Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:I BEKUAR JE IMZOT (Shenjtërisë së tij - Imzot Mark Sopit)!!! - Vargje nderimi Njeriut të Zotit

Shko poshtë

Mentor Thaqi:I BEKUAR JE IMZOT (Shenjtërisë së tij - Imzot Mark Sopit)!!! - Vargje nderimi Njeriut të Zotit  Empty Mentor Thaqi:I BEKUAR JE IMZOT (Shenjtërisë së tij - Imzot Mark Sopit)!!! - Vargje nderimi Njeriut të Zotit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 12, 2011 3:16 am

Mentor Thaqi:I BEKUAR JE IMZOT (Shenjtërisë së tij - Imzot Mark Sopit)!!! - Vargje nderimi Njeriut të Zotit  161505_100000582437455_3297989_n

Mentor Thaqi:I BEKUAR JE IMZOT (Shenjtërisë së tij - Imzot Mark Sopit)!!! - Vargje nderimi Njeriut të Zotit


(Shenjtërisë së tij - Imzot Mark Sopit)


Imzot,
dora jote e zgjatur
lidhë Qiellin me Token tënde,
bekon e lumturon njerëzit e shpirtin!

Fjalë me vulë mirësie,
emër e nderë,
shekujve do ruan
Shënjtëria jonë,
Shënjtorët përkundë
në rritje e rilindje!

Po, dardha nën dardhë pikë,
se, nuk janë pak 2000 vjet
Ditëlindje e Ditëndritje dhe rritje!
Apostuj, Idhuj, Konzuj, ...
Shekujve të Dishepujve,
te Gonxhja-Terezë
që Zemrat mbanë ndezë,
Shën Alban e Shën Dardan,
Papë Klement, Pjetër Bogdan,
Tarabolluz e Gjeçov,
Fishtë, Harap, Pllum, Sop e Rugovë!

E bekuar Dioçeza,
Ipeshkvia, Nënë Tereza,
Amshueshmëri Kardinale,
Shpi e Zotit - Katedrale!
Shpirti ynë, Imzot Mark Sopi,
s´njeh urrejtje as përrreth,
Shqipninë e ka Bekuar Zoti,
ne me veten, nuk bijmë ndesh!

Dora jote, Imzot,
e gjatë ishte dje dhe sot,
kështu do jetë dhe nesër,
se nga Zoti kemi Besën,
trashëgiminë, besimin, nderin, Shpresën!!!


Mentor Thaqi VS., 11.01.2011 (23,22 h)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi