Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në vend të urimit për ditlindjën:POEZI NGA BUQE BERISHA

Shko poshtë

Në vend të urimit për ditlindjën:POEZI NGA BUQE BERISHA Empty Në vend të urimit për ditlindjën:POEZI NGA BUQE BERISHA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 4:04 am

Në vend të urimit për ditlindjën:POEZI NGA BUQE BERISHA 167918_185227594844451_100000716346990_495143_5179601_n

Në vend të urimit për ditlindjën


POEZI NGA BUQE BERISHA


..Malli

Me mallin përtej
dhe lotit të pamëshirë
vazhdon zhurma
e fjalëve n'kantinë.
Do lutem
dhe si dritë do mbaj heshjten tënde,
kur malli të prarojë
nuk dua ngushëllimas
në lule kujtim.
Dhe si vagon
me plot fuqinë
do belbëzojë
gjithë mallin tim
drejt e në krahët e tu.

..Pa prezencë

Shkruaj fjalët që s'u thanë
hesht bisedën pa rezencë
bga vapa
hartoj sytë që s'lotuan kurrë,
kërkoj mallin
pushtimi i zemrës arrin
të rrahurat ngelën
se errësira ngushëlloi
takimin pa prezencë.

..Afër

Unë ndjej afërsinë
kam mallin që më gëzon
të shkruaj ngjyrat
që më trokitën,
të kritikoj gërvishjet
pa skenar,
të lëvizë ngushëllimet
që robëruan,
krenohu me vetveten
ti mallkim i humbjes,
ti errësira e huaj,
të thërras zemër e imja
të betohem në klithmat
e amshimit tim
ti o dritë e syve të mi
ty oj tokë e imja
ju dallëndyshe larg
shtegtoni librin tim...

..Kujt

Kujt i dridhërohem unë
qfarë të ndjejë
të shfaq operën e mllefit tim,
do të këndoj këngën e mallit tim,
kujt i dridhërohem unë
o fati im.

..''..
..Me ty fjalët janë ëmbla,
Për ty zemra është e gëzuar,
Te ty jeta ime e ka kuptimin,
Veq ty të ndjej dashuria ime,
Nga ty dua dashurinë
o drita ime...

TË ZHVESHUR...

E zhveshur prej hijes sime
e mplakur nga rinia ime
duke u lutur për ty
o ylli im i ëmbël,
të të shfaq krenarinë
të buzëqesh kjo zemër imja,
më robëro me hijen tënde
më vrit nëse më ke zili
kërko bezërinë e zërit tim
varros trupin tim
mbulo tragjedinë e bërë
lakmo hijen time
të të marr se hijen e kam unë
të zhveshur germëzijmë
vaijn e dashurisë sime.

NËNA...

Në mallin ndaj teje
S’mund ta shuaj njeri
Në dshurinë ndaj teje
S’mund ta m’plak njeri
Përveq ti e dashur
Që më mbaje në gji.
Nga qumështi yt i bardhë
U bëra borëbardhë,
Nga fjalët e tua
U bëra shkrimtar,
Nga dora jote e ngrohtë
U bëra heroin.
Nga malli nadj nënës
Lotët po më shpojnë
Në jetën time të ngrohtë
Vargje për ty e dashur
Gjithmonë do të dhuroj.

MËRGIMTARËT...

Me dëshirën
që të kthehem përsëri
lundrova oqeanet pranë,
në bregun e kësaj ëndrre të gjatë
shikova mallin që diku e lashë,
dhe aty pranë rërës së imcuar
një emër i lashë, që kur të kthehm
të di gjurmët nga kam ardhë,
iku dhe kjo pranverë
e në vjeshtë u nisa që në agim
të t'ndjek gjurmët e mallit tim,
nuk takova asgjë
përveq baltës që ngushëlloi hapat e mi,
prita si qdoherë në këndin e vjetër,
t'më urojnë mirëseardhje ca miq të vjetër...

E DASHUR MËRZI...

E dashur mërzi
sa afër më rri,
më ngroh në gji
përkëdhel flokët e mi,
por pse s'më thua
njëherë lamtumirë.

O SA MIRË ME QENË SHQIPËTAR

Po shkruaj fjalët më të bukura
e me plot dlirësi,
të ju them o miq të dashur
se sa të lumtur jemi
që jemi shqipëtar.
Me mall e me plot vuajtje
kaluam e u ngritum
drejt oqeanit trimëri,
udhëtuam e ngado shkuam
i qëndruam besnik
penës dhe nderit,
me buzëqeshje në fytyrë
e me lot në sy
ndërtuam e të bashkuar
si shqipja jonë me dy krena
stolisëm trevat tona
me një flamur kuq e zi,
me dinjitet e emër ilir
jemi ky popull që kemi urtësi
e me dor në zemër dhe plis të bardhë.

NDËR VITE

Ikin vitet por si era
e nuk kthehen si pranvera,
me kujtimet lozur qdo qast kujtojmë.
Ikin vitet e nuk kthehen
vijnë të tjerat me të rejat,
në qdo hap e nga qdo cep
ballafaqura me të tashmen rrimë.
Ikin vitet fluturim
por si ylberi me ngjyra shumë,
si gjethe vjeshte e aromë trëndafili
një mall i zemrës të pushton
me një buzëqeshje duke i dhënë ritëm
vrapojmë në maratonën e pleqërisë.

LOTI I ZEMRËS SIME

Në kreshtat e zemrës
rridhte burimi i lotit tim,
në heshtjen e shpirtit
qeshja me dëshirë,
në imazhin e dritës
flisja me ironi.
Në syrin e botës
shiqon urrejtja,
me dorë në zemër
të uron vetvetja.
Me mplakjen time
u verbua qielli,
në shpirtin tim
rënkiste dielli
në jetën e zjarrtë
heshta me pak fjalë.


Pregaditi: Haxhi Muhaxheri-Sofra poetike


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Feb 04, 2011 4:24 am, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në vend të urimit për ditlindjën:POEZI NGA BUQE BERISHA Empty Re: Në vend të urimit për ditlindjën:POEZI NGA BUQE BERISHA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 4:09 am

Buqe, Urime Ditëlindja!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi