Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Portrete krijuesish nga diaspora

Shko poshtë

Portrete krijuesish nga diaspora Empty Portrete krijuesish nga diaspora

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 11:10 pm

Synimi dhe malli nga një bukuri e ëndërruar apo nga një realitet i imagjinuar

Porterte krijuesish në diasporë
Portrete krijuesish nga diaspora Sh_b


Portrete krijuesish nga diaspora MMM%20kola

Edhe në mërgatën shqiptare në Zvicër, numri i krijuesëve që merren me poezi, nuk është i vogël. Të nxitur nga entuziazmi krijues, shumica e tyre kanë botuar përmbledhje me poezi. Njëri prej krijuesve të tillë është edhe krijuesi nga Prizereni që jeton në Luzern të Zvicrës, Kolë Çetta, i cili në muajin janar të këtij viti botoi përmbledhjen e pestë me poezi.Veprat e botuara më herët janë: „Erë Kopshti - poezi për fëmijë,1995, „Udhë Kryqi“ - poezi, 1995, „Mendime të Arta“ - proverba, 2008, „Horizont Lirie“ - poezi, 2008 dhe tani librin më të ri me poezi „Një emër një zemër“ 2009. Sikur në poezitë e para, ashtu edhe në këto poezi, shfaqët tendenca për të paraqitur preokopimet e jetës përmes fjalës dhe shprehjes poetike, si një formë më e mirë për qetësimin dhe shërimin e gushës shpirtërore. Po të ndalemi në librin e posabotuar me poezi „Një emër - një zemër“ të autorit K. Çetta, krijuesi në këtë përmbledhje ka gjetur shumë tema të rëndësishme, duke i kënduar lashtësisë dardane, gjënezës shqiptare, martirëve dhe heronjve të lirisë, fëmijëve dhe ardhmërisë, vendlindjes, dashurisë, kurbetit dhe pavarësisë së Kosovës, e tjera. Duke lexuar librin e tij, bie në sy preokopimi poetik, synimi dhe malli nga një bukuri e ëndërruar, apo nga një realitet i imagjinuar, sidomos në poezinë “Republika e Kosovës“. Tani ajo bukuri ishte një vizion dhe një realitet, nga i cili gjithmonë, poeti apo krijuesi synon në krijimtarinë e vet. Ndërsa figura që e përsërit shpesh krijuesi është edhe poema për Nënën Tereze, i cili i këndon mjaft me përkushtim kësaj Nënë shqiptare, në zemrën e së cilës një kohë të gjatë ka qenë e shoqëruar vuajtja, mjerimi por edhe optimizmi i saj për ta zbutur këtë gjendje kudo nëpër botë. Krijuesi Kolë Çetta, jeton dhe krijon në Luzern të Zvicrës dhe pse i shtyer në moshë, mendja dhe penda e tij krijon çdo ditë diçka të re.
Dedë Preqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Portrete krijuesish nga diaspora Empty Baki Ymeri:Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 11:15 pm

Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune

Prezantimi i krijuesve shqiptarë në diasporë

Numri i parë (janar 2009) i revistës letrare „Malli ndaj Mallit” (Dor de Dor) që del nën udhëheqjen e poetit Marin Toma, prezanton në dy faqe Vitore Stefa Lekën me poezi dhe ballinën e ditarit të Besa Salihut nga Kosova (Ndëshkime hyjnore), me fotografinë e saj. Në numrin jubilar (20/21/2008) të revistës për kulturë, Meandre, e cila del në qytezën Alexandria të Teleormanit, tribunë prej 100 faqesh e drejtuar nga publicisti Stan V. Cristea (kryeredaktor), eseisti i mirënjohur Mihai Antonescu, prezanton në një faqe recensionin Për vetminë e shirave (Despre singuratatea ploilor), kushtuar librit më të ri të Sali Bashotës në gjuhën rumune Shiu pa ty (Ploaia fără Tine). Numri 11/2008 i revistës Revista noua, që del në qytetin Këmpina (Cămpina, kryeredaktor Florin Dochia), i kushton tri faqe vlerave shqiptare të Kosovës në gjuhën rumune. Përmes recensionit Çerdhe dashurie mbi turrë dhe flakë (Cuib de iubire pe rug si flacara), Mihai Antonescu prezanton antologjinë e tretë të poezisë kosovare në gjuhën rumune, Vullkani i durimit / Vulcanula răbdării), si dhe poezinë e Sali Bashotës, e cila ka bërë bujë në mediat rumune, përmes botimit të 27 reçensioneve të favorshme (2004-2009).
Në këtë faqet e kësaj reviste prezantohet me poezi dhe një medalion eseistik, poeti kosovar me banim në Zvicër, Brahim Avdyli (fq.21), si dhe poetesha Radije Hoxha me vjershat Jam burrë apo grua, Në Liqenin e Ohrit, Në tavernë, Sa vështirë, Ti më do, (fq.22). Në kontekst të prezantimit të vlerave shqiptare në botën e huaj, vlen të potencohet edhe simotra e Shqiptarit të Bukureshtit, revista Dituria e QKSH Migjeni, që del në Boras të Suedisë (kryeredaktor Sokol Demaku), me bashkëpunëtorë të zellshëm si Bahtir Latifi, Rrahman Jashari, Lena Liden, Hakif Jashari, Arsim Daka; me informacione për programet në gjuhën shqipe të radio Jehonë, me artikuj për bibliotekat nordike në Skandinavi, 100 vjetorin e Kongresit të alfabetit shqip, poezi briliante të Xhevahire Izmakut, Hamit Gurgurit, Puntorie Zibës, Emine Hotit, Nehat Jahiut, me vargje të nxënësve shqiptarë në shkollat e Suedisë, me artikuj për Ditën e Flamurit, Festat e fundvitit dhe Gjuhën amtare në diasporë, etj. Gjatë këtij muaji, pason të dalë në Bukuresht, numri i parë (i këtij viti) i revistës Shqiptari, periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, dedikuar martirit të shkronjave shqipe, patriotit erudit Ilia Dilo Sheperit dhe pasardhësve të tij.
Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Portrete krijuesish nga diaspora Empty Hamza Halabaku:Këndi poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 11:17 pm

Këndi poetik i së premtës në diasporë



Hamza Halabaku
LAMTUMIRË KOLONEL
(mikut tim Hajzer Hajzeraj)

Kush ma dha lajmin e kobit
në mesnatën e fundit
për kolonelin
tim të urtë?!

Të mirin nga të mirët...
i pari nga të parët
ishte për të mbetur prore
me emrin e skalitur
n`përjetësi

nuk desha ti besoja lajmëtarit

se Vdekja,
ah kjo vdekja
mendoja
s ´koritet për pak

duhej të na e linte
Kolonelin më gjatë

t`shndërriste si më parë

xixa stralli dhuronte në
errësirën e pafund

s`u mposht që në kohët
e rënda
shpresë e patretur
qiri i përjetësisë.
**************
Liman Zogaj

VARRI I RI
Mos
O, mos e hapni at varr
a e shihni
sa bukur ka bleruar fusha.

Mos, i’a varrosni buzëqeshjet
se lotët
e dhembja
i shpërthejn digat e detit te zi.

Mos e varrosni at meteor
Nëna e kërkon me një kandil
nëpër errësirë
dhe e mallkon vetminë.
Nusja e përlotur
e djeg velon e bardhë
stalagtitet dhe stalagmitet
lë të pikojnë lot.
Mos
mos e varrosni at yll
se fëmijëve u kallën lojërat
nëpër natë.
Mos, bre mos
e mbulon me dhe atë djalë
se me pat ftuar për tridhjet pranverat
që i paska zënë pikëllimi.
EJA

Eja nëpër tymin
e shpirtit tim që kallet
e ma lidhë plagën
me një gjethe trandofili.

A e di biografinë
e dashurive që nuk vriten
edhe mbase vullkanëve
mbin lule bore e dashurisë.

Eja
edhe nëse jam e vdekur
e harruar
zemra-zemrës i flet në emër të dashurisë.
Eja
edhe nëse nuk me njeh
të plagosur nga vetmia
në shtratin tim të dhimbjeve.

Dola rreth lumit
sonte
portreti yt
mu shfaqe nëpër vale.
KUR FLAKA BËHET FLAMUR
E kam një shtëpi
një shtëpi prej guri
nga zjarri kur u dogj
lindi prap Flamuri.
E kam një kala
një kala prej shkëmbi
as shkrumbi as hiri
nuk e luajnë vendi.
E kam një fole
për zogjët shtegtarë
në Lladrocin rreze dielli
lule dhe behar.
E kam një atdhe
mbeshtjellë me liri
O, e kam një atdhe
një atdhe - Shqipëri.
******************
Bahri Rashica
URIME DITËLINDJA E PARË

Ti më mbanë në jetë,
ty që të kam dhe zemër,
pavarësi,
me më të bukurin emër.

Ty që linde më 17 shkurt,
sot, një vit po e mbush,
ti veç do të rritesh,
e s'do të plakesh kurrë.

Jehon kënga, hidhet vallja,
festojmë për pavarësi,
për Republikën e Kosovës,
që shumë jetëra ishin shkri.

Sot, Kosovës i urojmë ditëlindjen,
bij dhe bija ne botën mbarë.
Na bashkon sot festa jote,
me fat pavarësia, Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Portrete krijuesish nga diaspora Empty Re: Portrete krijuesish nga diaspora

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi