Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova

Shko poshtë

Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova Empty Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 21, 2011 6:28 pm

Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova

Bajrush Morina - Bota sot

Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova Uka%205%20vjetori


(E Plotësuar) Djali i presidentit Ibrahim Rugova ka marrë pjesë në dy akademitë përkujtimore që janë mbajtur sot në Prishtinë në përkujtim të pesëvjetorit të shkuarjes në amshim të presidentit Ibrahim Rugova. Uka bashkë me familjen e tij fillimisht ka marrë pjesë në akademinë e organizuar nga LDK-ja e më pas edhe nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Në të dyja këto në emër të familjes Rugova ka përshëndetur djali i presidentit, Ukë Rugova. Ai pasi ka përshëndetur të pranishmit ka apeluar të faktori politik e institucional që të jenë të bashkuar dhe që të kultivojnë frymën e unitetit që ishte vlerë e veçantë e presidentit Ibrahim Rugova. “Sot duhet t bëhemi bashkë në proceset e integrimit të Kosovës në BE dhe të ruajmë lidhjet e veçanta me SHBA-të” tha Ukë Rugova.
Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova 21.01.2011-ZKM093_
Pjesëmarrja e Ukë Rugovës dhe e familjes Rugova në akademinë e organizuar nga LDK-ja solli një frymë të lartë unifikuese te pjesëmarrësit e shumtë që morën pjesë në akademinë e organizuar nga LDK-ja. Këtij uniteti i ka kontribuar edhe pjesëmarrja e liderit të LDD-së Nexhat Dacit dhe kryesisë së kësaj partie.
* * * * * *
Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova Th21.01.2011_
Por burime të sigurta të gazetës “Bota sot” bëjnë të ditur se në akademinë e organizuar nga LDK-ja do të marrë pjesë edhe familja e Presidentit Ibrahim Rugova dhe grupi iniciator i Listës Dr.Ibrahim Rugova. Pra bashkë me familjen e presidentit do të jetë edhe Ukë Rugova, bartës i listës dr.Ibrahim Rugova.
Ky do të jetë rasti i parë i përshëndetjes së Ukë Rugovës dhe familjes Rugova me lidershipin e LDK-së që kryesohet nga Isa Mustafa.
Kështu ceremonia përkujtimore në pesëvjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Ibrahim Rugova të cilën e organizon LDK-ja do të jetë më shumë se sa një evokim i kujtimit të liderit historik të LDK-së e të Kosovës. Në këtë ceremoni që do të mbahet në sallën e kuqe në ora 10.30 do të takohen personalitete e liderë politikë që dikur ishin bashkë me Ibrahim Rugovën por që më pasë janë ndarë për arsye politike ose për arsye të tjera. Në këtë drejtim, paralajmërimi i pjesëmarrjes së LDD-së dhe liderit të saj Nexhat Dacit do të shënojë një rast të veçantë të “shtendosjes” së marrëdhënieve në mes të këtyre dy partive politike të cilat kanë dalë nga një burim politik: nga filozofia politike rugoviane.
Të shtojmë se iniciativa për bashkimin e elektoratit rugovian së paku më 21 janar ka rrjedhë nga një shkrim i botuar në gazetën kombëtare “Bota sot” në fillim të kësaj jave. Në fakt ka qenë Shefki Gashi, nënkryetar i LDD-së i cili ka mirëpritur këtë ide dhe ka ndikuar që LDD-ja t’i përgjigjet ftesës për pjesëmarrje në ceremoninë e shënimit të pesëvjetorit të shkuarjes në amshim të presidentit Ibrahim Rugova.
>> Zyra e kryeministrit Thaçi: Akademi përkujtimore për presidentin Rugova
>> Kosova shënon 5-vjetorin e vdekjes së Rugovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova Empty Re: Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 21, 2011 6:31 pm

O Zot, me lot në sy po të lutem:Bashkoj shqiptarët!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi