Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasaportat jugosllave ende të vlefshme

Shko poshtë

Pasaportat jugosllave ende të vlefshme Empty Pasaportat jugosllave ende të vlefshme

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 12, 2011 1:28 am

Pasaportat jugosllave ende të vlefshme
Pasaportat jugosllave ende të vlefshme Edit%20Harxhi
Zëvendësministrja e jashtme shqipare, Edit Harxhi

Serbia ka njoftuar zyrtarisht Shqipërinë se pasaportat jugosllave do të jenë të vlefshme deri në fund të vitit 2011.

Zëvendësministrja e jashtme, Edit Harxhi, konfirmoi për BBC-në se ambasada serbe në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht palën shqiptare për këtë vendim.
Më parë Serbia kishte njoftuar se këto pasaporta kishin dalë jashtë përdorimit.
Për këtë arsye rreth 100 qytetarë nga Kosova, mbajtës të këtyre pasaportave, u ndaluan pak ditë më parë në portin e Durrësit që të kalonin kufirin drejt Italisë.
Zonja Harxhi tha për BBC-në se vendimi i ri i palës serbe ka hyrë në zbatim që nga dita e martë, duke hequr pengesën për qytetarët nga Kosova dhe nga Serbia, mbajtës te pasaportave jugosllave.
Serbia, por edhe Kosova kanë në qarkullim dokumenta të reja të identifikimit, pas ndryshimeve të fundit gjeo-politike në rajon.
Ditët e para të vitit kanë shënuar rritje të kalimeve të kufirit nga emigrantët, në disa raste dhe rradhë të gjata, sidomos në Portin e Durrësit, ku në një ditë shënohen 10 mijë dalje të emigrantëve.
Shtim të fluksit të kalimeve ka dhe në pikat kufitare me Greqinë.
Aleksander Furxhi i BBC-së bisedoi me zonjën Harxhi duke e pyetur fillimisht se çfarë dienie kishte ajo për ndalimin e shtetasve kosovarë në portin e Durrësit, pak ditë më parë
Edit Harxhi: Ka patur një vendim të ministrisë së jashtme serbe, të Republikës së Serbisë, në të cilën thuhej se pasaportat e Republikës së Serbisë do të kishin një afat skadence deri në datën 31 dhjetor të vitit 2010. Kjo natyrisht i ka bërë autoritetet shqiptare, në bazë të notës verbale që ka mbërritur nga ambasada e serbisë në Tiranë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe drejtorinë e kufirit, që të marrin masa për t’iu përgjigjur kësaj note verbale që ka ardhur nga Serbia. Kjo është ajo çfarë ka ardhur tek ne zyrtarisht dhe ne kemi zbatuar pikërisht atë që do ndodhte dhe në vende të tjera dhe nuk besoj se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por edhe në vende te tjera ku një notë verbale e tillë ka ardhur nga autoritetet serbe.
BBC: Në dijeninë tuaj, a kanë qenë të njoftuar qytetarët e Kosovës për vendimin e autoriteteve serbe?
Edit Harxhi: Jo nuk e besoj, sepse ne nuk mund t’i ndajmë cilët janë këta qytetarë të Kosovës apo të Preshevës, këtë duhet ta kuptoni. Kjo ndarje nuk mund të bëhet, sepse deri para ca vitesh një numër i madh qytetarësh të Kosovës kanë qenë të pajisur me pasaporta të Serbisë, por këtu nuk mund të mohosh faktin që ka dhe qytetarë të Preshevës. Është normale që këta qytetarë duhet të ishin të informuar nga shteti serb, duke qenë se janë shtetas të Serbisë.
BBC: BBC ka dijeni se pala serbe ka marrë një vendim tjetër lidhur me pasaportat në fjalë. A mund ta konfirmoni këtë?
Edit Harxhi: Po. Dje mbasdite ne kemi marrë, mbas kërkesës së ministrisë së jashtme të Shqipërisë drejtuar ambasadës së Serbisë, një konfirmim, përsëri një notë verbale nga ambasada e Serbisë, e cila është konfirmuar dhe më tej nga ambasada jonë në Beograd, në të cilën thuhet që ky afat është shtyrë deri në 31 dhjetor të vitit 2011. Duke filluar nga dita e sotme nuk ka patur më probleme me kalimin e shtetasve të cilët kanë qenë të pajisur me pasaporta të Republikës së Serbisë për të kaluar kufirin në vendet Schengen.
BBC: Si do t’i vlerësonit ju marrëdhëniet aktuale mes Shqipërisë dhe Serbisë?
Edit Harxhi: Mendoj që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë janë marrëdhënie të mira, janë në rrugën e përmirësimit. Janë marrëdhënie të cilat natyrisht kanë qenë të influencuara nga lufta e Kosovës dhe qëndrimi serb ndaj Kosovës në përgjithësi duke përfshirë këtu dhe pavarësinë e Kosovës dhe më tej. Gjithsesi ne jemi munduar të krijojmë një urë të re bashkëpunimi duke vënë gjithmonë pikën në ato parametra të politikës së jashtme moderne sot ku flitet për fqinjësi të mirë dhe pikërisht ne këtë jemi duke bërë në këtë bashkëpunim dypalësh. Mundohemi të intensifikojmë marrëdhëniet pavarësisht se ka paragjykime të llojeve të ndryshme.
BBC: Megjithatë nuk mund të mohohet se marrëdhëniet janë prekur për shkak të ndjeshmërive të shkaktuara në Kosovë dhe në Shqipëri gjatë javëve të fundit prej raportit të raporterit të Asamblesë së KiE, Dik Marty, apo jo ?
Edit Harxhi: Në radhë të parë raporti pritet që të dalë për votim përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës mbas disa ditësh, në datë 24-25 janar. Natyrisht, nuk mund të them se këto marrëdhënie nuk janë prekur apo nuk janë cënuar me daljen e tij, apo me retorikën që është përdorur nga politikanë të ndryshëm të skenës politike në Serbi. Gjithsesi nga ana jonë ne kemi qenë shumë të hapur, Shqipëria është absolutisht shumë e hapur për çdo lloj hetimi dhe ne do të dëshironim shumë që ky hetim të nxirrte pikërisht atë të vërtetë që ne kemi kaq vite që e pohojmë, sepse në fund të fundit edhe ato të dhëna që janë paraqitur në raportin e z. Marty, për ne mbeten abuzime që janë pa fakte. Ne presim një vendim që do të marrë votimi që do të bëhet nga Asambleja Parlamentare në KiE pas disa ditësh. Shpresoj shumë që dhe retorika në Serbi përsa i përket këtij raporti të ulet sepse askush nuk do e dëshironte në këto momente në rajon që të shihte një kthim të asaj retorike agresive ku gjithkush fajëson tjetrin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi