Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kolec Traboini: Pergjakja e popullit

Shko poshtë

Kolec Traboini: Pergjakja e popullit Empty Kolec Traboini: Pergjakja e popullit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 22, 2011 5:28 pm



Kolec Traboini: Pergjakja e popullit U1_traboini

Kolec Traboini: Pergjakja e popullit 161272_100000072238335_1014984_n
PERGJAKJA E POPULLIT

Politika percjell njerez ne varreze!

Nga KOLEC TRABOINI

Nuk me intereson politika. Me intereson njeriu. Njeriu i thjeshte i popullit tim! Jeta e nje qytetari te ketij vendi vlen me shume se jeta e nje shtetari, e nje maskarai me kollaro e celular qe ben afera me hidrocentrale, apo ndonje ministri debil me buzeqeshje idioti. Qeveritaret jane atje ku jane per ti sherbyer ketij populli dhe jo ta dhunojne ate. Mjerisht kolltukofaget e Shqiperise kete nuk e kane kuptuar kurre ndaj nuk ngopen as me pushtet, as me para e as me gjak. Kam marre pjese ne demonstratat antikomuniste e fillimit te vitit 91, nje prej tyre ate para stadiumit "Qemal Stafa" qe kam organizuar personalisht, por Ramiz Alia nuk guxoi te vriste njerez ne demostrate. Pushtetaret e sotem nen skeptrin e demokracise ne vend qe te ruanin qetesine, u leshuan si bisha te terbuara mbi njerezit. Ne kete vend nuk ka demokraci te vertete, sepse demokracia nuk vret, pluralizmi politik nuk vret, nuk prodhon gjak.Gjak prodhojne hienat. Falangat qe paguhen me parat e popullit dhe vrasin pikerisht popullin. Sot ca mediokerr, ca ministra totalisht injorant, flasin per grusht shteti por gushti i shtetit gjithnje realizohet brenda pushtetit dhe jo nga njerezit qe protestojne ne rruge sepse nuk kane pune, nuk kane buke, nuk kane shprese.. Keto mediokerr si nje aktor i deshtuar, nje general i vetgraduar i 97–tes, i degraduar deri ne zvetnim si Arben Imami, qe ne te vertete eshte pjelle komunistesh, nuk mund ta kuptojne. Sa per Ministrin e Brendshem Lulzim Basha, qe deri tani ka qene nje kukull vitrine ne duar e klanit te Kryqeveritarit, sot eshte nje kukull vampire, fytyra e tij si beniamin, tashme na shfaqet me duar te pergjakura. U pa e qarte edhe nga pamjet TV se si u perdoren bresherit e automatikeve si nje beteje, por ne mes demostruesve ishin edhe qindra police civile te futur ne mes te qytetareve qellimisht te ngjallnin panik, ta frikesonin popullin dhe si hiena moren jete njerezish.
Poshte kjo menyre mizerabel qeverisje si te ishim ne Tunizi, kjo menyre hajdutlleku, kjo menyre cinizmi ku kryeministri i vendit si nje faqezi ,nga dritarja e kryeministrise urdheron te vritet populli i vet dhe pergjakjen e sheh me nje cinizem i paprecedent ne historine e Shqiperise, vec vetvetes ne 97.
Dhe ka guximin te dale ne media dhe te falenderoje nxehtesisht policine qe tre njerez i ktheu ne tre kufoma. Mjer keta njerez qe e quajne veten bijte e shqiponjes, dhe qeverisen nga injoranca dhe harbutlleku.
Dy here e pergjake kete popull, o insane. A nuk eshte kjo pak si teper. Ndale vrapin prej te cmendur se po kalon ne cmenduri nje popull te tere.
Mbajeni mend kete dite te pergjakur dhe shenojeni ne kalendarin e kujteses:
21 janar 2011. Vampiret e pergjaken popullin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi