Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Murat Gecaj: Kushtrim për paqë, mirëkuptim e vëllazërim!

Shko poshtë

Murat Gecaj: Kushtrim për paqë, mirëkuptim e vëllazërim! Empty Murat Gecaj: Kushtrim për paqë, mirëkuptim e vëllazërim!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 24, 2011 3:49 am



Murat Gecaj: Kushtrim për paqë, mirëkuptim e vëllazërim! U1_MuratGecaj
KUSHTRIM PËR PAQË, MIRËKUPTIM E VËLLAZËRIM!
-Drejtuar gjithë bashkatdhëtarëve, në Shqipëri-

Nga: Prof. Murat Gecaj
Publicist e studiues-Tiranë

Do të dëshiroja që këtë Kushtrim e këtë Thirrje t’ua drejtoja të gjithë shqiptarëve, motrave e vëllezërve, nënave e baballarëve, të rinjëve e të reja, veteranëve të luftës e të punës, inteletualëve atdhetarë, politikanëve gjakftoftë, të gjithë banorëve në Atdheun e dashur, me emrin aq kuptimplotë Shqipëri.
Nuk dua as që kam mundësi këtu të përmend udhën e gjatë e të vështirë, që ka kaluar populli ynë gjatë historisë së tij shumëshekullore, me sakrifica të panumërta, me luftëra e fitore për mbijetesë, për liri, pavarësi e përparim; me ëndrra, shpresa e zhgënjime, me mijëra e mijëra të vrarë-dëshmorë të lirisë kombëtare-në mbrojtje të trojeve amtare.
Kur e kujtojmë të kaluarën tonë, ne krenohemi për traditat e çmuara që kemi, me shpirtin liridashës e paqësor, me ndjenjat e larta të miqësisë e vëllazërimit, me besën, mikpritjen, trimërinë e çdo gjë të mirë, që ka një popull i qytetëruar.
Por populli ynë, për fat të keq, në të kaluarën përjetoi edhe rregjime shtypëse e shfrytëzuese, provoi dhe diktaturën e egër komuniste. Megjithatë, mbiejtoi dhe me përpjekjet e tij mbinjerëzore, pas vitit 1990 hyri në udhën e lirisë e demokracisë, nisi ngjitjen drejt majave të një shteti të përparuar europian. Prandaj Bashkësia Europiane dhe mikja e madhe SHBA, na vlerësuan e na çmuan, duke e bërë Shqipërinë shtet anëtar të NATO-s e na dhanë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza dhe presim të na ftojnë për në gjirin e tyre, shtet i barabartë me ta.
Por, duke ecur në këtë udhë të drejtë e të shumëpritur, paparitmas, karvani ynë demokratik sikur u ndal e frenuam në ecjen tonë përpara. Siç e përjetuam të gjithë, kjo ndodhi pikërisht padje, më 21 janar 2011, në Sheshin me emrin aq kuptimplotë “Dëshmorët e Kombit”, i cili u përgjak pa asnjë shkak, ku një manifestim i paralajmëruar u kthye në dhunë të pashembullt! E, kështu, dolëm “lakuriq” para botës së qytetëruar, si një vend e popull i paqytetëruar, që nuk i vlerësojmë lirinë e demokracinë, që i fituam vetë, por pranojmë anarshinë dhe mungesën e sigurisë për jetën.
Gjithëkush, me mendje të ftoftë, ndër ta dhe miq e dashamirë të Atdheut tonë, pyesin: Vallë, çfarë ndodhi kështu, në Tiranë, cilët janë fajtorët e çfarë po kërkohet me dhunë e gjakderdhje? Përgjigja mund të ishte vetëm kjo: Disa koka të nxehta politikanësh, që janë gati ta hedhin në zjarr popullin e tyre, nxisin e udhëheqin trazira antidemokratike, të cilat pastaj i lenë në mes të udhës dhe njerëzit e pafajshëm bëhen viktima të tyre.
Këto dy ditë kam dëgjuar sa e sa deklarata në konferenca shtypi të politikanëve të ndryshëm në Shqipëri, ndër ta dhe nga Bashkimi Europian e SHBA. Ato i bashkon një shqetësim i natyrshëm për gjendjen e jashtëzakonshme, që është krijuar krejtësisht artificialisht, vetëm e vetëm se dikush do të marrë pushtetin e popullit me dhunë dhe të tjerët nuk e japin atë e përdorin mjete dhune. Pavarësisht nga retorika që përdoret, një gjë është e saktë: Populli shqiptar nuk i meriton mjaft nga politikanët aktualë dhe se shpreson që një ditë do të sjellë të tjerë në pushtet, me votën e lirë të tij. Ndërsa udha e zgjedhur, për ta marrë pushtetin jo me mjete demokratike, është aventureske dhe shumë e rrezikshme për fatet e popullit e Atdheut tonë.
Pa u zgjatur, dëshiroj dhe shpresoj se gjithë njerëzit e zgjuar, atdhetarë, liridashës e përparimtarë, do t’i drejtohen arsyes dhe do ta ndalin revanshin e disa politikanëve të papërgjegjshëm, të cilat janë gati t’ia venë fakën Shqipërisë, vetëm të arrijnë synimet e tyre, duke ardhur në pushet me udhë e mjete antidemokratrike.
Edhe një herë, në emër të të sotmes dhe të ardhemes së fëmijëve tanë, u bëj thirrje të gjithë njerëzve në Shqipëri, t’i ulin gjakrat, të arsyetojnë me gjakftoftësi dhe ta ruajmë paqen e stabilitetin, t’i kthehemi miqësisë e vëllazërimit me njëri-tjetrin, të merremi vesh në mënyrë të qytetëruar dhe të dëshmojmë para miqëve tanë, në Eropë e në botë, se jemi një popull e një vend, që i meritojmë të tëra cilësitë më të mira të një vendi demokratik europian.
Pra, nga zemra lëshoj Kushtimin e Thirrjen për të gjithë shqiptarët: Për paqë, mirëkuptim e vëllazërim!

Tiranë, 23 janar 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi