Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova shënon 5-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Shko poshtë

Kosova shënon 5-vjetorin e vdekjes së Rugovës Empty Kosova shënon 5-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 19, 2011 5:37 pm

Kosova shënon 5-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Kosova shënon 5-vjetorin e vdekjes së Rugovës Ibrahim-rugova-

Pesë vjetori i vdekjes së Presidentit historik të Kosovës dhe kryetarit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), do të shënohet me disa aktivitete.
"Të premten, më 21 janar 2011, Lidhja Demokratike e Kosovës, mban akademi përkujtimore, në pesë vjetorin e vdekjes së themeluesit të saj dhe udhëheqësit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Akademia mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe fillon në orën 10:30", thuhet në një njoftim të LDK-së.
Gjithashtu njoftohet se, në orën 13:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, do të mbahet një aktivitet letrar, me temë Veprën kulturore e letrare të dr. Ibrahim Rugovës.
Ndërkaq, siç mësohet, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, po të premten në orën 12.00, në Teatrin Kombëtar mbahet një tjetër akademi përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi