Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konkurs letrar - Për nderë të 100 vjetorit të ngjarjes më të lavdishme të historisë së Malësisë së Madhe

Shko poshtë

Konkurs letrar - Për nderë të 100 vjetorit të ngjarjes më të lavdishme të historisë së Malësisë së Madhe Empty Konkurs letrar - Për nderë të 100 vjetorit të ngjarjes më të lavdishme të historisë së Malësisë së Madhe

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 25, 2011 4:06 am

Konkurs letrar - Për nderë të 100 vjetorit të ngjarjes më të lavdishme të historisë së Malësisë së Madhe Ngritaja%20e%20flamurit

Konkurs letrar - Për nderë të 100 vjetorit të ngjarjes më të lavdishme të historisë së Malësisë së Madhe




Për nderë të 100 vjetorit të ngjarjes më të lavdishme të historisë së Malësisë së Madhe – Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911, Këshilli organizativ për shënimin e këtij jubileu, me seli në Tuz, shpall:

KONKURS LETRAR

për krijimin më të mirë letrar në poezi (deri 50 vargje) dhe tregim të shkurtër (jo më të gjatë se 5 faqe, ose rreth 10 mijë karaktere pa spejsa).

Punimet duhet të mbërrijnë më së largu deri më 15 mars 2011 dhe të kenë motiv ose lidhje tematike me këtë ngjarje (pra, me Kryengritjen e Malësisë, të vitit 1911).

Punimet dërgohen përmes postës, në adresën

Shoqata “ILLYRICUMI”

( z. Nikollë Berishaj),

81206 Tuz

Mal i Zi – Monte Negro

ose në emailin: illyricumi@gmail.com

Punimet duhet të nënshkruhen me një shifër dhe jo me emrin e autorit. Ato duhet të jenë në gjuhën shqipe. Vetëm pasi juria të shpallë rezultatet (titujt e punimeve të shpërblyera) autorët do të dëshmojnë autorësinë, duke dërguar përsëri punimin e vet, por kësaj radhe të nënshkruar me emrin (dhe mbiemrin) e autorit. Këtë mund ta bëjnë përmes postës, ose postës elektronike. Punimet duhet të jenë të pabotuara deri më tani.

Tri krijimet më të suksesshme do të shpërblehen. Shpërblimet do t’u dorëzohen autorëve në kuadrin e programeve të festimit, për çka do të njoftohen më hollësisht pasi të kumtohen rezultatet.

Përzgjedhjen e krijimeve më të mira do ta bëjë një juri profesionale.

Këshilli organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi