Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NJERIU I KALTËRSISË ENGJËLLORE! (William Walker në 11 Vjetorin e Masakrës së Reqakut) - Vargje falënderimi-

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NJERIU I KALTËRSISË ENGJËLLORE! (William Walker në 11 Vjetorin e Masakrës së Reqakut) - Vargje falënderimi- Empty Mentor Thaqi:NJERIU I KALTËRSISË ENGJËLLORE! (William Walker në 11 Vjetorin e Masakrës së Reqakut) - Vargje falënderimi-

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 15, 2011 3:38 am

Mentor Thaqi:NJERIU I KALTËRSISË ENGJËLLORE! (William Walker në 11 Vjetorin e Masakrës së Reqakut) - Vargje falënderimi- 161505_100000582437455_3297989_n
Mentor Thaqi:NJERIU I KALTËRSISË ENGJËLLORE! (William Walker në 11 Vjetorin e Masakrës së Reqakut) - Vargje falënderimi-

Fjalën e pathënë të Reqaklinjëve,

po ta thëm sot mik,
atë që atyre në frymën e fundit,
në gojë iu mbeti,
se nesër nuk i dihet,
moti mund të ngryset,
e ty,
Engjëll i kaltërt
i kaltërsive engjëllore:
"Të falemi nderit,
në k´të Botë dhe atë tjetrën!"

Mik i mirë, të vështirë e pate,
e bëre si duhet,
për të mirën humane!

Fjalën dhe ardhjen tënde,
nyjelidhjeve me litar shprese,
mbi dymilionë të getoizuar
dhe dhjetë tjerë të izoluar, prisnin,
se, Gjeneralët jo veç luftën bëjnë!
Ata, me luftë paqen arrijnë.
Flamurtarë të nënshkrimit
të tensionshuarjeve
dhe uljes shtruar të hundëpërpjetëve!
Ambasador nderi, josecili mund të bëhet,
veç ata që nderin patën dhe nderit i shërbyen!

Të falemi, o mik,
për fjalën e thënë,
që ne dhe Zoti mbi një shekull prisnim,
kur hezitimi gojët mbyllte!
Populli im,
midis inicialesh të shënjta
dhe dy të arta ruan:
WW-në e kuptimit të Lirisë!

Eh, atë Shpresën e madhe:
sa shpejtë mendjendriturit,
përqafim e bënë!
Ti e nise dhe inicove,
ekzekutimin e bënë ata që deshën!

Liria ime fizike, mik,
është Liria jote në shpirtë,
o Kalorës i ëndërrave të lira
të fëmijëve të botës!
Shumëkush tha, se nga Qielli pike,
i kaltër me kaltërsinë hyjnore.
Deshe dhe dite ahera,
po e bën dhe sot, përballë ligësive,
me gjoksin dashuriplot.
Të bekoftë i Madhi Zot!
Jo veç goja, mëndja e zemra, e thot!!!

Mentor Thaqi R-VS, 14.01.2011
(PS. WOC - Walker, Ollbright, Clinton)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi