këshillohet të tregoheni të kujdesshëm në praktikimin e sporteve ekstreme, ndërsa në vjeshtë parashikohet që të jeni të stresuar: bëni mirë të merrni disa pushime! Një dietë e ekuilibruar është rreptësisht e këshillueshme: duhet të konsumoni ushqime të lehta për të mos rënduar mëlçinë. Madje mund të shtoni dhe në peshë, efekt ky që krijohet nga ndikimi i Jupiterit.


Janar
Dashuria: Do të jeni shumë kreativ dhe do të arrini të surprizoni personin që ju intereson. Por sigurohuni që askush të mos ju nxitojë.
Puna: Do të jeni të lodhur dhe të pamotivuar, kjo gjë mund të ndikojë që ta kaloni këtë fazë pa ndonjë përmirësim në aspektin profesional.
Shëndeti: Janë të këshillueshme banjat tonifikuese.


Shkurt
Dashuria: Duhet të evitoni shkarkimin e nervozizmit tuaj tek partneri, sepse kështu rrezikoni grindje të forta.
Puna: Do ta gjeni mënyrën për të fituar respektin e të tjerëve si dhe do keni mundësinë që t’i thoni haptazi një eprorit tuaj atë që mendoni në të vërtetë për të.
Shëndeti: Ka ardhur koha t’i mundësoni vetes momente relaksi.


Mars
Dashuria: Problemet profesionale nuk do të mundësojnë realizimin e planeve që keni bërë për t’u zbavitur, por shumë shpejt do t’u jepet mundësia që të rikuperoni kohën e humbur.
Puna: Do të përballeni me grintë me një eprorin tuaj, i cili do të mbetet i habitur nga vendosmëria dhe energjia juaj.
Shëndeti: Bëni kujdes nga gripi.


Prill
Dashuria: Do të ndiheni shumë të emocionuar për shkak të një njohjeje të re, që do të shfaqë interes kundrejt jush.
Puna: Pakënaqësitë tuaja rrezikojnë të shtohen dhe për pasojë mund t’ju krijojnë tensione… përpiquni që të mos e shprehni te të tjerët.
Shëndeti: Do të jeni në formë të shkëlqyer fizike.
Maj
Dashuria: Pavarësisht impenjimeve të shumta do ta gjeni kohën për t’i qëndruar pranë personit që doni.
Puna: Nuk duhet të mërziteni nëse kohët nuk janë në linjë me pritshmëritë, sepse shumë shpejt gjërat do të kthehen në favorin tuaj.
Shëndeti: Ekuilibri juaj psiko-fizik do të jetë i shkëlqyer.


Qershor
Dashuria: Do të refuzoni shumë ftesa për të kaluar më shumë kohë në shoqërinë e partnerit, larg syve kureshtarë.
Puna: Do të jeni të palodhur dhe do të përmirësoni produktivitetin tuaj. Evitoni që t’i shpenzoni energjitë tuaja më kot.
Shëndeti: Mos përdorni shumë ushqime të përpunuara.


Korrik
Dashuria: Do të gjeni mënyrën për të sqaruar një debat që keni pasur me partnerin tuaj, duke u bërë më të disponueshëm për dialog.
Puna: Do të karakterizoheni nga një shpirt sipërmarrës që do t’ju mundësojë gjetjen e një bashkëpunëtori të ri.
Shëndeti: Ndiqni një dietë më të shëndetshme dhe të balancuar.


Gusht
Dashuria: Do të tregoheni shumë të kujdesshëm për të propozuar një iniciativë të re personit të dashur, sepse keni frikë që nuk do të arrini ta bindni.
Puna: Duhet të kontrolloni më mirë bilancin tuaj dhe duhet të evitoni shpenzime të panevojshme, kështu që përpiquni që t’i mposhtni instinktet tuaja shpenzuese.
Shëndeti: Mos abuzoni me yndyrnat dhe alkoolin.
Shtator
Dashuria: Do të tundoheni nga një ftesë e paparashikuar dhe do të përpiqeni të lini përshtypje pozitive. Mund të mbështeteni tek aftësitë tuaja tërheqëse.
Puna: Do të tregoheni gjaknxehtë me një kolegun tuaj, i cili në vend të favorizojë punën tuaj, e pengon.
Shëndeti: Do të jeni në formë të shkëlqyer.


Tetor
Dashuria: Do bënit mirë të mos i jepni shumë rëndësi një shpërthimi të partnerit, i cili/e cila duket se është shumë i/e irrituar dhe nervoz/e.
Puna: Do të mbështeteni në ndihmën e një eprorit tuaj dhe kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni krenar për veten tuaj.
Shëndeti: Duhet të praktikoni sport.


Nëntor
Dashuria: Do të merrni një lajm shumë të këndshëm nga ana e një njeriu që nuk e takoni prej kohësh dhe do t’ju krijohet mundësia për ta takuar.
Puna: Do të keni shumë dëshirë që t’i rrëfeni një projekt tuajin një kolegu…, por bëni kujdes nga të tjerët që mund ta dëgjojnë.
Shëndeti: Mos ekzagjeroni me pijet alkoolike.


Dhjetor
Dashuria: Do të përfitoni nga rasti për të krijuar një njohje të re, që ju duket shumë tërheqëse për mënyrën sesi i bën gjërat.
Puna: Duhet të tregoheni të kujdesshëm kundrejt një kolegu shumë ziliqar, që po përpiqet t’ju mërzisë.
Shëndeti: Do të jeni të lodhur dhe të stresuar.


Me Shenjën e Dashit: Çarli Çaplin, Leonardo da Vinçi, Van Gog, Rasell Krou, Sadam Hysein, Elton Xhon, Bismark, Sharl Bodler, Maraja Keri, Selin Dion, Valeria Marini, Xhulian Lenon, David Frost, Ema Tompson, Pat Robertson, Ronaldinjo,
Demi

Horoskopi për vitin 2011 U3_skenderbeu

Horoskopi për vitin 2011 U3_u3_UmaThurman

Do të jeni në shkallën më të lartë të podiumit në 2011-ën. Yjet do t’ju ndihmojnë jashtëzakonisht vitin e ardhshëm, asnjë planet nuk do të jetë kundër jush, përveçse për periudha të shkurtra. Duke e parë nga aspekti astrologjik, nuk bëni pjesë tek shenjat që entuziazmohen lehtësisht, por disa ekzaltime gëzimi në të ardhmen do t’i keni. Me planetin e fatit (Jupiterin), që do të jetë në shenjën tuaj nga qershori 2011 deri në qershor 2012, muajt e ardhshëm mund të jenë me të vërtetë të mrekullueshëm. Brenda jush do të formohet një parim i kuptueshëm për sa i përket të ardhmes. Duke mbajtur lart vetëvlerësimin dhe besimin tek vetja, ju do të mund të materializoni dhe shijoni gjithçka që keni filluar ta ndërtoni në të kaluarën.
Për ju do të fillojë një udhëtim i ri: do të jeni si një vullkan idesh dhe mundësitë që do t’ju paraqiten do jenë të shumta. Do t’ju ofrohen më shumë mundësi sesa do të arrini të konkretizoni, për shkak të mungesës së kohës. Vizioni për të ardhmen që do të keni në muajt e ardhshëm do të jetë gjithnjë e më pozitiv: besim, zgjerim dhe optimizëm. Të paktën në këtë vit me fat, që pret vetëm bashkëpunimin tuaj për t’u bërë vërtet i tillë, mënjanoni dembelizmin, egoizmin dhe anën materiale të karakterit tuaj dhe hapni dyert e zemrës.
Muajt e parë të 2011-ës, me Jupiterin pas krahëve, do t’i japin startin një periudhe konsolidimi dhe përgatitjeje. Planeti bujar do t’ju inkurajojë që të shikoni brenda vetes dhe të përgatisni terrenin për arritjet e mëdha të verës. Më 4 qershor ai do të hyjë në shenjën tuaj dhe atëherë fati dhe mirëqenia në çdo sektor të jetës suaj do të jetë e garantuar. Do të shtohet edhe dëshira e fortë për ta shijuar jetën në të gjitha aspektet e saj më të bukura, duke harruar të kaluarën ose duke u përpjekur që t’i zgjidhni gjërat me një buzëqeshje: kjo është ajo çka parashikojnë yjet për ju.
Saturni sugjeron që të vazhdoni të punoni shumë në mbështetje të objektivave afatgjatë. Duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin dhe për stilin e jetesës. Aplikimi i urdhëruar i zakoneve të shëndetshme do t’ju ndihmojë që të keni një sërë avantazhesh ndër vite.
Neptuni, i cili prej vitesh ka pasur ndikim të vështirë tek ju, që nga prilli deri në ditët e para të gushtit do të pozicionohet në kënd të favorshëm për shenjën tuaj. Miqtë do të kenë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj, sidomos nëse keni lindur në muajin prill. Shumë prej të lindurve në shenjën e Demit do t’ju heqë bindjet e palëkundura më parë dhe do t’u hapë një rrugë të re shtigjeve të pazakonta dhe shumë imagjinare dhe kjo do t’ju lejojë që ta shikoni realitetin objektiv në më shumë aspekte.
Plutoni në shenjën e Bricjapit do t’ju japë spunto të reja për të ndryshuar, për të ndërmarrë filozofi të reja për jetën, duke iu garantuar forcën e vullnetit dhe vendosmërinë e duhur për të kaluar të gjitha pengesat. Nëse keni lindur në fund të prillit apo në ditët e para të majit do jeni shumë pranë realizimit të projekteve tuaja, madje do jeni të gatshëm për të kryer lëvizjen finale drejt të ardhmes.
Për të lindurit nga data 21-31 prill, 2011-a do të jetë e mbushur me ndryshime të vogla, por domethënëse dhe me shumë raste për të ndryshuar fatin e ekzistencës suaj. Fati do t’ju buzëqeshë gjatë verës, stinë që duhet ta shfrytëzoni maksimalisht.
Për të lindurit nga data 1-10 maj. Ju i përkisni dhjetëditëshit më të qetë, që paraqet më pak interes për lëvizjet planetare në 2011-ën. Për këtë arsye mund të shijoni qetësinë dhe kënaqësitë e vogla që do t’ju shoqërojnë për periudha të gjata.
Për të lindurit nga data 11-20 maj. Do të jeni më të sigurt dhe më të fortë se vitet e fundit, me disa periudha (në vjeshtë) dyshimesh dhe pakënaqësish nëse keni lindur nga data 18-20.
Objektivi i vitit: shfrytëzoni momentet e lumtur dhe shijoni gëzimet e jetës pa i imponuar vetes që të hiqni dorë nga shumë gjëra, ku mund të përfshihet lumturia juaj dhe e të tjerëve.


Dashuria
Viti i ri do të fillojë më së miri, është premtues, ju siguron mirëkuptim, “feeling” dhe shumë dialog me personin që dashuroni. Harmonia në çift nuk mungon dhe duket se është në gjendje që të rregullojë pakënaqësitë që ekzistojnë. Më pak të favorizuar janë të lindurit nga 21-31 prilli, të cilët janë të prekur nga ndikime jo shumë pozitive të Uranit dhe Neptunit: është më mirë që të fitoni betejën me pakënaqësitë. Nuk duhet të mbylleni në vetvete, kërkoni dialog… funksionon gjithmonë! Fillimi i vitit do të jetë shumë i ngjeshur, sfera e ndjenjave po përjeton një moment të pashoq, për të mos përmendur pastaj pranverën, verën, që do të jenë periudha të mrekullueshme për marrëdhëniet në çift, “magjike” për beqarët në kërkim të dashurive të reja e historive intense! Bëni kujdes nga dashuria me shikim të parë në verë… ndoshta nuk keni përballë dashurinë e jetës suaj. Vjeshta nuk do të jetë shumë e qetë për ata që kanë një lidhje jo shumë harmonike: dialogu nuk do të jetë aq i lehtë për ju dhe tensioni do të shtohet. Ndoshta ka ardhur momenti që ju të analizoni natyrën e marrëdhënies, të kuptoni se në çfarë drejtimi po shkon ajo, dhe se çfarë kërkon partneri/ja nga ju! Mos merrni vendime të nxituara, pasi muaji i fundit i vitit është bujar dhe mund të sqaroheni duke kuptuar shumë lehtësisht se çfarë duhet të bëni.


Puna
Më në fund! Sa risi, sa ndryshime… 2011-a është shumë premtues, ndoshta impenjativ, por shumë bujar me ju. Do të ecni përpara në karrierë, do të ngriheni në detyrë, më në fund mund të merrni frymë lehtësisht, pozicioni juaj do të përmirësohet, ashtu si edhe imazhi. Duhet vetëm që të tregoheni të kujdesshëm në zgjedhjet që bëni, s’duhet të jeni impulsivë, mendojini mirë vendimet që merrni, mos u sforconi më shumë seç duhet: etja për të fituar sa më shumë mund t’ju shtyjë ta teproni me guximin. Jeni në kërkim të punës suaj të parë? Shumë mirë, yjet tregojnë se ju keni shumë mundësi që t’ia arrini qëllimit. Merkuri do t’ju tregojë rrugën që duhet të ndiqni, do t’ju lehtësojë gjetjen e kontakteve, do t’ju lehtësojë intervistat e punës dhe fillimin e karrierës suaj profesionale: mos u nxitoni në gjërat që bëni. Për të gjithë, dimri dhe pranvera janë periudhat më të mira për të ndërmarrë iniciativa të reja, për të bërë ndryshime. Duhet të jeni të kujdesshëm në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, si dhe në nëntor. Shtatori do të jetë një muaj me ritme të ngadalta, ndërsa në dhjetor buxheti do të jetë në rregull.


Paratë
Yjet për 2011-ën theksojnë që deri në fund të korrikut mund të mbështeteni në ndihmën e Jupiterit, më pas, duhet të aktivizoni antenat tuaja. Hyrjet e parave dhe investimet janë të mbrojtura deri në periudhën e sipërpërmendur, më pas duhet të jepni prova të aftësive të mira menaxhuese, duke reduktuar shpenzimet.


Shëndeti
Energjia, mirëqenia dhe shëndeti janë në anën tuaj. Do të jeni në formë të shkëlqyer: ju reagoni pozitivisht ndaj sëmundjeve të përhershme dhe përmirësimi është i dukshëm. Në janar dhe shkurt duhet të shkarkoni stresin, duhet të ndiqni me kujdes një kurë pastruese dhe deri në fund të muajit korrik gjithçka do të shkojë mirë. Gushti përkon me një ndryshim drejtimi, ndikimi i Jupiterit do t’ua vështirësojë jetën, por ju përpiquni që ta eliminoni efektet e tij duke praktikuar sport, duke evituar ushqimet që rëndojnë stomakun dhe mëlçinë. Me fjalë të tjera kujdesuni për veten tuaj.


JETA ESHTE E BUKUR

Motoja juaj për 2011-ën: Era nuk është asnjëherë e favorshme për ata që nuk dinë ku të shkojnë, por për ne që e dimë, edhe puhiza do të jetë e vlefshme. (Rainer Maria Rilke, poet gjerman)

Numrat me fat: Mundësia e suksesit për të lindurit në shenjën e Demit, gjatë gjithë vitit, do të jenë të lidhura me këto numra:
6, 19, 83, 90


Numri magjik për 2011-ën është
19-a.


Janar
Dashuria: Marrëdhënia juaj ka nevojë për më shumë konfrontim, kështu që do të ishte e këshillueshme që të përmirësonit mënyrën e ekspozimit kundrejt personit të dashur.
Puna: Do t’ju jepet mundësia që të rrisni të ardhurat tuaja ose të përmirësoni pozicionin tuaj profesional.
Shëndeti: Evitoni humbjen e energjive në sporte shumë të lodhshme.


Shkurt
Dashuria: Do të bëni një rezistencë të fortë ndaj një vendimi të marrë me shumë impulsivitet nga partneri juaj.
Puna: Një person pranë jush, një koleg apo epror, ndien xhelozi kundrejt jush, ndaj evitoni t’i tregoni sekretet tuaja.
Shëndeti: Praktikoni aktivitete fizike jo shumë të ngjeshura.


Mars
Dashuria: Nxitimi rezulton të jetë një pengesë e madhe, prandaj përpiquni t’i bëni gjërat në kohën e tyre.
Puna: Keni nevojë për një periudhë pushimi, jeni lodhur duke bërë përherë të njëjtat gjëra dhe për pasojë, do të ndjeni nevojën e të bërit pushim.
Shëndeti: Largoni stresin me një aktivitet fizik që ju zbavit.


Prill
Dashuria: Do të doni të surprizoni personin e dashur dhe do të studioni deri në detaje atmosferën speciale që do tentoni të krijoni… mos harroni as gjërat më të vogla.
Puna: Duhet të impenjoheni shumë dhe ta përballoni këtë periudhë në mënyrë sa më profesionale.
Shëndeti: Praktikoni një sport.
Maj
Dashuria: Do të përjetoni një periudhë romantike dhe pozitive, do të keni mundësinë që të kaloni momente gëzimi së bashku me partnerin tuaj.
Puna: Do t’i kuptoni limitet tuaja përballë një vështirësie dhe do t’u kërkoni ndihmë personave që kanë më shumë eksperiencë se ju.
Shëndeti: Keni nevojë për më shumë pushim.


Qershor
Dashuria: Do të arrini një harmoni perfekte në çift dhe do të arrini të përmirësoni marrëdhënien tuaj falë një konfrontimi të nevojshëm.
Puna: Përpiquni që të mos i shpërdoroni burimet tuaja ekonomike, duke evituar shpenzimet e tepërta.
Shëndeti: Është e këshillueshme që të konsumoni ushqime të lehta.


Korrik
Dashuria: Do të keni shumë dëshirë që ta kaloni këtë periudhë me një person që sapo e keni njohur, me të cilin/ën mund të bëni edhe ndonjë udhëtim të shkurtër.
Puna: Duhet t’i kontrolloni mirë afatet kohore, ndonjë vonesë mund t’ju kushtonte shtrenjtë.
Shëndeti: Mos abuzoni me energjitë tuaja.


Gusht
Dashuria: Keni një dëshirë të madhe të qëndroni vetëm, por ngjarjet duket se nuk janë në favorin tuaj.
Puna: Do t’ju njihen vlerat dhe impenjimi. Kjo do t’ju ndihmojë që të jepni më të mirën nga vetja.
Shëndeti: Mund të pësoni një rënie të energjisë tuaj.
Shtator
Dashuria: Do të pranoni një ftesë të paparashikuar dhe do të kaloni një fazë shumë të këndshme, larg të përditshmes monotone.
Puna: Nuk do të keni asnjë mundësi që të bëni ndonjë pauzë, por kjo nuk do t’ju pengojë që të arrini objektivat tuaj.
Shëndeti: Konsumoni ushqime që përmbajnë vitamina.


Tetor
Dashuria: Do ta kaloni këtë periudhë në vetmi sepse keni nevojë që të qartësoheni me vetveten për të vendosur atë që do të bëni në të ardhmen.
Puna: Do të keni tendencën e izolimit dhe nuk do t’i dëgjoni këshillat e atyre që ju rrethojnë.
Shëndeti: Do t’i rikuperoni energjitë duke praktikuar sport.


Nëntor
Dashuria: Do të ekzaltoheni për një telefonatë që tashmë kishit kohë që nuk shpresonit se do ta merrnit. Përpiquni të mos jeni shumë të vrullshëm!
Puna: Gjatë kësaj faze tek ju do të mbizotërojë kurioziteti dhe do të bëni gjithçka për të ndjekur një debat mes disa personave që punojnë me ju.
Shëndeti: Keni nevojë për fruta dhe perime.


Dhjetor
Dashuria: Sipas yjeve po izoloheni shumë, përpiquni që të frekuentoni persona të rinj.
Puna: Të gjitha dëshirat tuaja do të realizohen në këtë fazë, të tjerët do jenë shumë të kuptueshëm dhe të disponueshëm me ju.
Shëndeti: Do të jeni mirë fizikisht.


Me Shenjën e Demit: Platoni, Mark Aureli, Zigmund Frojd, Skënderbeu, Uilliam Shekspir, Car Nikolla II, Adolf Hitler, Papa Gjon Pali II, Honore de Balzak, Xhorxh Kluni, Elizabeta e II e Anglisë, Katerina e Rusisë, Karl Marks, Vladimir Lenin, Mikele Plaçido, Enrik Inglezias, Sher, Uma Thurman, Al Paçino, Xhek Nikolson, Toni Bler, Robert Patinson.
Binjakët

Horoskopi për vitin 2011 U3_kennedy%20library%20frank2



Horoskopi për vitin 2011 U3_MARILYN1

Ata që kanë lindur në shenjën e Binjakëve janë me fat për shkak të karakterit që yjet u kanë dhuruar në momentin e lindjes. Mënyra sesi e shprehni lirshmërinë tuaj dhe dëshirën e madhe që të keni kontakte me ata që ju rrethojnë pa paragjykime, ju garanton fleksibilitetin që duhet për të jetuar në ditët e sotme. Në 2011-ën, përveç cilësive të mira që keni, mund të mbështeteni edhe tek dashamirësia e një pjese të mirë të yjeve. Duke bërë përjashtim për periudha të shkurtra, për ju parashikohet një vit i mbarë, me optimizëm dhe qetësi.
Me ndikimin pozitiv të Jupiterit deri në ditët e para të qershorit do të mund të peshkoni një sërë vlerësimesh. Rrezet e planetit bujar do të ndriçojnë marrëdhëniet tuaja me të tjerët, në veçanti miqësitë, si dhe marrëdhëniet me botën e jashtme. Gjatë këtij viti pritet që të realizohen shpresat dhe ëndrrat tuaja. Kjo është edhe arsyeja që vlerësimet në aspektin profesional dhe kënaqësitë në aspektin afektiv nuk do të mungojnë. Në pranverë Jupiteri do të bashkohet me Mërkurin, dhe së bashku do t’ju shtyjnë të kërkoni që të bashkëveproni dhe të njihni sa më shumë njerëz të rinj, pikërisht për të mundësuar avantazhe përpara verës. Shkëmbimet, tregtitë dhe kontaktet me njerëzit do të jenë burimi juaj më i madh i mirëqenies. Më pas, në 4 qershor, Jupiteri do të transferohet në shenjën e Demit dhe atëherë do t’i japë start një periudhe, në të cilën njohja më e thellë e vetvetes do të jetë e nevojshme për të vendosur kontaktet me njerëz të ndryshëm nga ata që keni frekuentuar më parë.
Ndikimi pozitiv i Saturnit do të ndihmojë, sidomos të lindurit në ditët e para të qershorit, që të arrijnë etapën përfundimtare për atë që kanë punuar me shumë mund në vitet e fundit. Mund të bëni gati përgatitjet përfundimtare për arritjen e objektivit, që me kalimin e ditëve do ta shikoni gjithnjë e më të realizuar. Vëmendja e yjeve do të jetë e fokusuar tek kreativiteti në çdo formë të tij, që do të zhvillohet dhe do të shtohet edhe nëpërmjet ndihmës së njerëzve që të vlerësojnë.
Ndikim gjithashtu pozitiv do ketë edhe Urani, i cili që nga 12 marsi do të zhvendoset për 7 vite në shenjën tuaj. Ndikimet e tij dashamirëse do të vijnë në 2011-ën për të lindurit në ditët e para të muajit, të cilët do të pësojnë një shtysë për të riparë projektet, ëndrrat dhe shpresat që janë gdhendur që në bazën e ekzistencës suaj. Ndryshime dhe zgjedhje që janë të destinuara të shndërrohen në stilet e reja të jetës suaj. Suksesi që do të provokojë Urani, do ketë edhe një dozë oportunizmi. Kjo do të thotë që ju duhet të pranoni edhe ndihmën që do t’ju nevojitet për të përfunduar edhe objektivat më ambicioze që keni.
Për të lindurit nga data 21-31 maj, pjesa e parë e 2011-ës duhet jetuar në maksimum. Fati do t’ju buzëqeshë dhe ndryshimet thelbësore do të jenë të nevojshme që të kurorëzojnë ëndrrat tuaja.
Për të lindurit nga data 1-10 qershor. Pranvera dhe vera do të jenë stinët më të mira për ju. Gjatë tyre mund të konsolidoni projekte të çfarëdolloj fushe, por mbi të gjitha mund të kurorëzoni një ëndërr të madhe dashurie.
Për të lindurit nga data 11-21 qershor. Fillimi i vitit do karakterizohet nga zbavitja dhe nga sukseset në fushën intelektuale. Vjeshta do të jetë perfekte për të bërë plane afatgjata, si dhe për t’i bërë një ndryshim rrënjësor jetës suaj, duke eliminuar situatat dhe personat që nuk përshtaten më me stilin e ri të jetesës.
Objektivi i vitit: rritja dhe arritja e destinacioneve sentimentale dhe profesionale të një niveli superior. Mos hiqni dorë nga asnjë eksperiencë jetësore dhe nga asnjë ndryshim.


Dashuria
Saturni në shenjën tuaj siguron mirëkuptim dhe stabilitet më të madh për çiftet e ‘pandryshkura’, marrëdhënia do të konsolidohet. Transferimi i Jupiterit në shenjën tuaj garanton më shumë ndjenjë, përforcimin e lidhjes dhe historisë që po jetoni. Projektet do të marrin jetë dhe do të gjejnë vendin e duhur: në martesë ose në bashkëjetesë. Por është gjithashtu e vërtetë që prezenca e Saturnit në shenjën tuaj, mund t’ju shtyjë t’i jepni fund një historie të mërzitshme dhe të ezauruar, duke i hapur kështu dyert një dashurie të re. Për beqarët që janë në kërkim të një “takimi”, mund të konfirmohet që 2011-a do t’u dhurojë mundësi të mëdha: do të jeni të lirë të jetoni pasione dhe flirte të reja, madje edhe histori jashtëmartesore. Por “dashnorëve” u këshillohet të tregohen të kujdesshëm, pasi Plutoni mund të vendosë që t’ua zbulojë sekretet tuaja. Pranvera do të jetë bujare dhe duke filluar nga muaji gusht, gjërat do të përmirësohen akoma më shumë: do të jeni shumë tërheqës, do ta përjetoni me qetësi dashurinë tuaj dhe joshjet e njerëzve të tjerë do të jenë lehtësisht të realizueshme për ju. Vjeshta dhe një pjesë e dimrit do t’ju ndihmojnë të përmirësoni akoma dhe më shumë mirëkuptimin me partnerin. Nëse do t’ju duket sikur keni rënë pre e një “mirazhi”, mos u trembni, do keni mundësinë që të rifilloni: keni mundësi të mëdha për të konsoliduar një lidhje të qetë dhe afatgjatë.


Puna
Mund ta përmirësoni situatën tuaj në punë, ose mund t’i jepni fund një pune të mërzitshme dhe të lodhshme, në mënyrë që të filloni një sipërmarrje të rëndësishme. Viti për ju do të fillojë shumë qetësisht, por me kalimin e kohës do të bëhet interesant, duke iu dhuruar perspektiva të mëdha. Marrëdhënia me kolegët dhe ortakët tuaj do të bëhet më impenjative, por edhe me më shumë të ardhura; ata që do t’ju gjykojnë, do t’ju vlerësojnë më shumë për punën që bëni. Për të lindurit nga data 11-21 qershor është e rekomandueshme që të tregohen të kujdesshëm dhe të reflektojnë më shumë, pasi ndikimi negativ i Plutonit mund t’ju bëjë ndonjë rreng të papritur. Jeni në kërkim të një pune të re? Mos kini frikë, Urani dhe Neptuni do t’ju ndihmojnë duke iu krijuar perspektiva pozitive arritjesh, por edhe ju duhet të tregoheni të kujdesshëm nga ndikimi negativ i Plutonit, i cili mund të parashtrojë ndonjë punë jo fort brilante dhe të parëndësishme: mos u nxitoni, reflektoni, pasi mund të mbështeteni në ndihmën e Jupiterit, mund të kërkoni edhe ndonjë këshillë. Në janar dhe në mars do të jeni në pozicion shumë të favorshëm për ju në aspektin profesional, po kështu edhe në verë. Por duhet të tregoheni më të kujdesshëm në vjeshtë dhe në dimër, pasi do të merrni një surprizë të bukur!


Paratë
Situata ekonomike paraqitet e qëndrueshme, siguruese, duke qenë se Jupiteri në shenjën tuaj ju jep garanci: fitimi i parave do të jetë i lehtë për ju dhe investimet që mund të bëni janë të sigurta. Nga muaji gusht, pavarësisht transferimit të planetit në shenjën e Luanit, situata do vazhdojë të jetë e qëndrueshme. Evitoni efektet e Plutonit (negative), pra mos synoni të bëni investime që mund t’ju sjellin përfitime të mëdha, pasi mund të rezultojnë të rrezikshme. Gjithçka do të shkojë mrekullisht për ju, por sidoqoftë bëjini mirë llogaritë.


Shëndeti
Muajt e dimrit do të jenë bujarë dhe ju do të gëzoni shëndet shumë të mirë, edhe pse nuk përjashtohet që ndonjëherë të bini pre e sëmundjeve sezonale. Pranvera do t’ju dhurojë shumë energji, ndërsa në verë qetësia do të jetë e nevojshme për ju. Jupiteri mund të stimulojë urinë tuaj, prandaj kujdes të mos shtoni në peshë. Plutoni do t’ju kujtojë që veset janë shumë të dëmshëm.


FATI ËSHTË NË ANËN TUAJ

Motoja juaj për 2011-ën: Nuk mund të vendosim sesa vite do jetojmë, por mund të vendosim se çfarë jete do bëjmë gjatë këtyre viteve.

Numrat
me fat: Mundësia e suksesit për të lindurit në shenjën e Demit, gjatë gjithë vitit, do të jenë të lidhura me këto numra:
5, 25, 41, 49


Numri magjik për 2011-ën është 35-a.

Janar
Dashuria: Do të gjeni kurajën për t’i shprehur ndjenjat tuaja personit që dashuroni pa pritur asgjë në këmbim.
Puna: Fati do të jetë me ju dhe nuk do të gaboni përpara mundësive të reja që do t’ju sjellin edhe mirëqenie ekonomike.
Shëndeti: Praktikoni not.


Shkurt
Dashuria: Do të keni vështirësi për t’i shprehur projektet që keni ndërmend për të ardhmen, por partneri do t’i mirëkuptojë qëllimet tuaja të mira.
Puna: Perspektivat tuaja do të përmirësohen dhe do të keni mundësi që ta shikoni të ardhmen me më shumë pozitivitet, duke realizuar edhe ëndrrat tuaja.
Shëndeti: Evitoni ambientet shumë të ftohta.


Mars
Dashuria: Humori juaj nuk do të jetë në ditët më të mira, kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrën sesi do të silleni me partnerin tuaj.
Puna: Kjo periudhë nuk rezulton të jetë e duhura për ndryshime dhe për investime, kështu që është më mirë të prisni dhe të tregoheni i duruar.
Shëndeti: Pranojini ftesat e miqve, do t’ju shërbejnë që të zbaviteni.


Prill
Dashuria: Një diskutim i vogël me personin e dashur do të sheshohet falë ndërhyrjes së njërit prej familjarëve tuaj.
Puna: Priten risi në fushën profesionale dhe mund t’ju jepen kompetenca të reja, që do t’ju kënaqin.
Shëndeti: Do keni mundësinë për t’u qetësuar dhe për të rikuperuar energjitë.
Maj
Dashuria: Do të jeni disi nervoz sepse do t’ju krijohet përshtypja që personi i dashur ka gjithmonë vërejtje për sa i përket sjelljes suaj… gjithsesi përpiquni që të evitoni impulsivitetin.
Puna: Një pengesë e vogël mund t’ua bëjë të pamundur realizimin e gjërave që kishit programuar.
Shëndeti: Shtoni konsumin e frutave.


Qershor
Dashuria: Nuk do t’i duroni kritikat dhe do t’ia thoni hapur ato që mendoni, partnerit tuaj… përpiquni të mos e ekzagjeroni!
Puna: Duhet të jeni më dinamik dhe duhet të shtoni impenjimin tuaj, dikush po ju vëzhgon nga larg.
Shëndeti: Do të ndiheni në ekuilibër perfekt psiko-fizik.


Korrik
Dashuria: Do të jeni të mbushur me energji pozitive dhe do të adoptoni një konfrontim harmonik me personin e dashur, i/e cili/a do t’ju shtyjë të merrni vendime të rëndësishme për jetën.
Puna: Mund të jeni disi i pakënaqur nga ambienti i punës, sepse ju limiton dhe ju pengon që të rriteni profesionalisht.
Shëndeti: Do të jeni të lodhur.


Gusht
Dashuria: Do të tregoheni kokëfortë dhe do të fiksoheni me një çështje të parëndësishme, por partneri do të tregohet i durueshëm.
Puna: Duhet të vlerësoni një propozim pune, që nga një anë ju tërheq, por nga ana tjetër ju bën të ndiheni dyshues dhe të pasigurt.
Shëndeti: Evitoni alkoolin e tepërt.
Shtator
Dashuria: Do të ndiheni të lodhur dhe të pakënaqur, mos i shkarkoni këto te personi i dashur.
Puna: Do të ndjeni nevojën që të bëni pushime dhe do të përpiqeni që t’i përfundoni brenda një kohe shumë të shkurtër gjërat që keni marrë përsipër.
Shëndeti: Konsumoni ushqime që treten lehtë.


Tetor
Dashuria: Humori juaj nuk do të jetë shumë i mirë. Edhe pse mundësitë nuk të mungojnë, do ta keni të vështirë të gjeni dikë që t’ju kënaqë në gjithçka.
Puna: Duhet të përqendroheni shumë, sepse impenjimet po bëhen gjithnjë e më të ngjeshura.
Shëndeti: Do të gëzoni një mbështetje të shkëlqyer energjike.


Nëntor
Dashuria: Duhet të pranoni limitet tuaja dhe duhet të përpiqeni që të korrigjoni një sjellje tuajën… do ta fitoni shumë lehtësisht besimin e partnerit.
Puna: Do t’i dedikoheni impenjimeve tuaja me shumë rigorozitet dhe kompetencë, meritat tuaja do të vlerësohen.
Shëndeti: Bëni kujdes nga gripi.


Dhjetor
Dashuria: Do t’ia dedikoni një pjesë të mirë të kohës ëndrrave sesi mund ta kaloni kohën me personin që dëshironi.
Puna: Do të vlerësoni ndihmën që do t’ju japë një kolegu juaj dhe do t’ia ktheni me të njëjtin entuziazëm.
Shëndeti: Bëni gjimnastikë.


Me Shenjën e Binjakëve Sokrati, Merilin Monro, Xhon Kenedi, Pipo Baudo, Anxhelina Zholi, Nikol Kidman, Kajli Minog, Xhoni Dep, Rafaela Karra, Kolin Farell, Ban Ki Mun, Meril Strip, Izabela Roselini, Helen Hunt, Brus Dern, Klint Istvud, Pol Adrian.

Gaforrja

Horoskopi për vitin 2011 U3_Bush%20abbattete


Horoskopi për vitin 2011 U3_diana

NDRYSHIMI ËSHTË I MUNDUR

Numrat tuaj me fat janë: 3,31,47,54

Motoja juaj për 2011-ën: Vetëvlerësimi nuk mund të ndërtohet brenda ditës. Çdo gjë ka nevojë për kohën e vet. Nëse do vazhdosh të bësh sforco të guximshme ditë pas dite, në fund do ta fitosh besimin. (Daisaku Ikeda, fetar, mendimtar dhe filozof japonez)

Shpenzimet e paparashikuara: Në korrik dhe gusht
Ide fitimprurëse: Në maj dhe tetor
Kuraja: Frika e muajit janar do të zhduken dhe me ardhjen e muajit maj guximi nuk do t’ju mungojë.
Tabutë që duhen thyer: Në punë gjatë muajit janar dhe shkurt, ndërsa në lojë nga fillimi i muajit shkurt dhe fillimi i marsit do të thyeni çdo tabu.
Inkurajues: Fati me anë të një të linduri në shenjën e Bricjapit nga muaji maj deri në korrik dhe një të lindur në shenjën e Peshqve nga shtatori në nëntor do t’ju japë këshillat e nevojshme për mënyrën e të sjellurit.


Çelësi për të hyrë me shumë sukses në vitin që po vjen, duhet të jetë fjala “liri”. Pra, duhet të lini pas çdo kushtëzim të çdo lloj forme që ju i vinit vetes deri më sot. Kjo është e lehtë për t’u thënë, por shumë e vështirë për t’u realizuar, sepse ju jeni aq shumë i lidhur me kujtimet e së shkuarës, saqë nuk shihni përpara, por ecni me kokën pas. Në disa raste ju nuk do të arrini ta bëni këtë revolucion në jetën tuaj, duke u çliruar nga kushtëzimet e së shkuarës dhe duke parë vetëm para, por të paktën mund të hidhni bazat për të ardhmen tuaj. Megjithatë, e rëndësishme do të jetë sa të hidhni hapin e parë, për t’i dhënë vetes suaj besimin dhe kthjelltësinë e duhur për të vlerësuar sa më mirë çdo rrethanë. Gjithsesi, pjesa e parë e vitit 2011 do të jetë shumë e lodhshme për ju, por në pjesën e dytë do të shikoni të realizohen projektet dhe ëndrrat tuaja.
Kalimi i Jupiterit në shenjën tuaj gjatë muajve të parë të vitit do t’ju shtyjë të bëni disa zgjedhje të rëndësishme në sektorin e karrierës. Do t’ju duhet të bëni një “pastrim të përgjithshëm” në këtë sektor për të qëndruar vetëm. Frytet e punës që do të zhvilloni nuk do t’i shihni menjëherë, madje duhet të prisni verën për të parë ndonjë rezultat fitimprurës. I vetëm apo me ndihmën e miqve apo të personave të besueshëm, do të arrini shumë si në planin moral, ashtu edhe në atë ekonomik.
Nëse keni lindur në ditët e para të korrikut, do të duhet të përballeni me ndikimin e egër të Saturnit në shenjën tuaj. Ka shumë mundësi që të vendosni të ndryshoni shtëpi apo të bëni rregullime të njëfarë kostoje në banesën tuaj apo edhe të blini një shtëpi të re. Por kini kujdes, sepse të gjitha këto ndryshime do të jenë të kushtueshme, kështu që planifikojini mirë shpenzimet, në mënyrë që të mos sillni shqetësime në jetën tuaj familjare.
Nëse keni lindur në ditët e para të shenjës së Gaforres, do të keni kundër planetin Uran, i cili do të përpiqet të rregulloj më mirë jetën tuaj profesionale, në veçanti nëse po synoni të ngjisni shkallët e karrierës. Por kundërshtimi i Uranit do t’ju bëjë më të fortë dhe ju do të arrini ta mposhtni.
Plutoni do të ketë gjithashtu ndikim negativ kundër jush gjatë fundit të muajit qershor. Disa situata jo aq të këndshme mund të sjellin destabilitet në familjen tuaj. Gjithsesi do të arrini të mbani ekuilibrat e duhur pa shumë sforcime në punë, shoqëri dhe në familje.
Për të lindurit në periudhën e parë të shenjës së Gaforres (nga 22 qershor deri më 1 korrik), do të jetë një vit i ndarë më dysh. Deri në mesin e muajit maj do të ndjeni peshën e detyrave të rënda si në jetën private, gjithashtu edhe në atë profesionale. Por me ardhjen e verës do të përjetoni gëzimin e të jetuarit dhe projekteve afatgjata për të ardhmen tuaj.
Të lindurit në periudhën e dytë (nga 2 deri më 12 korrik) do të kalojnë një periudhë mjaft komplekse dhe tepër të ngarkuar me punë. Gjatë kësaj kohe do t’u përkushtoheni më shumë rregullimeve në shtëpi dhe familjes suaj. Do të jetë një periudhë vërtet e lodhshme, por jashtëzakonisht shumë produktive. Përpara fundit të vitit do të hidhni prapa mendimet negative dhe do të riktheheni t’i buzëqeshni jetës.
Të lindurit në periudhën e tretë (nga 13 deri 22 korrik) do të jenë edhe më të privilegjuarit. Ata i presin më pak probleme. Do të mësojnë shumë gjëra të reja nga ngjarjet që do të përjetojnë, nga të cilat do të nxjerrin mësimet e duhura. Por me ardhjen e verës nuk do e vrasin mendjen për asgjë, përveçse të pushojnë.
Objektivat e vitit: Rrisni vlerësimin për veten tuaj dhe kini më shumë besim te vetvetja.
Dashuria
Gjatë vitit 2011 do të përjetoni një moment të bukur në lidhje me personin tuaj të zemrës. Jupiteri do të tregohet bujar me ju, duke ngrohur në maksimum zemrën tuaj dhe duke bërë të mundur që mirëkuptimi ndërmjet jush dhe presonit që doni të jetë gjithmonë në maksimum. Ju do të keni virtytin të kuptoni më mirë se të gjithë personin që doni, dhe kjo do të bëjë të mundur krijimin e një raporti fantastik mes jush. Dhe nëse dashuria fluturon, erosi nuk mbetet mbrapa! Për beqarët e shenjës së Gaforres ky vit parashikon lidhje serioze. Saturni, që ka ndikim të fortë te Binjakët, do të ofrojë shumë shanse. Nëse jeni akoma vetëm, dilni më shumë dhe frekuentoni ambiente të ndryshme. Edhe planeti Mars gjatë kësaj kohe do t’ju favorizojë shumë, kështu që ju hidhni hapin e parë, ndërsa për të tjerat mendojnë planetët. Muaji maj do të jetë një muaj plot me surpriza për ju. Lidhja juaj e ardhshme do të jetë me një të lindur të shenjës së Binjakëve. Ndërsa gjatë muajit qershor jeni të prirur për të pasur marrëdhënie të shpeshta intime. Ndërsa gjatë periudhës shtator-dhjetor, lidhja juaj do të jetë më solide dhe më e ngrohtë. Venusi do t’ju vëzhgojë gjatë gjithë kohës dhe kur ndodh një gjë e tillë, prisni si këmbim një dashuri të madhe.


Puna
Kalimi i Jupiterit në shenjën tuaj është një kalim mjaft fitimprurës për ju në fushën profesionale. Vërtet do të lodheni më shumë dhe përgjegjësitë në punë do të shtohen, por përfitimet do t’ia vlejnë mundin dhe energjitë që do të shpenzoni. Pra, përgatituni për ndryshime të mëdha në fushën profesionale. Nëse zhvilloni një aktivitet privat, ka shumë mundësi që klientët tuaj gjatë këtij viti të jenë më të kamur, ndaj edhe ju do të keni akoma më shumë përfitime. Gjithsesi, mos u ngarkoni më shumë seç duhet me punë, sepse do të ishte një gabim i madh! Ndërsa të rinjve të shenjës së Gaforres Plutoni u mundëson shanse të reja për punë dhe nga korriku e më tej gjithçka do t’ju shkojë më mirë! Viti 2011 fillon shumë mirë për të lindurit në shenjën tuaj, por me fillimin e verës do t’ju shfaqen perspektiva interesante, të cilat do t’ju sjellin shumë përfitime. Në vjeshtë do të bjerë ritmi i punës, por mos kini frikë, prapëseprapë do të jeni mirë. Ndoshta do të jetë që të qetësoheni pak.


Paratë
Në vitin 2011 do të karakterizoheni nga një qetësi e madhe. Financimet i keni nën kontroll dhe, mesa duket, gjithçka do t’ju shkojë mirë. Jupiteri gjatë këtij viti do të jetë indiferent me ju, por mos kini frikë, sepse një person i lindur në shenjën e Luanit do t’ju garantojë stabilitet ekonomik dhe pasuri. Dimri do të jetë stabël për ju, por me ardhjen e verës gjithçka do të shkojë për mrekulli.
Edhe pjesa e fundit e vitit do të jetë periudha më e mirë për ju.


Shëndeti
Do të keni mundësi ta kaloni këtë periudhë nën shoqërinë e personave të duhur, me të cilët mund të hapesh dhe të diskutoni për problemet e vogla shëndetësore që do të keni gjatë kësaj periudhe. Mos harroni që Jupiteri mund të bëjë të mundur të shtoni disa kile më shumë, kështu që dedikojini më shumë kohë sportit dhe një kontroll i përgjithshëm do t’ju bënte mirë sapo të vijë pranvera. Nga ana tjetër, kontrolloni më shumë kolesterolin.


Janar
Dashuria: Do të keni mundësi ta kaloni këtë periudhë pranë shoqërisë së duhur, me të cilët mund të qash problemet e zemrës.
Puna: Ky muaj do të jetë me shumë fat për ju, pasi do të keni mbaruar detyrat tuaja dhe do të keni dëshirën e madhe për të ndihmuar edhe të tjerët.
Shëndeti: Pini sa më shumë çaj kamomili.


Shkurt
Dashuria: Duhet të kontrolloni herë pas here zemërimin tuaj, i cili rrezikon të prishë harmoninë e arritur gjatë kësaj periudhe.
Puna: Keni dëshirë të pushoni më shumë, por s’do të gjeni kohë, kështu që bëni një sforcim të fundit.
Shëndeti: Kontrolloni më shpesh dhëmbët te doktori.


Mars
Dashuria: Do të mbështesni partnerin tuaj në një iniciativë, veprim ky i cili do të rrisë shumë respektin reciprok.
Puna: Mbrohuni nga sulmet e padrejta të shefit tuaj. Planetët ju këshillojnë të kontrolloni reagimin tuaj.
Shëndeti: Bëni kujdes me grykët…


Prill
Dashuria: Fantazia juaj do të ngacmohet nga sjellja e pazakontë e personit të zemrës.
Puna: Tregojuani profesionalizmin tuaj të tjerëve dhe do të keni rastin të ngjisni shkallët në karrierë.
Shëndeti: Mbulojuni mirë kur flini, pasi rrezikoni të ftoheni.
Maj
Dashuria: Do të merrni lajme nga një miqësi e vjetër, por mos u jepni shumë rëndësi fjalëve që do t’ju thonë.
Puna: Duhet të jeni më altruistë, më mënyrë që të mos akuzoheni për autoritarë apo egoistë.
Shëndeti: Nervozizmi do të mbizotërojë te ju gjatë këtij muaji.


Qershor
Dashuria: Ky muaj do të jetë i mërzitshëm në këtë drejtim dhe do të keni prirjen për t’u dalë gjithmonë kundër ideve të partnerit tuaj.
Puna: Do të mbroni idetë e një kolegu, edhe nëse mund të dukeni antipatikë në sytë e një përgjegjësi.
Shëndeti: Mos hani shumë ëmbëlsira dhe ushqime me yndyrë.


Korrik
Dashuria: Sjellja e personit që dashuroni do t’ju xhindosë shumë gjatë kësaj kohe dhe parashikohen debate të shumta mes jush, ndaj bëni kujdes dhe tregohuni më i duruar.
Puna: Përqendrohuni më shumë te punët tuaja, sepse mospërqendrimi do të jetë armiku juaj më i keq.
Shëndeti: Mbani peshën nën kontroll.


Gusht
Dashuria: Është koha dhe momenti që të kaloni më shumë kohë me personin e zemrës. Ndaj edhe planetët parashikojnë një udhëtim të gjatë për ju si çift.
Puna: Rishikoni sjelljen tuaj ndaj një kolegu, dhe zgjidheni sa më shpejt një keqkuptim të vjetër.
Shëndeti: Mos e ngarkoni trupin me shumë pije me gaz.
Shtator
Dashuria: Raporti juaj në çift po kalon një fazë të mrekullueshme dhe premton të konsolidohet gjithmonë e më shumë.
Puna: Shmangni komentet e punës së të tjerëve, pasi rrezikoni të dukeni antipatikë përpara syve të kolegëve tuaj.
Shëndeti: Mundohuni ta largoni stresin nga vetja.


Tetor
Dashuria: Po prisni me padurim të takoni një mikun apo mikeshën tuaj të vjetër, që së fundmi ju ka përfshirë në “vorbullën” e vet.
Puna: Në punë shmangni të vini pikat mbi “i” në gjithçka, sepse në këmbim do të merrni zemërimin e kolegëve tuaj.
Shëndeti: Mbajeni trupin në formë me aktivitete fizike.


Nëntor
Dashuria: Fantazia juaj e shfrenuar do të përfshijë partnerin tuaj në risi të këndshme.
Puna: Do të gjeni mënyrën për të lehtësuar punën tuaj, duke ua deleguar detyrat të tjerëve, të cilat nuk do të mund t’i realizoni në kohë.
Shëndeti: Përpiquni të mos e vrisni shumë mendjen për gjëra të vogla.


Dhjetor
Dashuria: Sjellja misterioze e një njohjeje të re do t’ju bëjë kureshtarë. Si rrjedhojë do të vendosni të thelloni më shumë marrëdhëniet me të.
Puna: Ndjeni një dëshirë të madhe për të ndryshuar punë, por nuk do të bëni asgjë konkrete në këtë drejtim… Gjithsesi, kërkojuni një këshillë miqve tuaj.
Shëndeti: Do të gëzoni një formë të mirë fizike dhe do të jeni tepër energjikë.


Me Shenjën e Gaforres janë: Henri VIII, Lejdi Diana, Majk Tajson, Jul Çezari, Silvester Stalone, Zinedin Zidan, Tom Henks, Kristofor Kolombi, Zhan de la Fonten, Ernest Heminguej, Tom Kruis, Xhorxh W. Bush, Harrison Ford, Xhorxh Majkëll, Angela Merkel, Havier Solana.

Vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Horoskopi për vitin 2011 Empty Re: Horoskopi për vitin 2011

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 02, 2011 3:00 pm





Luani



Horoskopi për vitin 2011 U3_napoleon



Horoskopi për vitin 2011 U3_madonna%20ansa

ZBRAZENI SKENËN, PO VIJ!

Numrat me fat:
Mundësitë e suksesit gjatë këtij viti do të jenë të lidhura me këta numra: 8, 18, 28, 48.


Motoja juaj për 2011-n: Kreativiteti është arti i të mbledhurit “të zgjuar”, ku dy plus dy të mos bëjnë katër, por pesë. (Artur Këstler, shkrimtar dhe filozof hungarez)

Gjatë gjithë gjashtëmujorit të parë të vitit që po vjen do të ndiheni shumë entuziastë. Askush dhe asgjë nuk do t’ju bëjë të humbisni besimin në vetvete, entuziazmin dhe bujarinë që do t’ju karakterizojë gjatë këtij gjysmëviti. Askush nuk do të mundë të ndalë ambiciet tuaja në fushën sociale. Në këtë fillimvit 2011 do të keni shumë njohje dhe do të provoni miqësi të reja tepër interesante. Do të jeni në qendër të vëmendjes së të gjithëve që do t’ju rrethojnë dhe gjithashtu do të dini të manovroni bukur në fushën sociale. Si këmbim do të merrni gjërat që dëshironi aq shumë. Pra, për ju parashikohen udhëtime dhe ngritje në detyrë. Në pjesën e dytë të vitit 2011 do të ishte më mirë që të jeni sa më shumë me këmbë në tokë, për të mos rënë viktimë e iluzioneve false.
Të shumtë janë planetët në favorin tuaj. Mërkuri do t’ju shikojë pozitivisht për një periudhë të gjatë. Veçanërisht në muajt gusht, nëntor dhe dhjetor, ndikimi i tij do të shtojë edhe aftësitë tuaja profesionale dhe do t’ju shtyjë të arrini atë që nuk e kishit menduar se do ta realizonit ndonjëherë. Por fati është me ju. Pra, jeni i pushtuar nga suksese të mëdha në shkollë dhe karrierë, udhëtime dhe biznese premtuese.
Nga janari e deri në ditët e para të qershorit, Jupiteri do t’ju ndihmojë në zbulimin dhe arritjen e objektivave tuaja të reja. Risitë nuk do t’ju mungojnë. Nuk duhet të ndaloni përballë të panjohurës që ju shfaqet përballë. Mendja e kthjellët dhe maturia do t’ju udhëheqin përpara në këtë periudhë. Me kokën lart do t’i bëni ballë çdo vështirësie dhe përpara verës do të arrini atë që dëshironi. Bëhet fjalë për një diplomim ose realizim të një udhëtimi që keni ëndërruar prej kohësh. Por, mbi të gjitha, përpara jush do t’ju shfaqet një jetë e re sentimentale tepër frytdhënëse, e cila do të kurorëzohet nga lindja e një dashurie të re, të cilën ju e keni pritur prej kaq kohësh.
Rreth datës 4 gusht, Jupiteri do të arrijë pikën më të lartë të ndikimit të tij në jetën tuaj. Prandaj karriera, ambiciet dhe programet që keni, mund të realizohen shumë lehtë. Një ditë mjaft frytdhënëse kjo për ju. Nëse do të jeni në gjendje t’i luani mirë kartat që dispononi, gjatë muajit gusht mund të shkoni ku të dëshironi dhe të realizoni çdo ambicie që keni. Megjithatë, bëni kujdes dhe mos harroni se Jupiteri mund t’ju mashtrojë me premtime që jo gjithmonë mund t’i realizojë.
Saturni, i cili është një planet i vjetër në shenjën tuaj, do t’ju shtyjë drejt kontakteve të reja në fushën profesionale dhe atë sentimentale. Falë ndikimit të tij, do e keni më të lehtë të diplomoheni, të gjeni një punë, por mbi të gjitha, falë tij, do të keni besimin e madh se mund t’ia dilni mbanë kudo dhe do të përballoni me sukses çdo vështirësi të momentit. Vetëm falë planetit Saturn ju do të jeni më të përgjegjshëm për veprimet tuaja dhe ai do t’ju ndihmojë të keni rreth vetes ngrohtësinë e të tjerëve.
Udhëtimi tranzit i Uranit, i cili me fillimin e vitit 2011 do të prekë të lindurit e shenjës së Luanit, do të minimizojë te ju shpirtin tuaj aventuresk, kështu që do ta keni më të lehtë të zhvilloni jetën tuaj profesionale, duke u inspiruar nga filozofitë e reja të jetës.


Periudha e parë (që prej datës 23 korrik deri më datë 2 gusht). Në këtë periudhë do të gjeni një përkrahje të rëndësishme si në punë, ashtu edhe në jetën e përditshme. Ju pret një jetë më e gjallë, më aktive dhe do të keni mundësinë që ëndrrat tuaja t’i shihni teksa realizohen. Kështu që gjatë këtyre datave priten ndryshime pozitive në jetën tuaj.

Periudha e dytë (nga 3 gushti deri më 12 gusht). Falë mbështetjes së Saturnit, i cili do t’ju ndihmojë t’u jepni zgjidhje problemeve tuaja, mund të realizoni projekte të mëdha në këtë periudhë.

Periudha e tretë (nga 13 gushti deri më 23 gusht). Ju do të jeni shumë pak i interesuar nga kalimi i planetëve në shenjën tuaj, kështu që do të qëndroni të qetë për të shijuar frytet e punës suaj. Gjatë kësaj kohe do të pushoni dhe qetësia do t’ju bëjë mjaft mirë për shëndetin.

Objektivi i vitit: të rriteni profesionalisht, të zgjeroni horizontet jetësore dhe të udhëtoni sa më shumë.

Dashuria
Ndërmjet jush dhe personit që doni, disa gjëra nuk janë sistemuar ende, si për shembull, duhet të gjeni një gjuhë të përbashkët në shumë gjëra. Por mos u mërzitni, sepse Saturni, i cili ka një ndikim të madh te shenja e Binjakëve, do të punojë për t’jua lehtësuar gjërat në jetën sentimentale. Pra, mund të mbështeteni te këshillat e një të linduri në shenjën e Binjakëve. Por kjo edhe falë Plutonit, i cili do të sjellë mes jush mirëkuptim erotik, që do të forcojë raportin tuaj. Ndikimi i Jupiterit në shenjën tuaj do të sjellë begati në dashuri. Por, nëse raporti nuk do të jetë kështu për të gjithë, atëherë do të jetë përsëri Jupiteni që do t’ju ndihmojë t’i kaloni plagët e vjetra me sa më pak dhimbje. Pavarësisht kësaj, mos u dëshpëroni, pasi Plutoni do të bëjë të mundur që ju të krijoni njohje të reja. Dhe nga fillimi i gushtit në këtë fushë do të përfitoni më shumë siguri. Kështu që gjatë muajve të parë të vitit 2011, përfitoni për të sqaruar me atë që doni divergjencat mes jush, pasi në pranverë ju presin njohje të reja, dhe nga fillimi i verës mund të krijoni edhe një lidhje të re. Njohjet e reja do të jenë të pranishme te ju dhe falë Marsit, në muajin dhjetor do të jeni më tërheqës dhe më të bukur në sytë e të tjerëve.


Puna
Sadisfaksionet nuk do të mungojnë në punë. Saturni dhe Jupiteri së bashku me Plutonin punojnë për karrierën tuaj profesionale. Fillimi i vitit do të jetë entuziazmues, ndërsa objektivat do t’i arrini nga fillimi i gushtit, muaj në të cilin Jupiteri do t’ju bëjë më kreativë. Ndërsa Urani do t’ju ndihmojë të lidhni raporte të mira me ato persona që kanë vlera, duke krijuar perspektiva të ndryshme, ndërsa Saturni nga ana e vet u hap dyert të rinjve që janë në kërkim të një pune të mirë.


Muajt dimërorë janë premtues, të pasur me risi, por lëvizni me kujdes në pranverë. Maji do të jetë premtues, ndërsa në gusht askush nuk do t’ju ndalojë në realizimin e dëshirave tuaja. Pra, me pak fjalë, viti 2011 do të jetë mjaft bujar me ju dhe do t’ju lejojë të hidhni pas krahëve periudha të vështira. Në këtë vit do të ndiheni më i sigurt në vetvete dhe të aftë për t’u përballur sa më mirë me çdo sfidë.

Paratë
Nga fillimi i vitit deri në fund të korrikut, situata ekonomike do të jetë e pandryshuar për ju, kështu që mos i shtrini këmbët më shumë sesa keni jorganin. Por nga gushti, Jupiteri, falë edhe ndikimit të Plutonit, do t’ju favorizojë shumë në këtë drejtim. Paratë do të fillojnë të qarkullojnë më shumë në xhepat tuaj dhe investimet që do të bëni, do të jenë më shumë frytdhënëse.


Shëndeti
Do të gëzoni shëndet të plotë, por edhe duhet të keni shumë kujdes me të, pasi do t’ju ndjekin nga pas momente stresuese. Duke pasur një ritëm të lartë pune, do të neglizhoni shëndetin tuaj, prandaj bëni kujdes! Hera-herës duhet të bëni disa pushime, të ushqeheni mirë dhe të flini sa më shumë. Gjithsesi, falë pranisë së Jupiterit në shenjën tuaj, gjatë gjysmës së dytë të fillimvitit do të jeni në formë dhe me ardhjen e verës do të gëzoni shëndet mjaft të mirë. Por duhet të bëni kujdes edhe me shëndetin tuaj seksual.


Janar
Dashuria: Do të jeni shumë sensualë këtë muaj, çka do t’ju gëzojë shumë në raportin tuaj me partnerin. Falë sensualitetit tuaj, edhe partneri juaj do të jetë më i ëmbël me ju.
Puna: Do të ndiheni disi të lodhur nga monotonia dhe bërja e të njëjtave gjëra për ditë. Dëshira për t’u arratisur do t’ju tundojë gjatë të gjithë këtij muaji.
Shëndeti: Do të jeni në formë.


Shkurt
Dashuria: Do të merrni një mesazh nga ana e një personi të cilin e keni shumë për zemër, dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni me humor të mirë.
Puna: Në punë do të jeni shumë të ngarkuar dhe nuk do të keni asnjë moment pushimi, edhe pse dëshironi dhe keni nevojë të pushoni pak.
Shëndeti: Evitoni ushqimet me shumë yndyrna!


Mars
Dashuria: Ju këshillojmë të përpiqeni të kaloni më shumë kohë me personin e zemrës, duke e detyruar atë të ndryshojë çdo lloj programi.
Puna: Pas shumë sforcimesh, do të dini të përfitoni nga rastet që do t’ju jepen për të përmirësuar gjendjen dhe pozitat tuaja në punë.
Shëndeti: Rrethoheni nga një energji pozitive e paparë.


Prill
Dashuria: Do të jeni shumë të gëzuar, sepse do të arrini të zgjidhni një problem, i cili fatkeqësisht, mund të çojë në krizë marrëdhënien tuaj me personin e zemrës.
Puna: Evitoni t’u besoni gjërat tuaja personale kolegëve të punës, sepse herët apo vonë, ata do të vihen kundër jush.
Shëndeti: Mbani nën kontroll stresin!
Maj
Dashuria: Nuk duhet ta ekzagjeroni në gjetjen e defekteve te personi që doni, por përpiquni t’i zhdramatizoni ato duke i kaluar me shaka.
Puna: Nuk do të dëshironi të pranoni gabimet tuaja. Nuk ua lejon krenaria këtë gjë… Do të ishte më mirë për ju të kërkonit dialog dhe falje.
Shëndeti: Jini më i durueshëm.


Qershor
Dashuria: Ndjenja e frikës ndaj gjërave do t’ju mbizotërojë gjatë këtij muaji, por do të gjeni kurajën të shkoni drejt një njohjeje të re.
Puna: Opinionet tuaja do të shikohen për mirë nga kolegët, kështu që do të arrini më të mirën e mundshme në këtë fushë.
Shëndeti: Evitoni ushqimin e tepërt.


Korrik
Dashuria: Do të jeni të rezervuar edhe me personin që doni, i cili do të vuajë teksa ju shikon kaq të mbyllur në vetvete.
Puna: Dëshironi të ndryshoni drejtim, sepse keni frikë se rruga që keni ndërmarrë nuk ju çon në asnjë vend. Kështu veproni, ndryshoni drejtim dhe ai do t’ju rezultojë për mirë.
Shëndeti: Mos e ekzagjeroni me ushqimet e skuqura.


Gusht
Dashuria: Personi që doni ndihet i lënë pas dore nga ju, ndaj përpiquni ta surprizoni me një dhuratë të vogël.
Puna: Do t’ju duhet të shtyni një takim shumë të rëndësishëm, për shkak të disa të papriturave që do t’ju humbasin kohë.
Shëndeti: Pushoni sa më shumë të mundeni!
Shtator
Dashuria: Një njohje e re do t’ju bëjë të ndiheni mirë për të gjithë këtë muaj, por shmangni të bindni partnerin të ndjekë idetë tuaja.
Puna: Do të kaloni një fazë pozitive në punë. Do të keni mirënjohjen e punëdhënësve dhe nuk do të mungojnë propozimet e reja në punë.
Shëndeti: Evitoni larjet me ujë të ftohtë në këtë periudhë!


Tetor
Dashuria: Nëse akoma nuk e keni takuar shpirtin tuaj binjak, dilni nga shtëpia dhe frekuentoni ambientet e hapura dhe argëtuese.
Puna: Në këtë muaj do të përballeni me impenjimet tuaja shumë energjike. Dedikojuni më shumë kohë kolegëve dhe përpiquni t’ua zgjidhni problemet që kanë.
Shëndeti: Bëni kujdes me lëkurën në këtë muaj, pasi do t’ju shfaqen probleme.


Nëntor
Dashuria: Poziviteti juaj që ju karakterizon në këtë periudhë do të ndikojë te partneri juaj, aq sa do të jetë në sintoni të përkryer me të gjitha iniciativat tuaja.
Puna: Në punë gjithçka ju shkon mirë. Më në fund do të keni mundësinë të zotëroni një buxhet të mirë financiar.
Shëndeti: Shmangni ushqimet e tepërta.


Dhjetor
Dashuria: Do të pranoni ftesën e një njohjeje të re dhe do të kaloni momente të magjishme nën shoqërinë e personit të ri për ju.
Puna: Humori juaj nuk do të jetë nga më të mirët, ndaj bëni kujdes në lidhje me kolegët tuaj.
Shëndeti: Praktikoni një aktivitet fizik.


Me Shenjën e Luanit janë: Aleksandri i Madh, Perandori Klaudius, Napoleon Bonaparti, Karl G. Jung, Arnold Shvarceneger, Bill Klinton, Antonio Banderas, Zhaklinë Kenedi, Madona, Benito Musolini, Ana e Anglisë, Xhenifer Lopez, Lorenco Krespi, Raul Bova, Robert De Niro, Ben Aflek, Barak Obama.





Virgjëresha



Horoskopi për vitin 2011 U3_michael_jackson



Horoskopi për vitin 2011 U3_01schiffer

TRANSFORMIM NË PROCES

Numrat me fat: 4, 40, 44, 87.

Motoja juaj për 2011-ën: Vepro gjithmonë në mënyrë që ta rrisësh numrin e zgjedhjeve. (Hainc Von Forster, shkencëtar amerikan)

Përgjatë vitit 2011 yjet do të jenë shumë herë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë që të kaloni momente shumë të bukura në jetën tuaj. Por yjet do t’ju ndihmojnë gjithashtu edhe në krijimin e shoqërive të reja. Të vetmit që nuk do të preken nga këto mirësi të japin yjet, do të jenë ata që nuk kanë besim në vetvete dhe ata që nuk do të jenë të vëmendshëm të kapin në ajër shanset e reja që do t’u jepen. Gjithë pjesa e parë të vitit 2011 do të dominohet nga të rejat që do t’ju shfaqen në horizont, ndërsa gjatë pjesës së dytë të vitit jeta juaj do të ripërtërihet tërësisht.
Jupiteri që prej muajit janarit deri më 4 qershor do t’ju shtyjë dhe do të bëjë që ju ta transformoni krejt jetën tuaj, si dhe të harroni kujtimet e së shkuarës. Nga ana tjetër, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Jupiteri do të shtojë te ju dozën e fatit dhe falë kësaj mbarësie, gjatë kësaj periudhe në xhepat tuaj do të hyjë një sasi e madhe parash. Kjo shumë parash ose do t’ju dhurohet, ose do ta merrni atë nga ndonjë trashëgimi. Që prej datës 4 qershor, Jupiteri do t’ju mbështesë në çdo drejtim, dhe fati do t’ju shoqërojë në çdo raport me të tjerët, por sidomos në udhëtimet që do të ndërmerrni, në studimet apo në filozofinë tuaj për jetën. Takimet interesante nuk do t’ju mungojnë në çdo fushë. Edhe paratë gjithashtu nuk do t’ju mungojnë, çka do të bëjnë të mundur realizimin e ëndrrave tuaja.
Ndikimi i madh i Saturnit në shenjën tuaj do t’ju bëjë të reflektoni dhe të kuptoni atë që doni në të vërtetë të realizoni në jetën tuaj. Ai do t’ju ndihmojë t’u jepni përgjigje pyetjeve që keni në mendje dhe nëse po veproni drejt me paratë që keni fituar apo trashëguar. Por edhe kursimi do të ketë një rol të rëndësishëm. Ka shumë mundësi që t’ju shfaqet nevoja që të ndryshoni mënyrën e të shpenzuarit dhe do të ndjeni nevojën për të kursyer.
Urani, pasi ju ka qëndruar kundër për shtatë vjet, nuk do t’ju bezdisë më për shumë vite. Për të lindurit në ditët e para të gushtit parashikohet marrja e një trashëgimie apo e një sasie të madhe parash gjatë muajve mars apo maj. Ky planet revolucionar do të bëjë të mundur që ju të ndërmerrni një transformim thelbësor në shtëpinë tuaj dhe të përmirësoni dukshëm stilin tuaj të jetës.
Një ndërhyrje e vogël negative e Neptunit në shenjën e Peshqve (nga 2 prilli deri më 7 gusht), mund t’ju shkaktojë një zhgënjim sentimental të së lindurve në datat 24, 25 e 26 gusht, në veçanti gjatë muajit qershor.
Kalimi i shkurtër, por pozitiv i Plutonit në shenjën e Virgjëreshës, do të jetë mjaft frytdhënës për të lindurit gjatë ditëve të fundit të gushtit. Planeti i transformimeve dhe i revolucioneve të brendshme do të dijë t’ju dhurojë optimizmin e duhur pas një zhgënjimi. Më pas, pasionet dhe dëshirat tuaja për aventura do ta bëjnë jetën tuaj më të këndshme. Dëshirat tuaja instiktive do t’ju ndihmojnë t’ia dilni mbanë në fushën sentimentale.


Të lindurit gjatë periudhës së parë të shenjës së Virgjëreshës (24 gusht deri më 2 shtator), do të marrin lajme të mira për gjithçka që ka të bëjë me karrierën dhe studimet e tyre. Ndërsa fundin e vitit të lindurit e kësaj periudhe do t’ia dedikojnë vetëm dashurisë. Më në fund mund të kurorëzoni ëndrrën për të pasur një familje tuajën.

Të lindurit e periudhës së dytë (3 deri më 12 shtator) do të karakterizohen nga projekte të shumta, sidomos ato në fushën sentimentale, që do të realizohen lehtësisht gjatë muajit shtator. Gjatë pjesës së parë të vitit yjet do t’ju ngarkojnë me shumë punë, si rrjedhojë edhe përfitimet tuaja ekonomike do të jenë tepër të mira.

Personat e lindur në periudhën e tretë (13 deri 22 shtator) do ta kalojnë këtë vit që po vjen me mjaft qetësi, kjo falë ndikimit të madh që kanë tek ta planetët e ngadaltë. Por gjatë muajve të parë të vitit këta persona do të punojnë shumë për të ndryshuar atë që nuk shkon në jetën e tyre.

Objektivat e vitit: Besoni te vetvetja. Filloni të frekuentoni shoqëri të reja dhe braktisni ato të vjetrat.

Dashuria
Viti 2011 do të rezervojë për ju surpriza të mëdha në fushën e dashurisë. Gjithsesi, mos prisni një vit të lehtë në këtë fushë, pasi muajt e parë të vitit do të jenë disi të lodhshëm për ju. Kjo falë ndikimit të Saturnit dhe Plutonit, të cilët do të jenë të çorientuar. Për shkak të ndikimit negativ të këtyre dy planetëve, nuk do të jeni shumë të kënaqur nga jeta juaj sentimentale.
Nga muaji mars deri në muajin shtator, ndikimi i Uranit në shenjën e Peshqve do të çorientojë disi jetën sentimentale të së lindurve në muajin gusht, por nga fillimi i muaji qershor Saturni do të sjellë stabilitet në lidhjet tuaja sentimentale. Sadisfaksionet më të mëdha në jetën tuaj sentimentale gjithsesi do t’i përjetoni duke filluar që prej datës 28 gusht, kur Jupiteri do të ketë ndikim të plotë në shenjën tuaj.


Puna
Jupiteri gjatë nëntë muajve të parë të vitit mund t’ju ofrojë një ndihmesë dhe mbështetje të madhe në fushën profesionale. Këto muaj do të karakterizohen nga një fluks i madh pune, por gjithsesi nuk do t’ju mungojë ndihma dhe përkrahja e personave të rëndësishëm. Në fushën e punës mund të keni një ngritje në detyrë, ose do t’ju ngarkohet një punë me shumë përgjegjësi, e cila do t’i japë një tjetër ritëm ditës tuaj të përditshme. Të lindurit e periudhës së parë të shenjës së Virgjëreshës ndikimi i Uranit në shenjën e Peshqve do t’i detyrojë të bëjnë disa ndryshime të rëndësishme në jetën e përditshme. Gjithsesi, Saturni do të vazhdojë t’ju ndihmojë përgjatë gjithë vitit dhe vërtet që do t’i ngjisni shkallët e karrierës dalëngadalë, por në çdo hap që bëni, falë Saturnit, do të jeni të sigurt.
Përgjatë gjithë vitit 2011 mos u shqetësoni aspak për sa u përket financave tuaja. Jupiteri në shenjën tuaj deri në muajin shtator, do t’ju mbështesë dhe do t’ju japë kompetencat dhe inteligjencën e nevojshme për të marrë maksimumin e avantazheve nga investimet tuaja që keni ndër mend të bëni.
Qëndroni të qetë gjatë tre muajve të fundit të vitit. Jupiteri vërtet do të braktisë shenjën tuaj, por në arkat tuaja do të vazhdojë të derdhen para.


Shëndeti
Shëndeti juaj gjatë këtij viti do të karakterizohet nga luhatje të vazhdueshme. Në fillim Urani dhe pastaj Marsi do të përpiqen t’ju bëjnë nervozë, duke ju “dhuruar” pak stres. Por bëni kujdes të mos praktikoni shumë sport, sepse mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Kura më e mirë është një dietë e shëndetshme dhe e lehtë dhe praktikimi i vrapit të lehtë për të harxhuar energjitë e tepërta.


Janar
Dashuria: Gjatë këtij muaji do të jeni shumë të ëmbël dhe do të përpiqeni t’i qëndroni pranë partnerit tuaj, në mënyrë që ai të lërë pas problemet që ka.
Puna: Falë ndihmës së një personi më të madh se ju dhe me më shumë përvojë në punë, do të arrini të kapërceni një moment të vështirë në punë.
Shëndeti: Do të jeni në formë të shkëlqyer dhe nuk do të ndjeni lodhjen e impenjimeve të shumta që keni.


Shkurt
Dashuria: Gjatë këtij muaji do të spikasni për elegancën tuaj dhe, si rrjedhojë, do të arrini të tërhiqni pas vetes persona të rinj.
Puna: Do të diskutoni ashpër me një koleg që ju shikon prej kohësh si rival. Përpiquni të mos i mbani inat, pasi gjërat mund të shkojnë më keq.
Shëndeti: Duhet të pushoni më shumë gjatë kësaj periudhe.


mars
Dashuria: Bëni kujdes me fjalët që do t’i thoni personit të zemrës, sepse mund ta lëndoni pa dashje.
Puna: Organizoni punën tuaj, për të pasur një rendiment më të mirë ekonomik.
Shëndeti: Stresi do t’ju rrethojë gjatë këtij muaji. Mundohuni ta largoni atë duke bërë më shumë shëtitje në natyrë.


Prill
Dashuria: Për ata që janë brenda një lidhjeje, gjithçka shkon mirë. Ndërsa ata që nuk e kanë gjetur akoma partnerin ideal, janë shumë afër atij, vetëm duhet të kenë vëmendjen.
Puna: Mos u besoni të tjerëve qëllimet dhe objektivat që keni në punë.
Ndonjë koleg ziliqar po pret me padurim t’ju zërë vendin. Bëni kujdes!
Shëndeti: Merrni pushimet, duhet të qetësoheni sa më shpejt.
Maj
Dashuria: Në këtë muaj do të zhgënjeheni nga mosardhja e një lajmi që e prisni me aq padurim, dhe kjo do t’ju shkaktojë një grindje të vogël me partnerin. Duhet të keni më shumë durim gjatë këtij muaji në lidhje me partnerin tuaj.
Puna: Gjithçka shkon shumë mirë dhe shumë shpejt do t’ju hapen perspektiva të reja në këtë fushë.
Shëndeti: Ndiheni shumë të kthjellët psikologjikisht, çka do t’ju bëjë të jeni shumë mirë fizikisht.


Qershor
Dashuria: Parashikohen mbrëmje emocionuese gjatë këtij muaji. Do të keni fatin të dëfreheni nën shoqërinë e miqve dhe njohjeve të reja. Shijojini në maksimum këto çaste!
Puna: Jini të vëmendshëm në punë dhe mos ia tregoni askujt qëllimet tuaja, sepse fjala mund të marrë dhenë shumë shpejt.
Shëndeti: Ecni sa më shumë në këmbë. Do t’ju bëjë të ndiheni mirë fizikisht dhe shpirtërisht.


Korrik
Dashuria: Bëni kujdes që të mos harroni një takim që keni lënë. Një veprim i tillë rrezikon të sjellë tension në marrëdhënien tuaj.
Puna: Do të duhet të kryeni sa më shpejt një punë që keni lënë pas dore, dhe do të mërziteni nga mosgatishmëria e një kolegu për t’ju ndihmuar.
Shëndeti: Do të gëzoni shëndet të plotë dhe do të jeni shëndoshë e mirë si kokrra e mollës.


Gusht
Dashuria: Jeni optimist për jetën dhe atë që ju ka dhuruar ajo, prandaj marrëdhënia në çift do të kalojë momente të bukura. Përpiquni ta surprizoni personin që doni me një dhuratë që simbolizon dashurinë tuaj.
Puna: Do të ndiheni disi pesimist në këtë fushë. Puna që bëni nuk do t’ju pëlqejë, por edhe propozimet që do të keni nuk do t’ju tërheqin. Kini durim dhe prisni.
Shëndeti: Shëndeti juaj në përgjithësi do të jetë i mirë dhe nuk do të ankoheni nga asgjë.
Shtator
Dashuria: Do të jeni shumë të ëmbël me personin e zemrës dhe do të kaloni momente mjaft të bukura gjatë këtij muaji.
Puna: Do të korrni rezultate të mira në punë, kjo falë edhe një njohjeje të re dhe sugjerimeve që do të merrni nga ky person.
Shëndeti: Stresi do të vazhdojë të jetë prezent te ju edhe gjatë këtij muaji.


Tetor
Dashuria: Mos bini pre e emocioneve, pasi mund të provoni një refuzim të hidhur nga një njohje e vjetër.
Puna: Do të ndieni nevojën t’i drejtoheni shefit tuaj, duke i kërkuar një mendim, sepse nuk do të dini si t’i jepni zgjidhje një problemi. Dëgjoni dhe zbatoni atë që
ai ju thotë.
Shëndeti: Bëni kujdes me ushqimin. Hani nga pak në çdo vakt.


Nëntor
Dashuria: Një njohje e re do t’ju bëjë të ndiheni të rëndësishëm dhe do t’ia kaloni mjaft mirë me këtë preson.
Puna: Edhe pse gjërat nuk shkojnë siç kishit parashikuar, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe për t’u stresuar. Rrini i qetë në këtë fushë.
Shëndeti: Shëtisni sa më shumë nëpër parqe dhe natyrë. Do t’ju bëjë vërtet mirë.


Dhjetor
Dashuria: Gjatë këtij muaji do të arrini të bëni për vete një person që gjithmonë ju është dukur i paarritshëm. Çuditeni këtë person me humorin që ju karakterizon.
Puna: Rutina e përditshme në punë do t’ju lodhë shumë, si rrjedhojë do të bëni të pamundurën për të gjetur alternativa më të këndshme për të dalë nga kjo rutinë që ju ka mbërthyer.
Shëndeti: Merruni sa më shumë me sport.


Me Shenjën e Virgjëreshës janë : Pompeu i Madh, Perandori August (Oktaviani), Kaligula, Majkëll Xhekson, Elisabeta I (e parë), Sofia Loren, Luigji XIV, Ivani i Tmerrshëm,Tolstoi, Luiz Ronaldo, Oliver Ston, Kameron Diaz, Riçard Gir, Pamela Anderson, Klaudia Shifer, David Koperfild, Rajan Filips, Uilliam Levi, Nënë Tereza.





Peshorja

Horoskopi për vitin 2011 U3_fishta

Horoskopi për vitin 2011 U3_bb10

DO RIFILLOJ NGA VETJA

Numrat me fat:
Mundësi suksesi për të lindurit e Peshores gjatë gjithë vitit, lidhur me këto numra 6, 66, 75, 83.


Motoja juaj për 2011-ën: Ndryshimi dhe progresi ndodh kur një njeri ka vënë në rrezik veten dhe ka guxuar të eksperimentojë me jetën e tij. (Herbert Oto, psikolog gjerman)

Shpenzime të paparashikuara në mars dhe prill.
Ide me mundësi fituese, në korrik dhe gusht.
Kurajoja: Kurajoja e dëshpërimit në shkurt, do të shndërrohet në kurajo në muajin gusht.
Tabu për t’u thyer: Në punë duhet të thyeni tabutë në janar dhe shkurt, ndërsa në lojë në shkurt dhe mars.
Ndikimet: Do të keni tregues të vlefshëm për sjelljen nga Virgjëresha nga maji deri në korrik dhe nga Ujori, nga gushti në tetor.


Viti 2011 do të jetë viti ideal për të nxjerrë në pah ato dhunti, që të lindurit e Peshores kanë brenda vetes. Shumë pak njerëz e dinë se personat e lindur në këtë shenjë dinë të shkojnë përtej pamjes fizike perfekte dhe elegante, siç shihen nga të tjerët. Brenda tyre marrin hov ato qëllime, të cilat i shtyjnë për t’u hedhur në sulm, edhe me ndonjë pasiguri të vogël, si të gjithë njerëzit në fund të fundit. Do t’ju duhet të përdorni të gjitha forcat tuaja, veçanërisht në pjesën e parë të vitit, kur do të aktivizohen të gjitha kundërshtimet e vështirësitë në shenjën tuaj. Mos e komplikoni jetën duke kërkuar perfeksion tek vetja, ose duke treguar joelasticitet. Ju duhet të përllogarisni pikat e referimit me siguri, në drejtimet të cilat i konsideroni të duhura. Në vend që të bini në dyshime, ngrini kokën dhe përsëritini vetes: “Unë mund t’ia dal.”

Dimri dhe fillimi i pranverës do të jenë stinët më të vështira. Nga janari deri në maj, Jupiteri në kundërshtim me shenjën tuaj mund t’ju sjellë pakënaqësi, probleme ligjore ose një seri sforcosh në sferën e punës, me rezultate më pak të larta nga sa i prisni. Por që në ditët e para, Jupiteri do të ndryshojë pozicion dhe për ju do të fillojë një fazë rilindjeje, transformimi dhe zgjedhjesh. Menjëherë do të braktisni çdo lloj pasigurie dhe do të dini të shkoni përtej pritshmërive, duke ndërtuar projekte të qëndrueshme.

Tranziti më domethënës do të jetë ai i Saturnit, që këtë vit do të prekë të lindurit e dhjetëditëshit të dytë. Saturni i ashpër do t’ju propozojë një vizion rrënjësor dhe të thellë të realitetit. Ndikimet e tij do t’i lënë pak hapësira ëndrrave. Por kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga gëzimet e jetës, nga natyra romantike, e ëmbël dhe e shoqërueshme. Megjithatë, duhet t’i shtoni ëmbëlsisë arsyes, logjikës, verifikimin dhe analizën.

Urani, planeti i revolucioneve dhe i të papriturave, do të bëjë që shumë të lindur në ditët e para të shenjës të refuzojnë skemat e ndikuara nga jeta e përbashkët me partnerin. Për shumë të lindur të shenjës mund të ndodhë mbyllja e lidhjeve që tërhiqeshin zvarrë prej kohësh. Mos e mendoni këtë periudhë tranzitore si vetëm negative. Dëshira juaj e fortë për liri dhe ndryshim nuk mund të ndrydhet gjithmonë. Është ky ndikim që do t’ju mbushë me energjinë e duhur për të realizuar ato që ndjeni brenda vetes.

Të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të përfitojnë nga rrezet e fundit të Neptunit në fushat e dashurisë dhe kreativitetit. Nëse keni ditëlindjen ndërmjet 19 dhe 22 tetorit, përpara mbylljes së vitit mund të realizoni një ëndërr në fushën sentimentale.

Plutoni do të ndikojë të lindurit në ditët e para të tetorit. Do të jenë të paevitueshme ndryshimet dhe transformimet reale të personalitetit. Planeti i largët do të dërgojë një ftesë të vërtetë për t’u çliruar nga mendime dhe ndjenja të rënda, të fshehura në skutat më të fshehta të mendjes dhe shpirtit. Shkëputjet nga një person i familjes do të kompensohen nga një rritje personale.

Dhjetëditëshi i dytë (nga 4 deri më 13 tetor). Ky do të jetë viti zgjedhjeve. I kujdesshëm dhe me reflekse të plota mund të zgjidhni me vetëdije të plotë. Dëshirat për ndryshim do të realizohen me pak ose shumë vështirësi para fundit të vitit.

Dhjetëditëshi i tretë (nga 14 deri më 22 tetor). Vit i qëndrueshëm. Do t’i gëzoheni atyre çka keni ndërtuar në vitet e mëparshme, në pritje të ngjarjeve të vitit 2012.

Objektivi i vitit: të krijoni harmoni përreth vetes, t’i kushtoni më shumë vëmendje vetes për të ushqyer botën tuaj të brendshme.
DASHURIA
Do të jeni në gjendje të tërhiqni vëmendjen e atyre që ju rrethojnë dhe në momente të caktuara do t’i bëni të kthejnë kokën. Saturni premton realizimin e një raporti më të qëndrueshëm, konkret e të dashur dhe siguron më shumë mirëkuptim midis jush e partnerit tuaj. Sikur të mos mjaftonte kjo, besoni në ndihmën e Plutonit qetësues dhe premtues, që do t’ju dhurojë atë prekje magjike, e cila do të bëjë të tërhiqni më shumë partnerin. Lidhjet në krizë, duke filluar nga vera do të rifillojnë e do të rregullohen në mënyrë përfundimtare. Nëse jeni një zemër e vetmuar, do të shpaloset për ju një periudhë e pasur me të reja interesante. Rënia në dashuri do të jetë me e thjeshtë: rastet e takimeve do të jenë të shumta, do të ndjeni brenda jush dëshirën për t’u dashuruar dhe për të ndërtuar një lidhje. Muajt e dimrit dhe pranverës do të të dhurojnë dëshirë të madhe për t’u dashuruar dhe mund të zbrisni në fushë dhe të bëni zgjedhjet tuaja, por mos harroni se që prej muajit gusht, dëshira për të krijuar lidhje të qëndrueshme do të jetë qëllimi i juaj i vetëm. Jupiteri do të krijojë kushte më të mira për të thelluar dhe maturuar lidhjet e lindura prej pak kohësh. Muajt e vjeshtës janë të përshtatshëm për të bërë zgjedhje përfundimtare, për të konsoliduar lidhjet dhe për të vendosur se si do të jetoni jetën tuaj afektive.


PUNA
Viti 2011 do të jetë premtues dhe inkurajues. Ka ardhur koha për të zbritur në fushë dhe për të përveshur mëngët. Saturni thekson mundësinë për të konsoliduar pozicionin tuaj dhe prej gushtit do të zgjeroni fushën e veprimit. Jupiteri në fakt do të jetë shumë bujar: do të vlerësoheni shumë nga ata që ju rrethojnë dhe aftësitë tuaja do të jenë të padiskutueshme. Nëse do të përballeni tani në botën e punës, do të keni shumë perspektivë, pasi planetët do të jenë shumë bujarë me ju. Në këtë mënyrë do të keni shumë mundësi për t’ia dalë. Do të shtohen kontaktet dhe mund të merrni në konsideratë ofertat më serioze, të mundshme dhe të qëndrueshme. Kini kujdes, ngjitja juaj mund të ngjallë zili tek të tjerët. Muajt e dimrit janë të shkëlqyer për t’u ndjerë të vlerësuar dhe fundi i pranverës do të zbulojë që mund të rishohësh marrëveshje dhe bashkëpunim me partnerët dhe shefat tuaj. Vera është e mërzitshme, e vështirë, por në vjeshtë gjithçka do të rregullohet.


PARAJA
Paraja do të jetë fusha më pak e favorshme për ju: ngritje-ulje dhe me siguri nuk do të jeni i kënaqur. Në shtatë muajt e parë të vitit të ri, kini kujdes në shpenzimet lidhur me shtëpinë, familjen, pasi mund të rriten papritur. Jupiteri, përgjegjës për këtë fushë, do t’ju vërë në provë, prandaj mos kryeni shpenzime të parëndësishme. Në periudhën e gushtit planeti do të përmirësojë gjendjen e parave, por kryeni lëvizje të kujdesshme.


SHËNDETI
Me kalimin e muajve do të rigjeni forcë, mirëqenie dhe shëndet. Mos hani pa kriter, mos u aktivizoni në sporte ekstreme, pra qëndroni të kujdesshëm. Jupiteri deri në muajt e parë të gushtit nuk ju favorizon, prandaj mund të keni probleme të metabolizmit. Tregoni kujdes dhe gjithçka do të rishkëlqejë si më parë dhe mund t’i gëzoheni “mëkatit” të ushqimit.


JANARI
DASHURIA: Mënyra juaj për të krijuar lidhje nuk duket të jetë më e mira, prandaj përpiquni të jeni sa më të hapur dhe më të qartë.
PUNA: Do të keni një përmirësim të përgjithshëm. Personat që do t’ju gjenden pranë do të jenë më të disponueshëm dhe do të harrohen vështirësitë.
SHËNDETI: Mund të ndjeni lodhje në këmbë.


SHKURTI
DASHURIA: Do të kërkoni shkaqe për të mos e mbështetur një iniciativë të partnerit dhe kjo mund të shkaktojë pakënaqësi nga ana e tij.
PUNA: Duhet të kujdeseni të mos keni besim në një njohje të re, e cila mund të jetë e bazuar në interes.
Shëndeti: Relaksohuni me pak masazh.


MARSI
DASHURIA: Do të keni një tendencë për të qenë melankolik, përpiqu megjithatë të mos izolohesh… hapjani zemrën atyre që ju tregojnë dashuri.
PUNA: Do të merrni një lajm që do t’ju sjellë ankth dhe nervozizëm, ndërsa në fakt do të jetë një rast i shkëlqyer për ju.
SHËNDETI: Mundësi për t’u ftohur.


PRILLI
DASHURIA: Do t’ju duhet të jeni sa më shumë objektiv dhe praktik dhe mbi të gjitha të tregoni një linjë kundrejt personit të dashur.
PUNA: Nuk duhet të ndërmerrni iniciativa gjatë kësaj faze, sepse ka rrezik të bëni gabime.
SHËNDETI: Mundësi për t’u ftohur.
MAJI:
DASHURIA: Do të jeni më me fantazi se e zakonshmja dhe do të arrini me lehtësi lidhjen me një njohje të re.
PUNA: Të ardhura të papritura do t’ju sjellin në humor dhe do t’ju japin mundësi për një investim të vlefshëm.
SHËNDETI: Mbahuni në formë me aktivitet sportiv.


QERSHORI
DASHURIA: Do të jeni shumë tërheqës dhe do të arrini lidhjen me një njohje të re falë natyrës suaj eksentrike.
PUNA: Duhet të bëni kujdes me korrektësinë ndaj orarit të punës, pasi rrezikoni të zvarrisni gjërat dhe të viheni në gjendje ankthi.
SHËNDETI: Bëni kujdes me ushqimet e skuqura dhe shumë kalorike.


KORRIKU
DASHURIA: Do të kërkoni me të gjitha mënyrat për të bindur partnerin për të kënaqur një dëshirë tuajën dhe të mos pranoni vështirësitë e tyre.
PUNA: Do të zgjidhni me zgjuarsi problemet tuaja dhe do të ndiheni krenar që nuk i keni kërkuar ndihmë askujt.
SHËNDETI: Mirëqenie psikologjike, sidomos pas injorimit të problemeve të vogla.


GUSHTI:
DASHURIA: Do të merrni vendime të përbashkëta dhe do të keni mjaft fantazi, e cila do ta ndriçojë lidhjen tuaj gjatë kësaj faze.
PUNA: Do të zhvilloni ide të shkëlqyera, të cilat do të bëjnë të mundur rritjen ekonomike dhe rigjetjen e qetësisë.
SHËNDETI: Mund të ndjeni lodhje muskulore.
SHTATORI:
DASHURIA: Nuk do të jeni në gjendje të jeni në harmoni me personin e dashur dhe është e lehtë të krijohen mosmarrëveshje.
PUNA: Do të vendosni të ndërmerrni një mundësi punësimi, por do të jeni i kujdesshëm në zgjedhje.
SHËNDETI: Hani ushqime të lehta.


TETORI:
DASHURIA: Do të keni një kërkesë të madhe për qëndrueshmëri dhe do të kërkoni të jeni më i qartë në kërkesat tuaja ndaj partnerit.
PUNA: Kini kujdes në propozimet joshëse, por pak të qarta, sepse rrezikoni të humbisni dhe atë që keni.
SHËNDETI: Mund të ndiheni mjaft i lodhur.


NËNTORI
DASHURIA: Nuk duhet ta ekzagjeroni me komentet tuaja, pasi rrezikoni të prekni personin që dashuroni.
PUNA: Është e mundur një bashkëpunim i rëndësishëm që mund t’ju bëjë të shpresoni për të ardhmen e profesionit tuaj.
SHËNDETI: Mbani nën kontroll peshën tuaj.


DHJETORI
DASHURIA: Do të surprizoheni nga ëmbëlsia e partnerit tuaj dhe do t’i dedikoni gjithë vëmendjen tuaj.
PUNA: Kini kujdes nga mungesa e përqendrimit, pasi rrezikoni t’i bëni punët nga e para për shkak të harresës tuaj.
SHËNDETI: Do të keni nevojë për pushim.


Me Shenjën e Peshores janë: Xhuzepe Verdi, Luçano Pavaroti, Silvio Berluskoni, Zhan Klod Vandam, Mili Karluçi, Brixhid Bardo, Renato Zero, Katerinë Z. Xhons, Tarkan, Alfred Nobel, Mihael Balak, Monika Beluçi, Fridrih Niçe, Vladimir Putin, Keti Uinslet, Henri Uinkler, Majkëll Dagllas, Gjergj Fishta.





vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Horoskopi për vitin 2011 Empty Re: Horoskopi për vitin 2011

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 02, 2011 3:06 pm



Akrepi



Horoskopi për vitin 2011 U3_maradona1



Horoskopi për vitin 2011 U3_hillariKlinton

NJË VIT I SUKSESSHËM

Numrat tuaj me fat janë:
Mundësi suksesi për të lindurit e shenjës së Akrepit gjatë gjithë vitit lidhur me këta numra: 2, 23, 44, 67


Motoja juaj për 2011-n: Edhe problemet më të ndërlikuara kanë zgjidhje të thjeshta. (Oskar Uajld)

Shpenzime të paparashikuara në mars de prill
Ide fituese në gusht dhe tetor.
Kurajoja: Frika nuk ekziston, është e gjitha autosugjestion në lojë gjatë prillit dhe majit.
Tabu për t’u thyer: Thyeni tabutë në punë në janar dhe korrik dhe në lojë në prill dhe maj.
Nxitja: Do t’ju hidhen sinjale të vcmuara për mënyrën tuaj të sjelljes nga Demi nga qershori në korrik dhe nga Shigjetari nga shtatori në nëntor.


Pas një viti me shumë yje në favorin tuaj, do të keni një vizion më rozë për jetën, edhe pse jeni pesimist nga natyra. Do të arrini të kuptoni që jeta nuk është gjithmonë një shesh beteje, ku fitojnë më i forti apo strategu më i mirë. Jeta është e mbushur me ëndrra dhe shpresa, realitete objektive të thjeshta, të cilat të çojnë drejt lumturisë. Tani, me evenimentet që yjet kanë rezervuar për ju, mund ta jetoni jetën brenda kufijve të qetësisë. Një parashikim i tillë mund t’ju duket i mërzitshëm, por me kalimin e muajve do ta vlerësoni.

Jupiteri, prej 22 janarit deri më 4 qershor, do të sjellë përfitime në sferën e prakticitetit, atë të punës, shëndetit dhe hobeve. Edhe pse do të keni fat, do t’ju duhet të rishihni punën tuaj më me kujdes, pasi lodhja apo dëshira për të bërë më shumë punë sesa keni mundësi, do t’ju rrezikojë shëndetin. Nivelet e energjisë do të rriten dukshëm. Prej katër qershorit, Jupiteri do t’ju mbështesë maksimalisht dhe gjithçka lidhur me martesën, bashkëpunimet dhe çështjet ligjore do të zgjidhet. Ndikimi i tij mund të sjellë ngjarje të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj të përditshme, por edhe një rënie të humorit e një sens parehatie në situatat më të komplikuara dhe vonesa në fushën praktike.

Me Saturnin pas jush mund të përfitoni shumë avantazhe nëse do të dini të shihni brenda vetes dhe të zbuloni dëshirat tuaja më të zjarrta dhe motivimin më të thellë. Vetëm kështu mund të kuptoni çfarë ua ndalon ecjen përpara dhe për të gjetur një zgjidhje.

Kalimi i shkurtër i Neptunit tek Peshqit (nga katër prilli deri më katër gusht), do të ndikojë të lindurit në ditët e para të shenjës. Fantazitë dhe ëndrrat e dashurisë do të realizohen dhe kreativiteti do të shfaqet në nivelet më të larta. Të lindurit midis 20 dhe 22 nëntorit nga gushti do të mund të ndjejnë ndikimin e planetit, i cili do të rikthehet tek Ujori dhe do t’ju duhet të kenë kujdes nga periudha paqëndrueshmërie sentimentale.

Kalimi i Plutonit do të jetë mjaft pozitiv dhe do të ndikojë gjatë vitit 2011 të lindurit e katërditëshit të parë të nëntorit, do t’ju dhurojë atyre një ngarkesë të madhe energjie dhe një kapacitet për të zgjidhur problemet e së shkuarës, të cilat zvarriten që nga fëmijëria. Ndikime të mira do të keni edhe për jetën tuaj profesionale. Ndikimi i saj do të jetë pozitiv edhe për sferën erotike; më në fund mund ta jetoni seksualitetin tuaj pa kufizime apo frikëra të së pandërgjegjshmes. Është një periudhë, e cila duhet shfrytëzuar nga ana juaj, duke vepruar dhe jo duke pritur që t’ju vijë nga qielli.

Të lindurit e dhjetëditëshit të parë (nga 23 tetori e deri më 1 nëntor). Idetë dhe strategjitë për të përmirësuar jetën tuaj, sidomos atë profesionale dhe sentimentale, nuk do t’ju mungojnë. Edhe me disa vështirësi ndërmjet verës dhe vjeshtës do të merrni atë që dëshironi.

Të lindurit e dhjetëditëshit të dytë (nga 2 deri më 12 nëntor) urtësia e Saturnit që ndodhet pas jush do t’ju shërbejë për të mos vepruar me impulsivitet. Do të bëni zgjedhje të vështira, por të cilat do t’ju dhurojnë një rezultat përfundimtar mjaft pozitiv.

Të lindurit e dhjetëditëshit të tretë (nga 13 deri më 22 nëntor) Siguria në vetvete dhe një ngritje e humorit do t’ju bëjnë të përballoni më së miri fërkimet me kolegët apo familjarët. Duke eliminuar ndjenjat e hakmarrjes do të jetoni në harmoni me ata që ju duan me të vërtetë.

Objektivi i vitit: të vazhdoni të jetoni në lartësinë e vitit të shkuar, të vetëdijshëm që jeta përbëhet edhe nga kënaqësitë dhe jo vetëm nga betejat.

DASHURIA
Perspektiva planetare është ngushëlluese. Jupiteri, i ndodhur gjithmonë në anën tuaj, do t’ju sigurojë që raporti në çift të përjetojë momente të paharrueshme. Do të forcohet mirëkuptimi në çift, do të thellohet dialogu dhe projektet do të marrin formë dhe janë gjithnjë e më tepër të arritshme. Plutoni mund të shtojë xhelozinë, kështu që evitoni të stresoni partnerin tuaj. Mos jini posesivë. Nga marsi deri në mes të prillit, Marsi mund të sjellë ndonjë zënkë, prandaj përdorni logjikën! Nëse e keni zemrën e lirë dhe doni ta mbyllni me vetminë, keni mundësi të mëdha për të shfrytëzuar në favorin tuaj: Afërdita, planeti i dashurisë, ju shkel syrin dhe ju ofron në një pjatë të argjendtë mundësi të shumta gjatë gjithë vitit. Në muajt e parë të vitit do të shpërthejë pasioni, në mars nuk do t’ju mungojë ndonjë tension dhe përballjet me partnerin gjithashtu, por në prill gjithçka do të ndryshojë. Qershori do të jetë shumë i ëmbël; vera nuk do të jetë e gjitha e qetë, evitoni zënkat. Nga shtatori në dhjetor, rruga juaj hapet dhe çdo gjë do të jetë e shkëlqyer. Edhe tetori duket mjaft premtues!


PUNA
Pjesa e parë e vitit është në favorin tuaj, Jupiteri është gjithmonë bujar me ju dhe mbështet karrierën tuaj, aktivitetin tuaj dhe ju premton sukses. Në këtë periudhë është e lehtë për të marrë një ngritje në detyrë, një kontratë premtuese dhe është e mundur që aftësitë tuaja të mund të vlerësohen në mënyrën e duhur. Nga gushti e tutje, Jupiteri do të ndërrojë shenjë dhe, edhe pse jeni nën vëzhgimin dhe mbrojtjen e tij, rezultatet nuk do të jenë gjithmonë të menjëhershme apo të dukshme. Jupiteri dhe Plutoni do të punojnë pozitivisht për ta bërë punën tuaj sa më frytdhënëse. Nëse po kërkoni një punë, duhet të nxitoni shpejt, keni një Jupiter i cili premton t’ju ndihmojë të zgjidhni aktivitetin më të përshtatshëm për ju, do të favorizojë kontaktet me firmat të cilat janë në kërkim të bashkëpunëtorëve me karakteristikat tuaja. Nga gushti e më tej, do të favorizoheni nëse keni vendosur të zbrisni në fushë i vetëm dhe për të përballuar një eksperiencë si profesionist i lirë.


PARATË
Paratë janë të garantuara, më pak të favorizuara do të jenë investimet ekonomike dhe spekulimet financiare. Nëse punoni, paratë do të jenë me ju, por gjithsesi duhet të planifikoni shpenzimet. Kini kujdes në muajin në të cilin do të bëni bilancet, pasi do të keni ngjarje të paparashikuara. Kini kujdes në muajin e prillit, pasi situata ekonomike nuk do të jetë brilante, por në korrik do t’ju duhet të mbani frymën. Në dhjetor mund të planifikoni më mirë situatën e vitit të ardhshëm. Viti 2011 duhet jetuar me kujdes pa punuar jashtë orareve dhe pa humbur pamjet e situatave.


SHËNDETI
Mund të lëvizni sa të doni, do të keni energji dhe forcë për ta përfshirë në jetën tuaj të përditshme. Ndiheni i fortë dhe që prej muajit gusht lëvizni rremat në barkën tuaj. Por mund të ndodhë që nga ajo datë e më tej të ndryshojë skenari. Lodhja, stresi mund të jenë të pranishme, prandaj dëgjoni paralajmërimet e trupit tuaj dhe bëni analiza të përgjithshme. Kini kujdes sidomos ju që ju pëlqen “ekzagjerimi” në tavolinë!


JANARI
DASHURIA: Duhet të jeni i kujdesshëm të mos e teproni me xhelozinë, prandaj përpiquni që të gjeni harmoninë dhe një përballje më të qartë dhe të drejtpërdrejtë me partnerin.
PUNA: Duhet t’i jepni përgjigje dikujt dhe doni të krijoni përshtypjen e të qenit i përgatitur.
SHËNDETI: Hani ushqime të pasura me vitamina.


SHKURTI
DASHURIA: Është e mundur një dashuri kalimtare, e cila do t’ju bëjë të jetoni një moment të thellë dhe të paharrueshëm.
PUNA: Kjo fazë do të jetë stresante dhe nuk do të keni mundësinë për të bërë pushime. Përpiquni të mos mërziteni.
SHËNDETI: Mund të përjetoni një lodhje të lehtë.


MARSI
DASHURIA: Nuk duhet të ofendoheni nëse partneri juaj kërkon më shumë liri, kërkoni ta kuptoni këtë me kërkesat tuaja.
PUNA: Një iniciativë e juaja do të vlerësohet nga një shef i juaji, i cili më parë ju ka kritikuar.
SHËNDETI: Kujdes me ushqimet e yndyrshme.


PRILL
DASHURIA: Do të jeni shumë simpatik dhe do të keni mundësi për të pasur vëmendjen e një personi tërheqës.
PUNA: Do të rimerreni me një hobi, të cilin e kishit lënë pas dore dhe do të zbuloni që mund të shndërrohet në një profesion.
SHËNDETI: Formë fizike e mirë.
MAJ
DASHURIA: Gjatë një daljeje me miqtë do të keni mundësinë për të ritakuar një person, i cili ka shumë rëndësi për ju.
PUNA: Duhet të lini mënjanë entuziazmin dhe të impenjoheni më shumë në punët e së përditshmes.
SHËNDETI: Natën duhet të bëni banja tonifikuese.


QERSHORI
DASHURIA: Nuk do të hezitoni para asgjëje, sepse do të jeni i bindur se do të merrni vendimin e duhur.
PUNA: Do të jetë një fazë pozitive e me shumë surpriza dhe do të keni mundësinë për të qenë interesant e për të arritur objektivat tuaja. Të reja të shkëlqyera nëse jeni në kërkim të një pune të re.
SHËNDETI: Dedikojuni një sporti në grup.


KORRIKU
DASHURIA: Një kritikë, e cila mund të vijë nga një njohje e juaja, rrezikon të vendosë në diskutim raportin tuaj afektiv. Mos ua vini veshin thashethemeve.
PUNA: Do të keni fitime të kënaqshme mbi të gjitha nëse jeni profesionist i lirë. Nëse punoni si i punësuar, do të gjeni mënyrën për të sqaruar një mosmarrëveshje.


GUSHTI
DASHURIA: Një dashuri e re do të shfaqet në horizontin tuaj dhe do të keni mundësinë ta përjetoni me entuziazëm.
PUNA: Gjatë kësaj faze do t’ju duhet të shfrytëzoni një mundësi, e cila nuk do të mund t’ju jepet më për një kohë të gjatë.
SHËNDETI: Relaksohuni me joga.
SHTATORI
DASHURIA: Do të keni një sjellje pozitive dhe iniciativat tuaja do të merren seriozisht në konsideratë nga personi që dashuroni.
PUNA: Nuk do të keni asnjë mundësi për të bërë pushime, por do të arrini të realizoni objektivat tuaja.
SHËNDETI: Nëse është e mundur lejojini vetes një pushim, ndoshta në mal.


TETOR
DASHURIA: Do të jeni i mbushur me optimizëm dhe do të kaloni një fazë të ëmbël dhe romantike së bashku me një njohje të re.
PUNA: Do të keni një rritje rroge ose një lajm që do t’ju sjellë në humor.
SHËNDETI: Do t’ju duhet të bëni kujdes nga ndryshimet e temperaturës.


NËNTORI
DASHURIA: Mos u tregoni problemet tuaja personave pak të besueshëm.
PUNA: Do të keni mundësinë për të përmirësuar imazhin tuaj profesional falë këshillave të një miku.
SHËNDETI: Është i nevojshëm më shumë pushim.


DHJETORI
DASHURIA: Do t’i gëzoheni një oferte nga ana e partnerit tuaj në lidhje me një pushim të shkurtër.
PUNA: Do të keni një periudhë të mrekullueshme në sferën profesionale dhe do të vlerësohen përpjekjet e meritat tuaja.
SHËNDETI: Reduktoni konsumin e ushqimeve të skuqura.


Me Shenjën e Akrepit janë: Perandori Tiberius, Pablo Pikaso, Eros Ramazoti, Xhulia Roberts, Leonardo Di Kaprio, Maria Antoneta, Volter, Princi Çarls, Kondoliza Rajs, Hilari Klinton, Maradona, Meg Rajan, Kristofer Noth, Demi Mur, Alen Delon, Xhodi Foster.



Shigjetari



Horoskopi për vitin 2011 U3_kos-rugova



Horoskopi për vitin 2011 U3_britney-spears-20050625-49625

Një numër i madh mundësish



Numrat me fat:
Mundësitë e suksesit për të lindurit e Shigjetarit gjatë gjithë vitit lidhur me këto numra : 7, 9, 76, 88.


Motoja juaj për 2011-ën: Nëse keni ëndërruar gjëra, që në pamje të parë janë dukur të parealizueshme, nuk keni gabuar: ato kanë vendin e tyre. Tani filloni të hidhni themelet për t’i realizuar. (Devid Terau, mendimtar dhe poet amerikan)

Shigjetarëve u pëlqen të rrezikojnë, u pëlqen paparashikueshmëria e gjërave dhe e situatave. U pëlqen optimizmi dhe të parit larg. Këto karakteristika i ndihmojnë për të dalë edhe nga situatat më të vështira, me një lehtësi të madhe. Dhe sigurisht, ju kanë ndihmuar për të dalë i paprekur nga shakatë që Jupiteri dhe Urani ju kanë bërë vitin që sapo kaloi. Në vitin me fat 2011 do të takoni pak pengesa. Të rrezikuarit do t’ju ndihmojë të fitoni. Nuk do të bini në kurthin e rrezikut dhe do të tregoheni të ekuilibruar e racionalë. Kjo sjellja juaj e re do t’ju bëjë të mundur një vlerësim të saktë lidhur me projektet më të rëndësishme, sidomos në sferën sentimentale.

Duke analizuar kalimet e planetëve në shenjën tuaj, shihet se nga 22 janari deri më katër qershor, Jupiteri do të jetë në një pozicion avantazhi. Planeti euforik do t’ju bëjë të fluturoni lart dhe do të lehtësojë të gjitha llojet e lidhjeve, sidomos ato të dashurisë. Pjesa e parë e vitit të ri do të jetë periudha e duhur për lidhjet e dashurisë, për të tentuar fatin në lojë dhe për t’u kënaqur e duke vënë në jetë vepra. Në pjesën e dytë, Jupiteri ju dhuron më shumë gjallëri në fushën profesionale, sidomos për të punësuarit. Do të dalin në pah edhe fushat e kohës së lirë dhe të shëndetit.

Mërkuri, planeti i intelektit, i marrëveshjeve dhe udhëtimeve të shkurtra, do të jetë për disa muaj në favorin tuaj. Ky planet do t’ju shtojë aftësitë intelektuale, intuitën dhe nuhatjen e marrëveshjeve. Do t’ju mjaftojë një fjalë për të kuptuar domethënien e çdo situate, një shikim për të deshifruar ndjenja e mendime, dhe një çast reflektimi për të zgjedhur rrugën e duhur.

Të lindurve në dhjetëditëshin e dytë, Saturni do t’u ofrojë frytet e tij të cilat do të jenë: një vizion më i qartë i projekteve për jetën, një sens më të ekuilibruar të veprimeve tuaja dhe jo të ndikuar nga impulsiviteti apo gjendja shpirtërore e momentit. Planeti i mençur do t’ju transmetojë një siguri të qëndrueshme në vetvete dhe cilësitë tuaja. Nuk do të mungojë dinamizmi, inteligjenca dhe urtësia me të cilat do të zgjidhni probleme dhe më radikale.

Urani ju favorizon nga 12 marsi, deri për shtatë vjet. Në 2011 do të prekë të lindurit e ditëve të para të shenjës, duke stimuluar dëshirën për të ndryshuar, përmirësuar të ardhmen, duke hedhur pas shpatullave të gjitha situatat e rënda për t’u rihedhur drejt horizonteve të reja, sidomos nëse flitet për horizonte sentimentale. Dashuri të papritura.

Dhjetëditëshi i parë (nga 23 nëntori-1 dhjetor). Vit me risi. Do të putheni nga fati dhe do të mund të arrini gjithçka me lehtësi.
Dhjetëditëshi i dytë (nga 2-11 dhjetor). Fat dhe ekuilibër. Ngjarjet me fat nuk do të mungojnë dhe do të dini t’i zgjidhni me urtësi. Do të jeni në kushtet perfekte për të shfrytëzuar çdo mundësi profesionale, pa harruar qe ekziston dhe dashuria.
Dhjetëditëshi i tretë (nga 12-22 dhjetor). Yjet e vitit 2011 do t’ju bëjnë një person të besueshëm, ku do të arrini të fitoni simpatinë e të tjerëve dhe ndihmën konkrete nga njerëz që ju vlerësojnë dhe ju duan.


Objektivi i vitit: Të dashuroni, të nxirrni në pah rritjen personale nëpërmjet eksperiencave të reja dhe të arrini projektet të nivelit superior.

DASHURIA
Viti 2011 nuk është një vit vetëm i qetë: Saturni, në shtëpinë e shtatë të martesës, në kundërshtim me Plutonin, i cili kalon në shenjën tuaj, mund të vendosin një mirëkuptim më të madh midis atyre çifteve të cilët janë shumë të dashuruar dhe kanë marrëdhënie të fortë, në të kundërt mund t’u hapin rrugë mosmarrëveshjeve në çiftet e tjera. Përsa i përket çifteve në krizë, nuk është e thënë që lidhja juaj të mos marrë rrugë pozitive. Nga një diskutim i thjesht mund të gjeni pikën e takimit për të ndërtuar lidhjen tuaj dhe një të ardhme të re. Nëse bëni pjesë në grupin e shpirtrave të vetmuar, e keni kuptuar që nuk është e lehtë për të gjetur shpirtin binjak. E megjithatë, mundësitë nuk kanë për t’ju munguar; ndoshta nuk janë kaq të shpeshta, por ekzistojnë. Saturni, në marrëdhënie të shkëlqyer me Afërditën, Mërkurin dhe Marsin, do të bëjë të mundur që kërkimet tuaja të rezultojnë në mundësi shumë pozitive në këtë fushë. Harmonia midis këtyre planetëve do të zhvillohet në momente të ndryshme gjatë gjithë vitit, prandaj përpiquni, sepse kush nuk përpiqet do të dalë i humbur. Muajt e dimrit do t’ju dhurojnë ndërgjegjësim dhe më shumë siguri; Marsi do të jetë një muaj i ëmbël për t’u jetuar me intensitet. Maji është shumë i komplikuar dhe do të jetë e lehtë për të gabuar. Nga ana tjetër, vera do të jetë bujare dhe do të dhurojë momente të paharrueshme. Vjeshta do të sjellë konfuzion e pasiguri, ndërsa dhjetori do të jetë i shkëlqyer.


PUNA
Jeta profesionale do të ndryshojë dhe ndoshta do të filloni punë dhe zgjidhje të reja. Saturni kalon në shtëpinë e shtatë dhe nënvizon se ndryshimet do të jenë të pranishme, sidomos nëse keni aktivitet personal. Mos përjashtoni mundësitë për të nënshkruar kontrata të reja, të ndryshoni partnerë ose sektorë. Nëse jeni i punësuar, ka mundësi që mund të filloni punë në një firmë apo sektor të ndryshëm nga ky aktual. Për të gjithë situata duket më e lehtë që prej gushtit, sepse Jupiteri ndërron shenjë dhe nga ky moment do të jetë për një kohë të gjatë mbrojtësi juaj. Kërkoni ndryshime në sektorin e punës? Mundësitë nuk do t’ju mungojnë, pasi Urani dhe Neptuni janë mjaft premtues dhe ju këshillojnë të kërkoni në sektorët e saktë të lidhur me komunikimin dhe sektorin informatik. Dy planetët premtojnë të lehtësojnë veprimet tuaja, të cilat do të jenë të shkëlqyera. Muajt e parë të vitit jetojini duke planifikuar zgjedhje të reja, duke vlerësuar me kujdes se çfarë të bëni. Shfrytëzoni pranverën për të përcaktuar zgjedhjet që do të bëni, sepse pas verës do të jeni ju protagonisti!


PARAJA
Mënyrën e shpenzimit të parave e keni nën kontroll. Si gjithmonë duhet të jeni i kujdesshëm, por Jupiteri ju siguron se që prej gushtit do të keni më shumë për të shpenzuar: më shumë hyrje të parave, do të lehtësoni gjendjen financiare nëse merrni kredi në bankë, për të ndërruar makinën ose për të blerë një shtëpi të dytë. Muajt e parë të vitit të ri do të jenë më pak bujarë me ju: qershori mund të jetë një muaj me përfitime dhe që prej verës mund të merrni frymë lirisht!


SHËNDETI
Pjesa e parë e vitit është më delikatja. Saturni, në kundërshtim me shenjën tuaj mund të krijojë ndonjë problem të vogël, si probleme të stinës së dimrit apo dhimbje reumatizmale. Nga gushti gjendja juaj do të ndryshojë me hyrjen e Jupiterit në shenjë, i cili do t’ju sjellë mirëqenie dhe dëshirë për të ngrënë më tepër. Kini kujdes me linjat. Energjia do të jetë shumë e lartë gjatë gjithë vitit.


JANARI
DASHURIA: Do të keni mundësinë të qartësoni disa gjëra, të cilat kishin krijuar probleme me lidhjen tuaj sentimentale dhe më në fund të gjeni harmoninë.
PUNA: Do të keni vështirësi të karakterit praktik, por do të dini t’i zgjidhni më së miri.
SHËNDETI: Hani ushqime të lehta dhe të tretshme.


SHKURTI
DASHURIA: Do të tundoheni t’i dorëzoheni një njohjeje të re, por duhet të përpiqeni të qëndroni me këmbë në tokë.
PUNA: Do të jeni i distancuar nga një koleg që iu ka penguar në një sipërmarrje të re.
SHËNDETI: Largoni nga vetja tensionin dhe nervozizmin me aktivitet fizik relaksues.


MARSI
DASHURIA: Do të jetë e lehtë të lidheni me një njohje të re, e cila/i cili do t’ju admirojë dhe do të magjepset pas buzëqeshjes suaj.
PUNA: Kujdesuni që të funksionojë gjithçka siç duhet, në të kundërt do të kaloni shumë kohë për të rregulluar gjërat.
SHËNDETI: Vishuni mirë dhe kujdes nga i ftohti.


PRILLI
DASHURIA: Do të ndiheni i lënë pas dore nga partneri dhe do të keni dëshirë të kompensoni me njohje të reja.
PUNA: Do t’ju duhet të shtrëngoni dhëmbët në një situatë të vështirë të fushës profesionale dhe do ju duhet të prisni kohë më të mira.
SHËNDETI: Mos e teproni me ëmbëlsira dhe me alkool.


MAJI
DASHURIA: Do të keni një energji të shkëlqyer pozitive dhe do të jeni shumë i disponueshëm kundrejt personit që dashuroni, të cilit do t’i bëni surpriza.
PUNA: Nuk do keni dëshirë për të pritur shumë kohë, por bëni kujdes: nga nxitimi mund të bëni një sërë gabimesh të pariparueshme.
SHËNDETI: Është më mirë të evitoni konsumin e alkoolit.


QERSHORI
DASHURIA: Është e mundur një kontradiktë falë ndryshimeve në mënyrë të të menduarit dhe kjo do ta vështirësojë raportin në çift.
PUNA: Do të keni tendencën për të kapërcyer rregullat dhe do të kaloni një fazë impenjimesh të reja.
SHËNDETI: Mos e teproni me pijet alkoolike.


KORRIKU
DASHURIA: Duhet të bëni kujdes të mos i shkarkoni streset tuaja tek personi që dashuroni dhe do të ishte më mirë të kërkonit ngushëllim tek ai/ajo.
PUNA: Do të ndërmerrni një iniciativë të re, por bëni kujdes.
SHËNDETI: Do të keni mirëqenie të brendshme.


GUSHTI
DASHURIA: Do të hakmerreni ndaj një personi që ju ka bërë të vuani në të shkuarën dhe kjo do të shtojë vetëvlerësimin tuaj.
PUNA: Kjo fazë do të jetë e qetë dhe harmonike. Do të keni mundësinë për të vendosur rregull përreth jush dhe do të sqaroheni me një koleg.
SHËNDETI: Relaksohuni.


SHTATORI

DASHURIA: Do të jeni shumë diskret në përballimin e një debati të rëndësishëm dhe kjo do të kënaqë partnerin tuaj.
PUNA: Do të jeni në gjendje të merrni vendime të rëndësishme, të cilat do t’ju lejojnë të përmirësoni gjendjen tuaj ekonomike.
SHËNDETI: Do të ndjeni një lodhje të lehtë.


TETORI
DASHURIA: Kjo periudhë parashikohet me fat, mbi të gjitha nëse jeni në kërkim të një dashurie të re.
PUNA: Edhe nëse nuk do të bini dakord me opinionet e të tjerëve, nuk duhet të jeni shumë ekspresivë.
SHËNDETI: Do të keni një energji të pashtershme.


NËNTORI
DASHURIA: Do të keni një takim intrigues dhe do të keni mundësinë për të vënë në pah vetitë tuaja prej gjuetari.
PUNA: Do të vendosni të mos punoni më shumë seç duhet dhe do të jeni mjaft i organizuar për të përballuar çështjet emergjente.
SHËNDETI: Përdorni çajrat qetësuese.


DHJETORI
DASHURIA: Do t’ia dilni t’i tregoni partnerit që jeni të qëndrueshëm dhe do të rikuperoni mundësitë e humbura kohët e fundit.
PUNA: Do të duhet të kërkoni të përqendroheni më shumë mbi detyrat tuaja, pasi kohët e fundit do t’i lini pas dore.
SHËNDETI: Do të keni tendencën për të qenë i stresuar.


Me Shenjën e Shigjetarit janë: iAntinous, Neroni (perandor romak), Frenk Sinatra, Brus Li, Nostradamus, Jozef Stalin, Bred Pit, Mark Tuejn, Britni Spiërs, Zhak Shirak, Xhim Morrison, Dalai Lama, Bet’hoven, Antoni Hopkins, Xhon Abraham, Xhonatan Kainer, Alisa Milano, Ibrahim Rugova., Adem Jashari, Petro Marko.



Bricjapi



Horoskopi për vitin 2011 U3_costner



Horoskopi për vitin 2011 U3_u3_Eliza-3-eliza-dushku-221533_1024_768

TRANSFORMIM NË PROCES

Numrat
me fat:
Mundësi për sukses për të lindurit e Bricjapit, gjatë të gjithë vitit, të lidhura me këta numra 3, 13, 27, 42.
Numri juaj magjik do të jetë 59.


Motoja juaj për 2011-n: I gjithë arti i të jetuarit është një miks mes durimit dhe moskokëçarjes. (Havelok Elis, seksolog anglez)

Shpenzime të paparashikuara, në shkurt dhe në tetor
Ide fitimprurëse, në qershor dhe korrik
Kurajoja: në shpirtin tuaj, një kurajo e re pret të dalë në korrik
Tabu për të thyer: në punë në shkurt e maj, në lojë në qershor e korrik
Inkurajimet: fatsjellësi do të serviret disa prej bricjapëve nga janari në korrik, e për disa të tjerë nga tetori në nëntor, për t’ju sjellë më tej indikacione të çmuara për mënyrën e sjelljes.


Çdo herë që ke patur zotërim të plotë mbi vetveten, mbi cilësitë e tua, nuk ke bërë gabime, nuk ke dështuar. Dhe është kjo që do të bëni dhe në vitin e ri. Do të nxjerrësh në pah aftësinë tënde të jashtëzakonshme për të vëzhguar, për të marrë vendime, pa lejuar presionet e momentit që të shkatërrojnë atë çka ju jeni munduar për një kohë të gjatë, për të arritur qëllimin e lakmuar.
Nga 22 janari deri në 4 qershor, Jupiteri në një kuadraturë armiqësore do të sjellë disa shqetësime, pakënaqësi apo bezdi, ose dhe vështirësi në familje. Si në dashuri, ashtu dhe në punë, drejtimi që do të ndiqni do të jetë përulësia dhe respektimi rigoroz i rregullave. Kjo do t’ju lejojë të vazhdoni pa forma qesharake të ekzaltimit. Kjo mënyrë e juaja e të sjellurit do të vlersohet para ardhjes së verës, ku Jupiteri që deri në atë moment ju ka dëmtuar, do t’iu hapë rrugën drejt suksesit në dashuri dhe jetë. Pasuri të qëndrueshme gjatë tre muajve të fundit të vitit.
Saturni, një tjetër element shqetësues, do të shtyjë ata të lindur në dekadën e dytë për një reflektim më të fokusuar dhe më të thellë në disa punë dinamike. Në periudhën mars-maj, avancimi në karrierë është bllokuar nga vonesat e pengesat që nuk janë gjithmonë të lehta për t`u anashkaluar. Mos jini kokëfortë e mos merrni drejtime të njëanshme. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet të gjeni një kompromis. Ky nuk është një turp!
Kush ka lindur në ditët e para të kësaj shenje, do të përballet me presionin e kuadraturës së Uranit për të vepruar me impuls e për të ndryshuar kursin papritur. Jo gjithmonë mbërrihet në portin që keni pritur, kështu që do të ishte veprim i mençur të mendoheni mirë para marrjes së çdo vendimi.
Plutoni në shenjë, që do të fokusohet kryesisht në të lindurit e fillim janarit, do të sjellë disa transformime në qendrën e jetës së këtyre Bricjapëve. Metamorfoza qëndron në ajër prej disa kohësh, në 2011 ndryshimet e lëna pezull do të arrijnë të maturohen. Ju do të arrini të përmirësoni dhe të ndryshoni çdo situatë të nderë që sjell me vete tension. Dhe do të gjeni guxim për të ndjekur ëndrrat tuaja më ambicioze.


Dekada e parë (nga 22 deri në 31 dhjetor)
Ju duhet të fitoni një qëndrueshmëri të tillë që vështirësitë e pranverës të mos ju trembin. Me qetësinë dhe me autoritetin që ju karakterizon, do të dini të shikoni përpara.


Dekada e dytë (nga 1 deri në 10 janar)
Yjet do të të vënë në provë. Do të pranosh sfidën dhe në vjeshtë do të dalësh fitues.


Dekada e tretë (nga 11 deri në 20 janar)
Një vit pa ngjarje të mëdha, pa rrezik ose improvizime, në të cilat do të mbjellësh për të marrë frutet në vitin e ardhshëm.


Objektivi i vitit: të ruash qetësinë për mos të humbur pozicionet e fituara. Shijo gëzimet e dashurisë nga vera e tutje.
Dashuria
Jupiteri deri në 1 gusht kalon në shtëpinë e shtatë dhe premton gjëra të mëdha. Jeta dashurore paraqitet e ëmbël dhe shumë e dobishme, por ju duhet të bëni mirë llogaritë me Saturnin, i cili në disa raste mund të vërë dhe shkopinj në rrota dhe ta bëjë më të vështirë marrëdhënien në çift. Mos u shqetësoni nëse lidhja është e qëndrueshme, mund të shohë përpara me qetësi të madhe, në të kundërt duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje për të nderqur mardhënien tuaj. Beqarët e kësaj shenje mund të mbështeten tek ndihma premtuese e Jupiterit, në qoftë se jo çdo gjë do të shkojë në drejtimin e dëshiruar, gjithsesi do të përjetoni momente të bukura, të paharrueshme. Përveç Jupiterit, keni dhe Venusin aleat të fortë në anën tuaj. Disa vështirësi të kalueshme mund të hasni rreth fillimit të pranverës, por me kalimin e javëve, gjithçka do të mbarojë. Muajt maj dhe qershor do të jenë dy momente të këndshme, të ëmbla dhe në to erosi do të jetë i shkruar me shkronja të arta. Vera do të konsolidojë ekonominë shtëpiake, vetëm nga vjeshta do të ndiheni pak të lodhur dhe rutina do të fillojë të vihet re. Marrëdhëniet që janë tashmë në krizë, kanë të ngjarë të thyhen, të shpërbëhen … ndoshta është koha për t’u tërhequr, e të marrësh iniciativën për të bërë zgjedhje të reja për të ardhmen. Në dhjetor kthehet qetësia: ju do të prisni për të përshëndetur Vitin e Ri në krahët e të dashurit, do të jetë një arritje e madhe!


Puna
Ju keni Jupiterin në fushën e shtatë: një aleat i madh që ju ndihmon për të çuar përpara e për të ndjekur me ngulm punën dhe biznesin tuaj. Ju mund të arrini rritje në detyrë apo të ndërmerrni iniciativa të reja në grupe apo dhe vetëm. Për t`iu ndihmuar është dhe Saturni, i cili është tranzit në shtëpinë tuaj të gjashtë për të konfirmuar se këmbëngulja juaj dhe angazhimi do të shpërblehen. Duhet të themi se mbështetja e Saturnit mund të jetë më pak e dukshme, më pak e menjëhershme, por do të jetë konstante. Mos u zemëroni, nëse projektet tuaja nuk do të fillojnë në kohën e dëshiruar. Duken të mira perspektivat nëse jeni duke kërkuar për një punë, ju keni të njëjtat “planete” që punojnë për t’ju dhënë shans të madh për t’u konsoliduar diku. Urani dhe Neptuni në shtëpinë tuaj të dytë garantojnë që të ardhurat ekonomike të lidhura me punën do të jenë të kënaqshme. Nga dimri në verë do të keni suksese në rritje. Në muajt e dimrit ju mund të nënshkruani kontrata të reja, të kërkoni rritjen e pagës. Vjeshta do të jetë e pasur me suksese, mirënjohje dhe kënaqësi të mëdha personale!


Paratë
Nisuni i qetë, keni përpara një vit pozitiv. Situata ekonomike është e sigurt, por nuk duhet të nënvlerësoni pozitën e kundërt të Jupiterit për shtatë muajt e parë të vitit. Është e vërtetë se Urani dhe Neptuni në shtëpinë e dytë janë një garanci, edhe pse ka të ardhura, ju nuk mund ta teproni. Gjithsesi … mos u bëni merak nëse keni investime ose kredi në bagazhet tuaja, pas 1 gushtit nuk do të gjeni asnjë rezistencë … gjithçka do të jetë më e lehtë. Kështu dhe investimet do të jetë më të frytshme e më të dobishme!


Shëndeti
Yjet do të mbrojnë formën tuaj fizike. Saturni, në shtëpinë e gjashtë simbolizon dhe shëndetin, megjithatë, ka të ngjarë që të ndikojë dhe në humorin tuaj, por ju duhet të reagoni dhe keni për t’ia dalë mbanë. Kushtojini rëndësi ushqyerjes, mos e ngarkoni më kot stomakun, largoni toksinat nga organizmi dhe bëni pak pushime. Një aktivitet modest fizik do t’ju ndihmojë për të djegur çrregullimet metabolike, do të jetë më mirë dhe për kyçet e muskujt. Fiziku juaj “përgjigjet” mirë dhe në verë do të shkojë edhe më të mirë!


Janari
DASHURIA: Ju do të keni një shpirt optimist dhe do të mundoheni t’i mbani larg mendimet negative, kjo ju ndihmon dhe në marrëdhënien tuaj.
PUNA: Punët do t’ju venë më së miri, aq më tepër nëse merreni me punë të pavarur. Duhet të bëni përpjekje për të kapërcyer përtesën.
SHENDETI: Kini kujdes nga kaloritë e shumta!


Shkurti
DASHURIA: Do t’ju duhet të shmangni përplasjet dhe të bindni personin e zemrës, që jeton një fazë delikate.
PUNA: Do t’ju jepet një mundesi e mirë, por duhet të vlerësoni çdo ndryshim të vogël.
SHENDETI: Dhurojini vetes më shumë relaks.


Marsi
DASHURIA: Mos u bëni i bezdisshëm, aq më tepër kur kurioziteti juaj keqkuptohet si kontroll.
PUNA: Është i mundshëm një argument i ndezur me një koleg, i cili shpesh ndërhyn në çështjet tuaja personale.
SHENDETI: Mbulohuni mirë para se të dilni.


Prilli
DASHURIA: Nuk duhet të lini përtesën të fitojë mbi ju dhe të ndiqni këshillat e partnerit, është një kohë që duhet ta jetoni jashtë.
PUNA: Ju do të keni mjaft për të bërë dhe koha do të kalojë shpejt. Mundohuni të mos e ngarkoni shumë veten.
SHENDETI: Ju do të jeni në gjendje të mirë dhe mund të përfshini këtu dhe miqtë tuaj.
Maji
DASHURIA: Do të zgjidhni një situatë, që kohët e fundit ju ka sjellë shqetësime, duke folur hapur me partnerin tuaj.
PUNA: Do të përballeni me një eprorin tuaj, me një vendosmëri të madhe dhe këmbëngulje, e kjo do të vlerësohet për sigurinë dhe profesionalizmin tuaj.
SHENDETI: Kini kujdes nga stresi.


Qershori
DASHURIA: Ju do të keni një mundësi për të kapërcyer pasigurinë tuaj dhe do t’i propozoni një personi që ju tërheq shumë.
PUNA: Do të përballeni me një situatë të vështirë në sferën profesionale.
SHENDETI: Shmangni pijet alkoolike.


Korriku
DASHURIA: Do të jeni në harmoni me partnerin, do të arrini t’u jepni formë nevojave tuaja dhe do të gjeni përkrahje.
PUNA: Kjo fazë rezulton të jetë shumë e favorshme, ju do të keni mundësi për të rritur të ardhurat tuaja.
SHENDETI: Kontrolloni gjendjet e ankthit.


Gushti
DASHURIA: Ju do të keni të bëni me një partner që do t`ju përfshijë edhe ju në nismat e tij.
PUNA: Ju do të fokusoheni shumë në kryerjen e detyrave tuaja dhe përveç kësaj, një krijimtari e madhe do t’ju bëjë të veçantë.
SHENDETI: Do të keni një energji të madhe për të jetuar.
Shtatori
DASHURIA: Ju do të merrni një thirrje telefonike nga një person i dashur, që ju do t’u japë sugjerimet e tij të vlefshme lidhur me marrëdhënien tuaj emocionale.
PUNA: Do t’ju duhet të vlerësoni alternativat që do t’ju paraqiten. Kujdes, mund të fshehin rrezik!
SHENDETI: Nivel maksimal energjie.


Tetori
DASHURIA: Do t’ju duhet të zgjidhni mes dy njohjeve të reja, por do të kërkoni ndihmë dhe këshilla tek një mik i juaji.
PUNA: Nëse do të ndiheni të frikësuar që nuk jeni në lartësinë e duhur për një punë të re, kërkoni ndihmë nga një koleg!
SHËNDETI: Formë shumë të mirë fizike.


Nëntori
DASHURIA: Do të jeni me humor të lëkundshëm, për shkak të një vendimi të marrë nga partneri juaj, me të cilin ju nuk jeni dakord.
PUNA: Duhet të evitoni të ankoheni për të shkuarën, por të përvishni mëngët e të gjeni qetësinë e dikurshme.
SHENDETI: Praktikoni sportin tuaj të preferuar.


Dhjetori
DASHURIA: Do të habiteni nga qëndrimi i personit të dashur dhe do të ndjeheni me fat që e keni takuar atë.
PUNA: Do të keni fantazi dhe kreativitet; do të sillni risi në të përditshmen tuaj, të cilat do të merren si shembull.
SHENDETI: Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje kujdesit për trupin.


Me Shenjën e Bricjapit jane¨: Isak Njuton, Elvis Presli, Adriano Çelentano, Domeniko Modunjo, Stalini, Zhan d’Ark, Riçard Nikson, Kepler, Mark Antoni, Kleopatra e Egjiptit, Riki Martin, Mikael Shumaker, Kevin Kostner, Mel Gibson, Eliza Dushku, Zherar Depardië, Orlando Blum, Nikolas Keixh, Denzel Uashington.





vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Horoskopi për vitin 2011 Empty Re: Horoskopi për vitin 2011

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 02, 2011 3:12 pm



Ujori



Horoskopi për vitin 2011 U3_Sarkozy_300



Horoskopi për vitin 2011 U3_shakiranato

NË KËRKIM TË RISIVE

Numrat me fat:
Për të lindurit në shenjën e Ujorit, gjatë gjithë vitit, fati mund të jetë i lidhur me këto numra: 1, 16, 32, 45.


Numri juaj magjik
do të jetë 73.


Motoja juaj për 2011-ën: Një degë e çmendurisë zbukuron pemën e urtësisë dhe dijes. (A. Morandoti)

Shpenzime të papritura në qershor dhe tetor.
Ide fitimprurëse në gusht dhe nëntor.
Kurajo: Do kuptoni se brenda keni më shumë seç mund ta kishit menduar, konkretisht gjatë muajve gusht dhe shtator.
Tabu për t’u thyer: Në punë gjatë muajit janar dhe tetor, ndërsa në lojë gjatë shtatorit dhe tetorit.
Inkurajimet: Fati do të përdorë një person të shenjës së Virgjereshës nga muaji qershor deri në korrik dhe një tjetër person të shenjës së Demit nga shkurti në korrik, për t’ju ofruar sinjale të vlefshme sjelljeje.


Viti i ri konfirmohet si një periudhë pozitive, me një riliev që do flasë në favorin tuaj. Yjet do të të ndihmojnë me doza fati, kthejlltësi mendore, zgjuarsi dhe shpirt kreativ, të cilat do të të japin atë marsh më shumë për të arritur suksesin personal. Vështirësitë nuk do të të frikësojnë, aq sa edhe në momentet më të errëta të parashikuara për fundin e majit dhe në atë të tetorit, ti do të vazhdosh i bindur drejt realizimit të projekteve të tua.
Muajt e parë të 2011 do të jetë shumë të favorshëm për ty, sepse do të jetë Jupiteri që do të të mbrojë në analogjinë komunikative, në krijimin e kontakteve dhe miqësive të reja, jetën shoqërore, udhëtimet e shkurtra e deri në marrëdhëniet me komshinjtë. Mes marsit dhe majit Jupiteri do të ndihmohet edhe nga mirësia e Mërkurit, i cili do të shtojë dozën e kapaciteteve të tua, për të qenë në sintoni me gjithçka që të rrethon, të shprehësh në mënyrën më të mirë kapacitetin komuniktiv, në studime dhe në mbylljen me sukses të bizneseve.
Nga 4 qershori Jupiteri do të pozicionohet në një aspekt negativ në lidhje me gjithçka që të rrethon, por pikërisht atëherë duhet të impenjohesh të ruash atë çka ke arritur. Do të jetë mirë të planifikosh për muajin korrik e tetor një shpenzim për shtëpinë dhe familjen, sepse do të hasësh disa probleme në punë dhe disa vonesa në pagesa.
Tranziti pozitiv i Saturnit do të shkojë në avantazh të atyre që kanë lindur në dhjetëditëshin e dytë të kësaj shenje. Planeti i begatë dhe racional do të të ndihmojë të sistemosh disa kontekste të çrregullta, do të forcojë pozicionin tënd, do të hedhë poshtë dyshimet, do të të kthjellojë mendjen, do të të bëjë të fitosh sfidat me rivalët e tu, sepse do të dijë të të bëjë më kurajoz kundrejt lëvizjeve të tua. Pra, me pak fjalë do të hedhësh hapa pozitiv në të gjitha drejtimet. Do të ecësh nëpër një rrugë të ndritur, të re, larg asaj që ke përjetuar deri tani dhe shumë pranë lumturisë tënde.
Urani është planeti i kreativitetit, i origjinalitetit të ideve të tua. Parakalimi i tij në shenjën tënde do të të forcojë pozitat e tua në punë, por më fatlumët do të jenë ata që kanë lindur në ditët e para të kësaj shenja, sepse do të kenë mundësinë të arrijnë thuajse menjëherë objektivin që i kishin caktuar vetes.
Ndërkohë, Neptuni për disa muaj të kësaj shenje do të zhvillojë impulse kreative të atyre që kanë lindur mes 17 dhe 19 shkurtit.


Dekada e parë (nga 21 deri në 30 janar)
Pjesa e parë e vitit, por edhe nëntori e dhjetori, periudha në të cilën intuita dhe jeta shoqërore do të të ofrojnë raste fantastike për të avancuar në fund dhe në marrëdhënien shoqërore, por edhe disa shpenzime të papritura për shtëpinë dhe familjen.


Dekada e dytë (nga 31 janari në 9 shkurt)
Idetë e tua të arta dhe gjeniale do të bëjnë të marrësh vendime të guximshme, të cilët në fund do të jenë edhe ato të duhurat në lidhje me mënyrën tënde të të jetuarit.


Dekada e tretë (nga 10 deri në 19 shkurt)
Do të keni zhvillime pozitive në shumë sektorë, por mbi të gjitha në dashuri.


Objektivi i vitit: të mos shpërdoroni konfigurimet fantastike të semestrit të parë të vitit. Të keni guximin të rrezikoni.

Dashuria
Është e lehtë që paqartësitë e vitit të ri të të vënë me shpatulla pas murit. Urani dhe Neptuni në këtë shenjë të udhëzojnë të marrësh një vendim të qartë në lidhje me një person të dashur, duhet të jesh më prezent në jetën e saj (tij), sepse vetëm kështu mund t’i japësh një arsye të drejtë Saturnit, për të të ndihmuar në konsolidimin e kësaj marrëdhënieje. Nga gushti të afrohet Jupiteri, i cili do të të lejojë të marrësh frymë lirshëm. Për beqarët do të hapet një periudhë gjuetie cilësore dhe shumë voluminoze. Plutoni, i cili vjen pas një ndalese në shenjën e Shigjetarit do të rrisë tërheqjen tënde, ndërkohë që Saturni premton të bëjë zemrën tënde të rrahë më shpejt. Do të paguhesh në pikëpamjen erotike dhe sikur të mos mjaftonte një Venus bashkëpunëtor, i cili do të rrisë efektin e Jupiterit. Në janar dhe në shkurt do të kesh mbështetjen e Venusit, i cili nuk do të mungojë në të bërit më të ëmbël, më të këndshëm. Dashuria do të shpërthejë në periudhën prill-maj, në gusht e shtator. Vjeshta do theksojë faktin se jeta në çift do të ketë më shumë rëndësi për ty, do të dish t’i japësh më shumë personit të zemrës tënde, do të ndihesh lumturisht i përfshirë në një ndjenjë të pastër, e cila do të paguajë frytshëm atë për të cilën ke punuar gjithë këto kohë.


Puna
Në lidhje me planetët që janë në anën tënde, do të fillosh të flasësh për Mërkurin, i cili për tri herë me radhë të ka mbështetur, duke i lënë shenja të forta Saturnit. Plutoni që të shoqëron në këtë shenjë do të të ndihmojë në karrierë dhe sërish Jupiteri do të të lejojë të përmbushësh horizontet e tua. Në këtë mënyrë, është e lehtë të mendosh në arritjen e objektivave të vendosura; të marrësh një ngritje page në punë apo të ndërrosh pozicion. Të konsolidosh imazhin do të jetë më e lehtë, sepse për të arritur këto do kesh edhe ndihmën e yjeve. Muajt e parë të vitit, pra do të jenë pozitivë në konsolidimin e pozicionit tënd. Periudha mes majit dhe qershorit nëse kërkon punë do të jetë e përkryer, sepse për më shumë do të jetë vetë kjo mundësi që do të të afrohet ty. Muajt e vjeshtës do të jenë të mbushur me risi. Nëse vazhdon të mbash të njëjtin ritëm, do të shohësh se do të shpërblehesh në mënyrën që vlen.


Paratë
Puna do të ofrojë burime të sigurta të hollash, por ajo që mbase nuk di është fakti se duhesh të përballesh me shpenzime të kushtueshme, të cilat që nuk i kishit llogaritur. Gjithsesi, do dish t’i bësh mirë llogaritë e tua, duke kursyer aty ku mundesh. Fillimi i vitit tjetër do të të gjejë pak hollshëm, por nga pranvera e më pas gjithçka do të të buzëqeshë. Prilli do të jetë muaji më i kënaqshëm, por nga vera e tutje fillo të jesh disi më i kujdesshëm në shpenzimin e parave.


Shëndeti
Urani që mbron këtë shenjë të garanton mbrojtje. Do të kesh energji me shumicë, e cila mund të të lejojë të impenjohesh fort. Dhe sikur të mos mjaftonte, nga ana jote do të kesh Jupiterin, i cili do të mbrojë nga shëndeti deri në 1 gusht. Më pas ky planet të del kundër, ndaj duhet të tregosh kujdes ndaj yndyrnave, të heqësh dorë nga ushqimet e rënda, sepse mund të të shfaqen probleme në mëlçi dhe veshka.


Janari
Dashuria: Do të kesh tendencën e kontradiktës, ndaj duhet të bësh kujdes të mos shfaqësh sjellje të padrejtë kundrejt atij që do.
Puna: Mënyra jote e të punuarit mund të zhgënjejë një drejtues sipër teje, ndaj tento të kërkosh këshillën e një kolegu më ekspert.
Shëndeti: Mundohu të pish çajra qetësues përpara se të flesh.


Shkurti
Dashuria: Do kesh dëshirë të ndash çdo moment, sado i shkurtër të jetë, me personin që do dhe i transmeton ndjenjat e tua.
Puna: Ka mundësi të ndodhë ndonjë problem me ndonjë kolegun tënd, mbase si rrjedhojë e një zilie që ai ndjen kundrejt teje, por të cilës t’i nuk do t’i japësh rëndësi.
Shëndeti: Ki kujdes kilet e tepërta.


Marsi
Dashuria: Shumë rrethana rezultojnë të favorshme për të filluar një lidhje të re në çift.
Puna: Do kesh mundësinë të ndërrosh punë, të transferohesh, por bën mirë të vlerësosh me kujdes zgjedhjet e tua.
Shëndeti: Kujdes nga të ftohurat.


Maji
Dashuria: Do të të duhet shumë punë për një person të ri, i cili luan një lojë të vështirë me ty…
Puna: Do kesh mundësinë të fitosh një sfidë me një kolegun tënd ziliqar, por duhet të bësh kujdes mos ta ekzagjërosh me sjelljet.
Shëndeti: Mundohu të flesh pak më shumë.


Qershori
Dashuria: Do dëshirosh të shpenzosh shumë kohë brenda mureve të shtëpisë, me njeriun tënd të zemrës.
Puna: Ambiciet e tua mund të të bëjnë ndonjë shaka të kripur, ndaj mundohu të jesh i vëmendshëm, në çfarëdo tentative që ndërmerr.
Shëndeti: Praktiko rregullisht një program çlodhës.


Korriku
Dashuria: Do të kesh një tendencë egoiste, e cila do të verë në krizë marrëdhënien tënde në çift. Mundohu t’i korrigjosh shpejt gabimet.
Puna: Mos ji indiferent kundrejt një oferte për të ndryshuar ambient, e cila mund të rezultojë një zgjidhje e shkëlqyer për ju.
Shëndeti: Do dish të kontrollosh urinë tënde të shfrenuar.


Gushti
Dashuria: Rrezikon të nervozosh partnerin, nëse do mbash një sjellje tepër polemizuese dhe agresive, ndaj mundohu të mos prishësh harmoninë në çift.
Puna: Mos ji i dyshimtë kundrejt një personi që mund të ofrojë ndihmë, ndaj pranoje ndihmën e tij të pakushtëzuar.
Shëndeti: Kujdes nga ndryshimet e temperaturës dhe klimës.


Shtatori
Dashuria: Duhet të lësh mënjanë krenarinë personale dhe të fillosh të pranosh gabimet, nëse kërkon të marrësh faljet e personit që do.
Puna: Duhet të pranosh kritikat që do të marrësh nga drejtuesit e tu, por t’i përdorësh ato në mënyrë konstruktive.
Shëndeti: Kontrollo kaloritë.


Tetori
Dashuria: Faza që po kalon është pozitive, ndaj do e kesh të lehtë të realizosh një dëshirë të përbashkët me njeriun që ke në krah.
Puna: Në këtë periudhë mund të gjesh një akord të kënaqshëm me drejtuesit e tu dhe një bashkëpunim të ngushtë e pozitiv me kolegët.
Shëndeti: Do karakterizohesh nga një energji e madhe psiko-fizike.


Nëntori
Dashuria: Do të shfaqesh shumë i ëmbël kundrejt partnerit, sepse do të kuptosh se po kalon një moment të vështirë profesional.
Puna: Rezultatet do të jenë më të larta seç mund t’i prisje, pasi nuk të kanë munguar stimujt për të dhënë më të mirën tënde. Ndaj, rendimenti do jetë shumë herë më i madh dhe elozhet nuk do mungojnë.
Shëndeti: Fali vetes disa orë më shumë gjumë.


Dhjetori
Dashuria: Duhet të tregosh besim kundrejt njeriut tënd të dashur dhe të kontrollosh mirë frenat e xhelozisë tënde, për të mos përkeqësuar marrëdhënien.
Puna: Do të kesh një intuitë të madhe dhe nuk duhet të bësh sforcime për të arritur objektivat e vendosur. Si rrjedhojë e kësaj, mund t’i lejosh vetes edhe ndonjë shpenzim suplementar.
Shëndeti: Duhet të jesh i kujdesshëm nga sforcimi i tepërt, nëse praktikon sportin.



Me Shenjën e Ujorit janë: Perandori Adrian, Çarls Darvin, Galileo, Moxarti, Lord Bajron, Frederiku i Madh, Abraham Linkoln, Frenklin Delano Ruzvelt, Xhenifer Aniston, Brendon Li, Robi Uilliams, Pol Njuman, Xhon Travolta, Nikolas Sarkozi, Shakira, Karla Del Ponte.




Peshqit



Horoskopi për vitin 2011 U3_hugo1



Horoskopi për vitin 2011 U3_sharon-stone

PO VIJNË MOMENTET E VEÇANTA



Numrat
me fat:
Për të lindurit në shenjën e peshqve, i gjithë viti është i lidhur ngushtë me këta numra:
8, 28, 37, 75.


Numri juaj magjik do të jetë 89.

Motoja juaj për 2011-n: I ditur është ai që arrin të jetojë duke i “shpikur” iluzionet e veta. (Vudi Alen)

Shpenzime të paparashikuara në qershor dhe tetor.
Ide fitimprurëse në prill dhe maj.
Kurajo: Shtrëngoni dhëmbët dhe lëshohuni përpara me kokën ulur, në qershor dhe korrik.
Tabu për t’u thyer: në punë, në janar dhe korrik, në lojë në mars dhe në prill.
Inkurajimet: Fati do përdorë një person të shenjës së Akrepit dhe një tjetër të Bricjapit, nga shtatori në nëntor, që do ju japin sinjale të sakta mbi sjelljen tuaj.


Kur yjet parashikojnë një vit fatlum, duhet të jesh i përgatitur për një seri projektesh në lartësinë e situatës tënde. Një projekt i madh nuk zgjedh drejtimin e një banaliteti, nuk limitohet me gjëra të vogla, por synon lumturinë totale. Për këtë, të dashur peshq, që nga janari do të jetë mirë që të viheni në gatishmëri për të kaluar një vit të mbarë dhe të punoni shumë për arritjen e objektivave të caktuar. Yjet në favor mund t’ju lejojnë të mbani në ekuilibër tendencën tuaj për të mos e kaluar cakun e lejuar. Një gjë si kjo e keni testuar në vitet e kaluar, pasi lumturia nuk është diçka që mund të ruhet me forcë. Nuk duhet të frikësoheni nga reagimet e të tjerëve, sepse transprenca juaj perfekte, transparenca e mendimeve tuaja do të t’ju pengojë të kryeni gabime. Gjithçka që do bëni do jetë pozitive, ndaj nuk ju mbetet tjetër vetëm të ndërmerrni këto veprime.
Jupiteri, i cili do të përndjekë këtë shenjë deri më 22 janar, do të ndryshojë për mirë jetën e shumë peshqve. Personave të kësaj shenje do t’u dhurojë optimizëm, një besim më të madh drejt së ardhmes, disa para më shumë, por edhe më shumë fat në dashuri. Jeta juaj do të rifitojë një sens lehtësimi, që ju kishte munguar prej vitesh. Për katër muaj, ky planet bamirës do të ndriçojë shtëpinë tuaj në lidhje me aspektin ekonomik. Pikërisht ky do të jetë momenti për të shtuar të ardhurat tuaja. Pastaj, nga 4 qershori do të konfirmoni gjithmonë e më shumë se 2011-a do të jetë vërtet fatlume për ju. Një qetësi shpirtërore, të menduarit pozitivisht dhe ritmi i lartë i jetës do t’ju dhurojnë një periudhë të lumtur. Do të shihni përmirësime shoqërore, duke bërë miq të rinj dhe duke pasur sukses në shkollë dhe në punë.
Saturni, një planet i begatë dhe racional do t’ju ndihmojë të menaxhoni financat tuaja, por gjithashtu do dijë t’ju këshillojë për një menaxhim të një trashëgimie.
Urani do të largohet nga shenja juaj në 12 mars, pas një mbizotërimi 7-vjeçar. Influenca e tij do t’i përkushtohet revolucionit tuaj financiar. Do dini të jeni gjenial në përfundimin e planeve të tua, por vetëm duke qenë më racionalë për të shmangur gabime të shtyra nga impulsiviteti, por pse jo, edhe nga një siguri e tepruar që mund të rezultojë negative në fund.
Neptuni, planeti që ju drejton, do të bëjë një pauzë në këtë shenjë (nga 4 prilli deri më 4 gusht). Nga kjo periudhë do të mund të kuptoni se çfarë mund t’ju presë në vitet në vazhdim (nga shkurti 2012, Neptuni do të rikthehet sërish pjesë e shenjës, për të qëndruar aty për rreth 12 vite të tjera), që do të thotë, një periudhë e shoqëruar nga intuita dhe fantazia e momentit. Do të modifikoni ndryshime të shtyra nga kreativiteti dhe ndjeshmëria juaj. Kurioziteti juaj do të vijë gjithmonë e në rritje. Aktiviteti psikologjik i vitit 2011 do të përfshijë vetëm ata që kanë lindur në ditët e para të shenjës, pasi kjo gjë do të influencohet nga mosprania e Neptunit në shenjë.
Plutoni do të vazhdojë tranzitin e tij pozitiv, duke ju ofruar më shumë besim në vetvete. Dëshira për të fituar sfidat tuaja dhe një egoizëm pozitiv do t’ju ndriçojë rrugën që meritoni. Miqësitë me ju do të vijë gjithmonë e në rritje dhe për më shumë, do të jenë shumë intrigante. Këto veçori do të prekin mbi të gjitha të lindurit në ditët e para të marsit.
Dekada e parë (nga 20 shkurti në 1 mars)
I lirë nga çdo dyshim, qielli do t’iu ofrojë risi pozitive dhe rastësi fatlume, ndaj ky vit është i gjithi për t’u shfrytëzuar nga ju.
Disa momente jo shumë pozitive për ju i rezervon muaji i nëntorit.
Dekada e dytë (nga 2 deri më 10 mars)
Ndjesi fantastike nuk do t’i lënë vend mërzisë. Gjatë verës dhe fillimit të vjeshtës do të vijnë lajme pozitive për sa i përket punës dhe miqësive.
Dekada e tretë (nga 11 deri më 20 mars)
Kjo është periudha në të cilën planetët do jenë indiferentë ndaj jush. Për këtë arsye, duhet të qëndroni të qetë dhe të shijoni surprizat e vogla dhe të pakta. Do të pranoni propozime të mundshme dhe nëse do të jetë nevoja, edhe ndonjë synim në dukje të vështirë.
Obiektivi i vitit: t’u dedikoni më shumë kohë gëzimeve të jetës, kënaqësisë së shoqërisë dhe të dashurisë.


Dashuria
Dashuria do përfaqësojë një moment të bukur. Jupiteri në shtëpinë e dashurisë do t’ju dhurojë mundësinë e të jetuarit të qetë në jetën tuaj në çift. Ndaj, një rrugë e hapur, e qetë dhe e sigurt ju pret deri më 1 gusht. Marrëdhëniet tuaja do mund t’i jetoni në mënyrën më të mirë, duke bërë projekte, por pa injoruar pozicionimin e Saturnit dhe Plutonit, aspekt i cili nënvizon faktin se mund të përforconi marrëdhënien, apo t’i jepni një zgjidhje tjetër situatës tuaj. Por i vërtetë është fakti që Jupiteri mund t’ju vërë përballë një person të ri, që mund të rezultojë edhe dashuria e vërtetë. Të paktën për beqarët, ky planet është siguria për të gjetur një person të dashur, i cili mund të startojë një tjetër histori. Saturni mbase mund ta vonojë disi takimin, por nëse vjen zgjedhja, do kemi të bëjmë me një bashkim të ri, dhe atëherë marrëdhënia parashikohet të jetë e rëndësishme dhe jetëgjatë. Të lindurat (femrat) e kësaj shenje i kujtojmë se të bërit mama nuk është një mision i pamundur. Muajt e dimrit parashikojnë njohjen e personave të rinj, do të jetoni aventurat, të cilat në pranverë mund të shqetësohen edhe nga një ndjenjë konfuze, por nga maji e më pas, dëshira juaj për të dashuruar do të jetë në maksimum. Vera do t’ju dhurojë momente të qeta, të ëmbla dhe të paharrueshme. Ndërkohë, në vjeshtë do të ndjeni brenda jush dëshirën për të dashuruar, gjithmonë nëse zemra juaj është e lirë.
Puna
Nisja do të jetë e mbarë, e lehtë, por gjatë rrugës do të lindin disa pengesa, tensioni do të rritet mes jush dhe bashkëpunëtorëve, shefave e të tjerëve. Por këtu duhet të frenoni nervozizmin, të maskoni vuajtjen, sepse këto gjëra shtyhen edhe nga Marsi, i cili do t’ju bëjë edhe më pak të durueshëm. Por mos harroni që Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj gjatë muajit gusht, duke favorizuar kështu çështjet profesionale dhe rritjen tuaj në karrierë. Ndryshimet do të jenë të rëndësishme dhe në favorin tuaj, duke qetësuar kështu edhe situatën mes jush dhe atyre që ju rrethojnë në këtë ambient. Jeni në kërkim të një vendi pune? Filloni të lëvizni… Jupiteri, nga gushti ju siguron se i keni të gjitha letrat në favor për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ju. Ai do të sjellë durim, nëse fillimisht do duhet të bëni zgjedhje që janë më të vogla se ajo çfarë kishit pritur, por kini besim, se një situatë e tillë nuk do zgjasë shumë. Muajt e dimrit dhe ato të pranverës do të sjellin mundësi që do të rezultojnë të drejta, diçka që do e kuptoni nga vera e në vazhdim. Në këtë periudhë, zgjedhjet tuaja, ndryshimet e bëra, do të rezultojnë fantastike, më të drejtat që mund të kishit marrë ndonjëherë.
Paratë
Nga sa vijon që më lart, natyrisht që pritshmëria është mëse pozitive. Është e vërtetë që situata ekonomike do xhirojë në favorin tënd, por është gjithashtu e vërtetë që pjesa e parë e vitit do të sjellë një “mal” me shpenzime të paparashikuara, ndaj të cilave nëse nuk bën kujdes, mund ta gjesh veten në vështirësi. Pjesa e dytë e vitit nis më e qetë, më pak e bezdisshme, sepse investimet do jenë më konkrete, gjithçka do xhirojë më qetë, pasi edhe të ardhurat ekonomike do të jenë më të larta.
Shëndeti
Muajt e parë janë ata më të bezdisshmit, sepse Saturni dhe Plutoni do tentojnë t’ju lodhin, duke ju risjellë shqetësimet e vjetra muskulore, por edhe duke ju shtuar diçka më shumë. Ndaj, duhet të lëvizni me ngadalë, duke mos i shpenzuar kot energjitë tuaja. Por nga muaji gusht, gjithçka do ndryshojë me afrimin e Jupiterit, i cili do ju bëjë të ndiheni në formë perfekte. Nga vera e deri në fund të vitit do të ndiheni më energjikë se kurrë.


Janari
Dashuria: Një person do t’ju qortojë rreth një sjelljeje tuaj aspak korrekte.
Puna: Do t’ju duhet të hiqni dorë nga një projekt personal, për të favorizuar mbylljen e një marrëveshjeje shumë të rëndësishme.
Shëndeti: Lodhje dhe stres.


Shkurti
Dashuria: Do jeni në kërkim të një partneri të ri dhe gjatë kësaj periudhe do keni mundësinë të lidhni një miqësi të re dhe interesante.
Puna: Elementët që mund t’ju kënaqin nuk janë ende idealët, por nuk jeni shumë larg objektivit tuaj… Shumë shpejt do të keni mundësinë të ngrini një dolli për arritjen tuaj.
Shëndeti: Do të gëzoni një formë të mirë fizike.


Marsi
Dashuria: Do të kesh vëmendjen dhe përkëdheljet e personit tuaj të dashur. Kjo do të ofrojë një risi, sikur po jetoni një fazë unike në jetën tuaj.
Puna: Do të keni mundësinë të përmirësoni marrëdhëniet personale në ambientin profesional dhe të qartësoni një zënkë me një koleg.
Shëndeti: Mbulohuni mirë përpara se të dilni nga shtëpia.


Prilli
Dashuria: Do të jeni në gjendje të shfaqni një sjellje simpatike, mbi të gjitha në këtë fazë që parashikohet e pazakontë dhe e këndshme.
Puna: Do të shfaqeni pak konkretë në punën tuaj, por gjithsesi do të keni mirëkuptimin e personave që t’ju rrethojnë.
Shëndeti: Jepini vetes disa momente qetësie.


Maji
Dashuria: Do të jeni shumë spontanë, aq sa do të fitoni bashkëpunimin dhe mirësinë e partnerit tuaj.
Puna: Më në fund, situata do të kthehet në favorin tuaj, sepse gjatë këtij muaji do të përndiqeni edhe nga një dozë e mirë fati.
Shëndeti: Mos e stresoni shumë veten.


Qershori
Dashuria: Duhet të plotësoni qoftë edhe një kapriço të partnerit tuaj, për të shmangur kështu një zënkë të mundshme.
Puna: Risitë pozitive që prisnit nuk do të vijnë dhe kjo do t’ju sjellë pak ankth dhe zhgënjim në vetvete… Por duhet vendosmëri që të reagoni.
Shëndeti: Banjat e nxehta dhe aromatike mund t’ju ndihmojnë.


Korriku
Dashuria: Do të përfshiheni nga mirësia dhe sjelljet pozitive të partnerit tuaj, e cila do t’ju ofrojë shumë surpriza.
Puna: Kjo periudhë rezulton pak stabël, ndaj mundohuni të shmangni ndryshimet radikale gjatë kësaj faze.
Shëndeti: Mbajeni nën kontroll nervozizmin tuaj.


Gushti
Dashuria: Do të keni mundësinë të rifitoni zemrën e një ish-i, ose të rinisni një marrëdhënie që e kishit ndërprerë.
Puna: Do të keni një vizion perfekt të gjërave, i cili do t’ju lejojë të arrini objektivat që i kishit vënë vetes.
Shëndeti: Do gëzoni formë perfekte.
Shtatori
Dashuria: Duhet të mundoheni të mos jeni shumë këmbëngulës, përndryshe kjo sjellje do t’ju ofrojë një zënkë me personin që doni.
Puna: Duhet të impenjoheni maksimalisht për të përfunduar një çështje të cilën e keni shumë për zemër.
Shëndeti: Do të jeni pak i stresuar.


Tetori
Dashuria: Do të shfaqeni shumë i dashur kundrejt personit që keni përkrah, dhe do të kaloni një periudhë fantastike.
Puna: Kjo fazë do të jetë shumë e favorshme, mbi të gjitha nëse puna juaj është individuale. Shpërblimet nuk do të vonojnë.
Shëndeti: Mund të bezdiseni nga ndonjë dhimbje muskulore.


Nëntori
Dashuria: Do të ndiheni i lënë pas dore dhe do të tentoni të adoptoni një sjellje të ndryshme, në mënyrë që të tërhiqni vëmendjen e personit që doni.
Puna: Do të paguheni profesionalisht dhe më në fund kjo pjesë e jetës do të fillojë të flasë në favorin tuaj.
Shëndeti: Mundohuni të largoni ankthin, për t’i kushtuar më shumë kohë qetësisë personale.


Dhjetori
Dashuria: Do të jeni pak mosbesues kundrejt partnerit, mbase si rrjedhojë e një telefonate apo mesazhi që do zbuloni.
Puna: Do të jeni shumë i impenjuar, por pa frikë, sepse do arrini ta përballoni pozitivisht atë.
Shëndeti: Evitoni konsumin e alkoolit.


Me Shenjën e Peshqve janë: Jezus Krishti, Xhorxh Uashington, Car Aleksandri i III,Albert Ajnshtajn, Nikolla Kopernik, August Renuar, Elizabet Tejlor, Mikelanxhelo, Viktor Hygo, Liza Mineli, Ornela Muti, Frederik Shopen, Sharon Ston, Xhon Bon Xhovi, Mishel dë Montenj, Osama Bin Laden, Çak Norris.





Horoskopi për vitin 2011 U3_astrologie1-grahamwilliam





Falenderojmë Elida Buçpapen për dërgimin e materialit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Horoskopi për vitin 2011 Empty Re: Horoskopi për vitin 2011

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi