Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Hadaj:Kumunikimi i shëndoshë si bazë për nje demokraci të shëndoshë

Shko poshtë

Kujtim Hadaj:Kumunikimi i shëndoshë si bazë për nje demokraci të shëndoshë Empty Kujtim Hadaj:Kumunikimi i shëndoshë si bazë për nje demokraci të shëndoshë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 01, 2011 5:47 pm

Kujtim Hadaj:Kumunikimi i shëndoshë si bazë për nje demokraci të shëndoshë 161418_100000047764933_6333240_n
Kujtim Hadaj:Kumunikimi i shëndoshë si bazë për nje demokraci të shëndoshë

Pozita dhe opozita në mbrojtje të stabilitetit të vendit

Të nderuar miqë,

Do të deshiroja që së bashku me ju thjeshtë si qytetarë, të zhvillojmë një debat të shkruar në lidhje me temën e lartëpërmendurdhe të shofim se çfarë janë mendimet tona të cilat mund ti sherbejnë pozitivishtë ndërtimit të demokracisë së re në Kosovë.

Për shembull:

  • Si duhet të veprojë pozita kur opozita nuk sillet sipas normave të demokracisë?, dhe


  • Si duhet të veprojë opozita kur kërkesat e saja nuk mirren parasysh nga pozita?


T'ju themë të drejtën ideja dhe deshira për një debatim të kësaj teme më lindi vetvetiu, por kësaj i parapriu edhe çështja e debatëve që po i përcjelli këto ditë dhe të cilat po zhvillohen në mjetët e informimit perëndimorë (qoftë në ato të shkruara apo të difuzuara), në lidhje me situatën më të re të krijuar të zhvillimit të revolucioneve 'demokratike' në disa vende aziatike, si dhe me krizën globale të ekonomisë dhe demokracisë që po mbretëron në botë.

Sipas mendimit tim, problem serioz i demokracisë në arenën tonë politike kombëtare është bërë komunikimi i ashpër (bile edhe armiqësor) që po zhvillohet në mes akterëve tanë politikë, qoftë ata që janë në cilsinë e pozitarit apo ata të opozitarit. Dhe kjo situatë po krijon dhe shpien gjerë të një ndarje dhe përçarje tjetër në mes edhe vetë qytetarëve tanë, duke patur si pasojë finale sulmet mbi institucionet tona (rasti i Shqipërisë), por edhe duke e dëmtuar fizikishtë njëri-tjetrin (vdekja e demonstruesve) dhe rastet tjera të sulmeve fizike gjatë procesit zgjedhor që u zhvillua në Kosovë.
Unë personalishtë jam ithtarë i atyre vlerave që bëjnë të mundur një komunikimitë të mirfilltë, së pari në mes klasave politike, pra të atyre që janë në pushtet dhe tjerave në opozitë, si parakushtë për të krijuar një teren tjetër të përshtatshëm të kumunikimit të mirfilltë dhe demokratik në mes qytetarëve.
Një tjetër aspekt që po e ndanë dhe dëmton popullin tonë, është edhe ai i deklarimeve publike që po e bëjnë klasat dhe akterët tanë politik, të cilët po shërbehen me ideologjitë e identifikimit të vetvehtës, në të majtë dhe të djathtë, apo edhe më shprehjet më ekstreme që po i përdorin për të fyer kundërshtrët politikë, si enverista, titista, komunista e çkamos tjetër.
Unë mendoj se këto shpreje ideologjike në këto kohëra të demokracisë moderne dhe përparimtare njerëzore janë të panevojshme për shqiptarët dhe mund ta dëmtojnë tejmase çështjen tonë kombëtare. Fatmirsishtë në aspektin fetar, shqiptarët e kanë përqafuar me kohë dhe menquri teorinë se 'feja e shqiptarit është shqiptaria', kështu duke bërë të mundur me lehtësi ndarjen e fesë nga pushteti.

Faktorët tanë politikë duhet që gjatë fushatave të tyre të ardhshme zgjedhore të nxjerrin mësim nga këto pësime dhe ti kushtojnë kujdes të veqantë programeve për zhvillimin e vendit, dhe jo atyre të ideologjive që tashmë i ka shkelur koha. Tani ata duhet të shlyejnë nga fjalori i tyre politik shprehjet ekstreme të lartpërmendura dhe të shërbehën me parullën kryesore se 'ideologjia e shqiptarëve është shqiptaria'.
Nëse sot në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka ende reformë të mirfilltë zgjedhore; nuk ka zhvillim të mirfilltë ekonomik; ku korrupsioni (keqpërdorimi i pushtetit) është në shkallë të lartë; ku varfëria ështê duke u bërë gjithnjë më e tejdukshme për shtresën shumicë të popullsisë, atëherë për të gjitha këto dukuri, njësoj fajin dhe përgjegjësinë duhet ta ndajnë së bashku edhe pozita e edhe opozita.
Një çështje pozitive që duhet të na sherbejë neve si shqiptarë është edukimi familjar dhe edukimi i mirfilltë arsimor, prej nga edhe e kanë burimin kryesor të zhvillimit demokracitë e shtetëve perëndimore në Evropë e më gjerë.
Neqoftëse edhe ne nuk i zhvillojmë dhe integrojmë këto vlera përparimtare në shoqërinë tonë shqiptare, atëherë nuk mund të bëhëmi pjesë e përbashktë e integrimit dhe zhvillimit të vlerave univerzale, pra të botës tjetër së zhvilluar njerëzore, ekonomike dhe demokratike.
Pra, komunikimi i shëndoshë (edhe atëherë kur kemi mendime të ndryshme për çështje të caktuara) është piramida e të gjitha sukseseve për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshë.

Unë për fillim kaq do të thoja, dhe nëse e shifni të arsyeshme, mund ti debatojmë së bashku këto çështje që janë në interes të përbashktë për vendin dhe popullin tonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi