Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nepe Peraj: Kur instiktet dominojne mbi arsyen

Shko poshtë

Nepe Peraj: Kur instiktet dominojne mbi arsyen Empty Nepe Peraj: Kur instiktet dominojne mbi arsyen

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 25, 2011 3:29 am



Nepe Peraj: Kur instiktet dominojne mbi arsyen U1_Dhuna-Shqiperi
Kur instiktet dominojne mbi arsyen

Nga Nepe Peraj

Duke pare skenat trishtuese te dites se premte,te zeze,te janarit(u hakerreva)si A.Asllani,kur pashe se kjo turme bujare ishte manipuluar nga “matrapazlleqet’’ tuaja dhe me”lepe e peqe’’ po mesyente Kryeministrine.

Edhepse shumica e dinin se”te pabreke u gjeti dreka,milionere u beri darka” s’e harrojne “zanatin “e mocem t’i mbajne i-son komandantit,sepse i djege malli per”bllokmenet”dhe e kane te veshtire te ndahen nga e kaluara.
Ne fillim e arsyetova manifestimin e tyre sepse kjo eshte e drejte e cdokujt te shprehe bindjet e veta,por nuk munda t’u besoja syve,kur nga kjo turme u shkeput nje grup i gjindosur dhe filluan egersisht te mesyenin grupin tjeter(te te njejtit gjak), faji i vetem i te cileve ishte se po mbronin pasurine shqiptare, bile edhe me gjakun e tyre.
Edhepse paralajmerimet ishin bere se situata mund te dale jashte kontrollit,asnjeri nga ne(shqiptaret) brenda dhe jashte kufirit, nuk mund ta besonim se para syve tane do luhej tragjedia e shekullit modern, ne demin tone,kuptohet.
Cfare e shtyri ate turme te gjindosej dhe te mos di te dalloje se ai gjak qe derdhej ishte gjaku i tyre?
Ishte kjo lakmi(per pushtet,per para) apo verberi politike e politikajve tane, te cilet “verberojne” edhe masen duke e nxitur kunder vetevetes?
Me siguri, edhe njera, edhe tjetra qendrojne.
Eshte per te ardhur keq, por ne historine tone kemi pasur raste qe shume njerez jane shitur per lakmi personale te te tjeret, duke harruar interesat kombetare dhe ne raste vendimtare keto vese kane nxjerre koke dhe ne jemi zbrapsur prapa dhe kemi ngelur ne kohe.
Kur menduam se vitet e demokracise do sjellin nje pajtim kombetar (brenda dhe jashte kufirit) u zhgenjyem keq. Ndodhi ’97-ta?! Qofte e harruar!
Po, c’na u desht kjo dite e premte ogurzeze janari?
Mire se ne fillim ishim apolitike dhe s’ njihnim demokracite boterore (njihnim vetem monizmin), po sot pas dy dekadash c’ po ndodh me ne?
Me siguri kjo eshte verberi politike e nxitur nga “miopet politike” te cilet para interesave kombetare, kane interesat personale.
Edhe pas tragjedise se te premtes ky grup “miopesh politike” qofshin te majte apo te djathte duke shkelur mbi gjakun e njome te pafajshem, po “i fryejne zjarrit” percarjeve duke nxitur popullin kunder njeri-tjetrit. C’na duhen fjalite pompoze te sharlataneve “edhe 13 mije do te vdesin” ne keto dite, kur ne po endrronim te haperonim ne Evrope?
Ku ishit valle ju qe ndezet ate zjarr? Me siguri ne hotele luksoze e jo ne biruca (si dikur bashibuzuket) dhe pasi pushoi “fortuna” dolet dhe bertisnit “Rrofte Shqiperia”.
Shqiperia behet, vetem nese populli eshte i bashkuar e jo i percare sic e deshironi ju, duke nxitur ne vellavrasje e pastaj duke e lene ne meshiren e fatit si “bariu kopene”.
E fundi? Kater te vrare!Dhjetra te plagosur e te burgosur…U lyen rruget e qytetit me gjak te pafajshem…E faji? Kopil?!
Topi i fajesise here ne te majte, here net e djathte. Cakajve apolitike ju duken pak kater humbje jetesh … Kerkojne me… “ njemilion te gatshem” … Per cfare or te krisur, ku do t’i coni? Ne vetevrasje ?! E, ti qe vrapon pas flamujve te huaj duke perdhosur tendin, ke nje emer ne histori… Hija e turpit do te ndjeke pas.
Fjalite pa kripe dhe sens politik mbushin ekranet e televizioneve private publike. Te dy palet terheqin “litarin”, s’ leshojne pe edhe pas tokes se skuqur me gjakun e te pafajshmeve. Thirrje per proteste paqesore!? Po, si mund t’i pajtoni palet per dy dite duke shkelur mbi gjakun e njome, kur per dy dekada i keni percare duke nxjerre vrer nga goja per palen kundershtare? Une frikesohem se ky nuk eshte hap i matur! Dhente zoti te dale per se mbari! E them kete duke u nisur nga virtytet tona te se kaluares, se ne kemi ditur te falim gjakun e te afermve tane edhe ne momentet me te veshtira per te miren e pergjithshme duke harruar ndasite krahinore e fetare se mbi te gjitha per ne eshte kombi. Prandaj ne keto dite te veshtira t’i shtrijme doren njeri-tjetrit, jo vetem si popull, por edhe si politike dhe emrin shqiptar ta bartim me mburrje ne keto kohe te veshtira, kur veset dominojne mbi arsyen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi