Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasjet e Bekimit e Bardhylit, hetohen nga prokurorët e EULEX-it

Shko poshtë

Vrasjet e Bekimit e Bardhylit, hetohen nga prokurorët e EULEX-it Empty Vrasjet e Bekimit e Bardhylit, hetohen nga prokurorët e EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 01, 2011 6:35 pm

Vrasjet e Bekimit e Bardhylit, hetohen nga prokurorët e EULEX-it

Vrasjet e Bekimit e Bardhylit, hetohen nga prokurorët e EULEX-it HhHetimet
Pamje nga varrimi i gazetarit të “Botës sot’ Bekim Kastrati në të cilin shihet edhe Bardhyl Ajeti, në të djathtë në mes të dy burrave me plist të bardhë.

Teuta Rexhepi – Bota sot
Zëdhënësi i EULEX-it konfirmon për “Bota sot” se lënda për vrasjen e Bekim Kastratit është në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndërkaq ajo për Bardhyl Ajetin është në duar të prokurorëve të EULEX-it

Dosjet për vrasjet në kohën e pasluftës në Kosovë, vrasje këto kryesisht me motive politike megjithëse nuk janë hetuar deri në fund, ato nuk janë mbyllur. Hetues ndërkombëtarë e vendorë kanë bërë deri diku hetimet e tyre dhe më pas, ndërkombëtarët janë larguar nga Kosova ndërkaq vendorët nuk kanë pasur “diskonim” dhe guxim profesional që të vazhdojnë hetimet apo që të fillojnë procedurat gjyqësore.
Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Tahir Zemaj, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti etj, janë disa prej personaliteteve politike, ushtarake e gazetareske të cilët janë vrarë pas përfundimit të luftës në Kosovë, por që këto vrasje ende kanë mbetur të pa zbuluara.
Por, krimi nuk vjetrohet, thotë një fjalë popullore. Kështu as dosjet e hetimeve të këtyre krimeve me motive politike të kryera pas luftës nuk janë vjetruar as në sirtarët e lëndëve të institucioneve përkatëse për hetimin e krimeve të rënda në Kosovë.
Në fakt, përderisa për Policinë e Kosovës disa prej vrasjeve të pasluftës në Kosovë janë “dosje të mbyllura” apo raste që nuk hetohen nga kjo polici, janë organet e tjera të hetuesisë të cilat nuk i kanë “harruar” dhe nuk i trajtojnë juridikisht si lëndë të vjetëruara.
Të kontaktuar nga “Bota sot” zyrtarë të Policisë së Kosovës, thonë se këto raste nuk janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës. Ata na orientojnë që këto përgjigje t’i marrim në Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e Ligjit në Kosovës (EULEX).
“Këto raste janë duke u hetuar nga EULEX-i për çdo çështje lidhur me këto raste drejtoju atyre”, përgjigjet shkurt Baki Kelani, shefi i zyrës për informim në Policinë e Kosovë.
(Më gjerësisht do të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi