Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FLAKA E JANARIT 2011-Nderohen Luftar Paja dhe Pellumb Kulla

Shko poshtë

FLAKA E JANARIT 2011-Nderohen Luftar Paja dhe Pellumb Kulla Empty FLAKA E JANARIT 2011-Nderohen Luftar Paja dhe Pellumb Kulla

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 29, 2011 2:50 pm


FLAKA E JANARIT 2011
Nderohen Luftar Paja dhe Pellumb Kulla
FLAKA E JANARIT 2011-Nderohen Luftar Paja dhe Pellumb Kulla 173674_100000851933904_7861139_n
Nga Albert Zholi
Festivali i Dramës Shqipe që zhvillohet nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit në Kosovë, kremtonte këtë vit vjetorin e njëzetë të ekzistencës së tij. Gjilani, në një pejzazh qyteti nën bardhësinë e borës, priti me ngrohtësi trupa nga viset e ndryshme të hapësirës shqiptare. Ato sollën drama të nxjerra nga penat e mirënjohura të Rexhep Qosjes, Teki Dervishit, Bashkim Hoxhës, Mehmet Krajës, Pëllumb Kullës e të tjerëve.
Publiku i Gjilanit ndoqi me vëmendje dhe interes për gjashtë net rresht, shfaqje të ndërtuara me mjeshtëri nga regjisorë dhe aktorë të mirënjohur, në ambiente dekorative përgatitur me mjeshtëri nga skenografë me përvojë.
Autoritetet lokale të Gjilanit i patën marrë tërë masat për një akomodim të mysafirëve dhe i nderuan ata duke u ndjekur njëpërnjë shfaqjet dhe ligjëratat që patën vend në ndërtesën e Teatrit të bukur të qytetit të tyre.
Juria e përzgjedhur nga larg edhe afër, nga të katër viset e hapësirës kombëtare e pati jo të lehtë të analizonte në detaje punën e palodhur të trupave të Gjilanit, të Prizrenit, Shkodrës, Durrësit, Fierit dhe Prishtinës.
Në fund ajo vendosi të nderojë me çmim të parë për aktore protagoniste aktoren Sanije Gashi të Teatrit “Aleksandër Mojsiu” të Durrësit.
Të korrat më të mbara me çmime të festivalit, i mblodhi teatri “Bylis” i qytetit të Fierit i cili pa të nderuar trupën e tij për lojë ansambël, me aktorin Luftar Paja (Artist i Popullit) dhe autorin e veprës “Milioneri” Pëllumb Kulla, që fitoi Festivalin e Dramës Shqipe “Flaka e Janarit” që e mbylli siparin pardje më datën 26 janar 2011.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi