Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AAK: Nuk ka koalicion me Hashim Thaçin kryeministër

Shko poshtë

AAK: Nuk ka koalicion me Hashim Thaçin kryeministër Empty AAK: Nuk ka koalicion me Hashim Thaçin kryeministër

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 07, 2011 9:44 pm

AAK: Nuk ka koalicion me Hashim Thaçin kryeministër


AAK: Nuk ka koalicion me Hashim Thaçin kryeministër 1thaqi_ramush21

Bota sot

Blerim Kuçi, Burim Ramadani dhe Besnik Tahiri kanë deklaruar për “Bota sot” se AAK nuk hyn në koalicion me Hashim Thaçin kryeministër!
Një lajm i emetuar në rrjetin elektronik për gjoja mundësinë e hyrjes në koalicion të AAK-së me PDK-në është demantuar nga zyrtarët e lartë të AAK-së. Blerim Kuçi, Burim Ramadani dhe Besnik Tahiri kanë deklaruar për “Bota sot” se nuk AAK nuk hyn në koalicion me Hashim Thaçin kryeministër! Të kontaktuar me telefon nga redaksia ata kanë dhënë përgjigje definitive” Nuk ka koalicion me PDK-në nëse Hashim Thaçi mbetet kryeministër. Ai është fajtor për gjendjen në të cilën gjendet Kosova dhe ne nuk mund të bëjmë koalicion me njeriun që i ka shkaktuar këto dëme Kosovës. Të martën do të mblidhet Këshilli drejtues i AAK-së dhe do të merret vendimi përfundimtar.
Blerim Kuçi, i cili për momentin gjendet në Bruksel por që ka qenë një nga pjesëmarrësit e takimit të fundit më Ramush Haradinajn në Hagë, ndërsa Ahmet Isufi e Ali Berisha tashmë janë kthyer në Kosovë. Kuçi nuk ka dhënë detaje të takimit me liderin Ramush Haradinaj në Hagë por ai ka përsëritur qëndrimin definitiv të AAK-së se nuk ka kurrfarë koalicioni më PDK-në me Hashim Thaçin kryeministër.
Me këto deklarime të këtyre tre zyrtarëve të lartë të AAK-së hidhen poshtë deklarimet se gjoja Haradinaj i ka thë “Po” koalicionit me PDK-në.
>>Ramush Haradinaj pro koalicionit me PDK-në
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi