Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zvicra ua prish vizën C Kadri Veselit e Azem Sylës?

Shko poshtë

Zvicra ua prish vizën C Kadri Veselit e Azem Sylës? Empty Zvicra ua prish vizën C Kadri Veselit e Azem Sylës?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 23, 2011 10:13 pm

Zvicra ua prish vizën C Kadri Veselit e Azem Sylës?


Zvicra ua prish vizën C Kadri Veselit e Azem Sylës? Syla-veseli


Enti Federal për Migracionin (BFM) në Zvicër ka njoftuar që Kadri Veseli dhe Azem Syla, dy prej personaliteteve më të afërta të Hashim Thaçit, vazhdojnë të kenë lejeqëndrim të përhershëm në Zvicër. Siç ka bërë të ditur gazeta zvicerane Sonntags Zeitung në numrin e saj të së dielës, ish-shef i SHIK-ut dhe ish-udhëheqës i UÇK-së vazhdojnë që të kenë vizën C në Zvicër.
Agjencitë zvicerane të lajmeve kanë njoftuar të dielën gjerësisht për raportimin e gjatë të Sonntags Zeitung, duke njoftuar që “kjo lloj vize të dy bashkëpunëtorëve të Thaçit u bën të mundur që të udhëtojnë në tërë Evropën pa patur nevojë për vizë”, njoftoi Zëri.
Peter Heyez, një prej udhëheqësve të BFM në Kantonin e Solothurnit, ka thënë për mediat zvicerane që ky ent ka filluar të shikojë vlefshmërinë e lejeqëndrimit të Kadri Veselit dhe Azem Sylës, pasi që parakushti për të patur këtë lloj lejeqëndrimi duhet të jetë që personat në fjalë duhet të jetojnë pjesën më të madhe në Zvicër.
Si Azem Syla ashtu edhe Kadri Veseli tashmë shumicën e kohës e kalojnë jashtë Zvicrës, konkretisht në Kosovë, ku edhe janë të angazhuar politikisht, kanë njoftuar mediat zvicerane të cilat bëjnë të ditur që Hashim Thaçi lejeqëndrimin e tij e kishte dorëzuar qysh në vitin 2000, menjëherë pas luftës së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi