Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urimet tona me rastin e Ditelindjes se poetit Xheladin Mjeku

Shko poshtë

Urimet tona me rastin e Ditelindjes se poetit Xheladin Mjeku Empty Urimet tona me rastin e Ditelindjes se poetit Xheladin Mjeku

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 01, 2011 2:51 pm

Urimet tona me rastin e Ditelindjes se poetit Xheladin Mjeku 167135_1413907766814_1806157215_770774_2725579_n

Urimet tona me rastin e Ditelindjes se poetit Xheladin Mjeku

TE VERRAT E LLUKËS

Kurrë s’besohet në ketë pasur dhelpra
Anipse lëkurat shtrenjtë shiteshin
Atëbotë tregjet shpesh ndërronin tarifën

S’matej logu i burrave nga fjalët
Matej me afshin e përflakur
Dorëbesa ngre digë shekujve
E shkrepat jehojnë nga zëri i Isa Boletinit
Gjëmonte diku në zemër të Ballkanit
Dritëjeta meditonte largësitë e shqiponjave

Kahmot diku në zemër të Ballkanit
Frymon me kaverma të kallura
E matesh me lartësitë e Alpeve
Verrishtë e Llukës

Dikush po i gëlltitë fjalët në pikëditë
Në zemër të Ballkanit shkruhen testamente
Logut të burrave i flitet me Urtësi


AKTI I PËRJETËSISË



Asgjë nuk dihet pse duhej të vdisej
Dihet për rrëfime me udhë gjaku
Deri në ditën e përjetësisë

E lisit, e plisit i vinte hija e gjakut
I vinte njomja e urrejtjes
Deri në palcë guri plasja e dritës

Dhe mbinin lulëkuqe çdo ag
Majë lisit e plisit, medet
E flitej për burrërinë

Ta rrëfesh të ligën, lajmësin e kobit
Një jetë udhë duhej ikur
Me flakën e shpirtit në gji


Vriteshim për fjalën e mbaheshim për tokë
E bjer e çohu deri në mbyllje
Të aktit të përjetësisë


EDHE PAK DARDANI, EDHE PAK KOSOVË

Merre si ta marrësh, në këtë Kosovë
Në cilin skaj ta prekësh ka pak Dardani

Edhe pak Dardani, edhe pak Kosovë
Në këtë palcë guri, në ashtin prej lashtësie

Mbi masën e syrit e peshën e gurit të vet
Ngriten bedenat e kështjellës - qëndresë stoike

Për një pëllëmbë Kosovë, një ëndërr Dardani
Shekujt u shtynë gjatë tej Alpeve deri në agoni

Mjer toka që thahet për një pikë gjaku
Për një këngë kushtrimi të shtegut të lirisë

Merre si ta marrësh, në këtë Kosovë
Në cilin skaj ta prekësh ka edhe pak Dardani


_________________________
Poetit Xheladin MJEKU i Urojmë Ditëlindjen duke i dëshiruar edhe 100 te tjera,shendet ,frymëzime dhe sa me shumë vargje!
SOFRA POETIKE
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi