Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duket se Partia Demokratike e Kosovës do ta shfrytëzojë të gjithë hapësirën kushtetuese

Shko poshtë

Duket se Partia Demokratike e Kosovës do ta shfrytëzojë të gjithë hapësirën kushtetuese Empty Duket se Partia Demokratike e Kosovës do ta shfrytëzojë të gjithë hapësirën kushtetuese

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 06, 2011 12:19 am

Duket se Partia Demokratike e Kosovës do ta shfrytëzojë të gjithë hapësirën kushtetuese

Editoriali

Punët e mira bëhen ngadalë, thotë një fjalë e urtë. Më shumë se kaq, duket se Partia Demokratike e Kosovës do ta shfrytëzojë të gjithë hapësirën kushtetuese të krijuar nga dorëheqja e parevokueshme e presidentit në fund të muajit shtator (saktësisht më 27 shtator 2010) dhe nga largimi i partneres qeveritare prej koalicioni muajin tjetër. Domethënë PDK-ja ka në dispozicion kohën deri në fund të muajit mars, pra edhe gati dy muaj. Dhe ka plotësisht të drejtë kjo parti ta konsumojë këtë komoditet, këtë konvaleshencë, të cilën ia krijoi Lidhja Demokratike e Kosovës që ta shijojë e vetme. Afrimi i certifikimit të rezultateve të procesit tejet të zgjatur zgjedhor, ka vënë tashmë në qendër të diskutimeve kandidaturat për presidentin e ri të Republikës së Kosovës. Nga emrat e lakuar deri tani, nja katër, pesë a më shumë, nuk duket të ketë të ngjarë që të zgjidhet ndonjëri prej tyre. Gjithsesi te ky emër do të jetë edhe çelësi i suksesit të koalicionit të ri qeveritar. Presidenti i Republikës së Kosovës, ndonëse president i një republike parlamentare, pra ku pushteti më i madh është i përqendruar në duart e parlamentit, në këtë rast Kuvendit të Kosovës, ku figura më e fuqishme është Kryeministri, në fakt, për kushtet dhe rrethanat në të cilat ndodhet shteti i Kosovës, do të ketë absolutisht rëndësi vendimtare jo vetëm për fatin e qeverisjes së ardhshme, por edhe për fatin e Kosovës. Një figurë me autoritet në krye të shtetit të Kosovës do të jetë në gjendje ta zbutë, ta asnjanësojë dhe ta zmbrapsë çdo trysni të tepruar ndërkombëtare kundër Kosovës në këtë fazë vendimtare kur Kosova do të detyrohet të hyjë në bisedime me Serbinë, do të arrijë ta kthejë përsëri në favor të Kosovës situatën diplomatike, e cila tashmë i ka krijuar epërsi koniunkturale Serbisë, do të arrijë të kryesojë një diplomaci aktive të Kosovës, në mënyrë që të ketë një vërshim të ri të njohjeve ndërkombëtare të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, do të arrijë të ngjallë besimin e qytetarëve të Kosovës tek institucionet qendrore shtetërore të Kosovës. Dhe kur flasim për një figurë me autoritet kemi parasysh një emër që të mos ketë asnjë hipotekë nga e shkuara, të mos ketë asnjë drojë fletëthirrjesh të lëshuara nga askush në botë, të mos ketë asnjë lloj njolle të karakterit. Një figurë me integritet në krye të shtetit të Kosovës do të ishte kapitali më i madh të cilin shteti i Kosovës do ta investonte në këtë moment kaq vendimtar për fatet e tij. Përvoja tregoi tashmë se një emër i rastësishëm e lë Kosovën në baltë, madje në ditët e saj nga më të vështirat dhe iu hapin rrugë destabilizimit, dëmtimit të imazhit, i nxitin e i frymëzojnë revanshet e jashtme armiqësore e tjerë. Kështu që emri i presidentit të ardhshëm nuk mund të jetë i rastësishëm, nuk mund të jetë i konceptuar ngushtë në kufijtë e ceremonialitetit, nuk mund të jetë i konceptuar vetëm si dërgues telegramesh, shpërndarës mirënjohjesh, takimesh me homologë, nuk mund të jetë një pjesë plotësuese apo një sfond i institucioneve të Kosovës. Kryetari i Shtetit, si garantues i Kushtetutës, si garantues i unitetit dhe integritetit të shtetit, si qytetar numër një i vendit, është e domosdoshme t'i ketë cilësitë sa më në përshtatje me rolin e tij, aq më tepër në situata të tilla. Për këtë mund të merren si shembull figura presidentësh të republikave parlamentare aktuale si në Itali dhe Gjermani, cilësitë individuale të të cilëve kanë rol aq të rëndësishëm në stabilitetin politik të vendit dhe në gjendjen shpirtërore të popujve të tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Duket se Partia Demokratike e Kosovës do ta shfrytëzojë të gjithë hapësirën kushtetuese Empty Re: Duket se Partia Demokratike e Kosovës do ta shfrytëzojë të gjithë hapësirën kushtetuese

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 06, 2011 12:23 am

Po flitet në kuloaret private se President i shtetit do të jetë Sabri Hamiti ndersa minister i punëve të jashtme përsëri Skënder Hyseni. Gjashtë deputetë të LDK-së nga klani i Fatmir Sejdiut veq janë bërë gati të kalojnë në PDK. A është kjo e mundshme? Mua spo ma merr mendja!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi