Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ARMATA KOMBETARE SHQIPETARE

Shko poshtë

ARMATA  KOMBETARE SHQIPETARE Empty ARMATA KOMBETARE SHQIPETARE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 02, 2011 9:32 pm

ARMATA  KOMBETARE SHQIPETARE 156px-AKSh_logo.svg

ARMATA KOMBETARE SHQIPETARE

Shtabi i Përgjithshëm

Nr. 001/201

Mitrovicë, 02.02.2011


Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (SHP-AKSH) në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme pasi ka analizuar gjendjen e krijuar në trojet shqiptare, opinionit të gjerë i drejtohet me këtë komunikatë.

- Protestat në Republikën e Shqipërisë, sulmet dhe deklaratat nga aktorët si Dik Marti e të tjerë janë kundër interesave të përgjithshme kombëtare, respektivisht kundër institucioneve legale të shtetit dhe si të tilla për Shtabin e Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare (SHP-AKSH) janë të papranueshme

- Afati i stërzgjatur i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës përveç humbjeve në mjete të konsiderueshme ato pa diskutim sjellin edhe dëme të tjera,

- Deklarata të llojllojshme me karakter denigrues, sjellin imazh të keq për Kosovën. Këto të gjitha janë të papranueshme për AKSH-në.

-Veprimet që kanë për qëllim njollosjen e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, luftë kjo që i gjithë opinioni demokratik e ka quajtur si luftë të drejtë, gjë që për neve shqiptarët ka peshë të shenjtërisë, janë të papranueshme. Ne konsiderojmë se këto gjëra janë duke u bërë nga njerëz dhe grupe të caktuara të cilat nuk ia duan të mirën kombit shqiptar. Madje – madje këto grupe që veprojnë kundër interesave kombëtare, janë në shërbim të agjenturave dhe interesave të ndryshme joshqiptare. Veprimet e tyre në Republikën e Kosovës, ... , Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së i kundërshton dhe i dënon ashpër.

Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së, ka arritur të siguroj informacione të sakta se në Republikën e Kosovës janë duke vepruar grupe të caktuara e të motivuara dhe të financuara nga shërbimet antishqiptare. Njerëzit e atyre grupeve kryejnë veprime antikombëtare dhe se ato grupe nuk kanë asgjë të përbashkët me AKSH-në e vërtet.


Ata me punën e tyre e keqpërdorin Emblemën dhe uniformen e AKSH-se dhe të njëjtën e paraqesin në sy të opinionit si organizatë kriminale, gjë që ne me këmbëngulje e kundërshtojmë.Veprimet e njerëzve të këtyre grupeve qofshin të fshehura apo veprime publike në forma dhe mënyra të ndryshme si: shpërndarja e pamfleteve, dalja publike me maska e uniforma, frikësimi i qytetarëve në rrugë, reketimi, kërcënimi i biznesmenëve, janë veprime në radhë të parë antinjerëzore, antikombëtare dhe si të tilla janë të gjykuara dhe të dënueshme nga Komanda e Lartë e AKSH-së.

E rikujtojmë opinionin e gjerë shqiptar se AKSH-ja edhe me tutje është besnike Vendimeve të Kuvendit të II (dytë) të Zonës nr. 2 “Kosova Historike” të mbajtur më 16.06.2009, dhe Vendimet e Kuvendit të III (tretë) të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) të mbajtur në Himarë më 24.04.2010. Në ato vendime, pos tjerash decidivisht thuhet:


AKSH-ja nuk vepron në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës;

AKSH-ja ka ndryshuar pamjen e Emblemës dhe të uniformës e saj;

Uniforma dhe Emblema e AKSH-së do të jenë unike për gjithë trojet shqiptare.

Andaj çdo veprim individual apo grupor në kundërshtim me vendimet e sipërpërmendura, AKSH-ja do t’i denoncojë publikisht dhe ndaj tyre do të merr masa ndëshkuese përkatëse.


Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së


K o m a n d a n t i

Sokol Deliu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi