Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indrit Vokshi:Ç'fare na tha z.Qosja?

Shko poshtë

Indrit Vokshi:Ç'fare na tha z.Qosja? Empty Indrit Vokshi:Ç'fare na tha z.Qosja?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 11, 2011 1:21 am

Indrit Vokshi:Ç'fare na tha z.Qosja? 173996_100000938468067_2063549_n
Indrit Vokshi:Ç'fare na tha z.Qosja?

Fjala e z.Rexhep Qosja ne televizionin Top Çenell,pati goxha jehone,u degjua dhe me pas u perfol.Nuk do i’a lejoja vetes kurre te meresha me njerez te vecante dhe me cilesite personale te ndokujte aq me pak te nje akademiku me merita por,emri i z.Qosja,eshte pazgjidhshmerisht i lidhur me ato fjale,dhe disa mendime mbi ato shprehje te tij,do te sherbenin per t’iu treguar njerezve dhe per ti bindur njerezit,se pavaresisht shume te vertetave qe thote dikush,jo gjithmone ato te verteta lindin nga qellime parimore,dhe jo gjithmone mbeshteten ne nje shqetesim te njemendte.Por per dike mund te mos jete me rendesi qellimi dhe shtysa por dobia e fjaleve te thena,dhe ne kete pike pajtohem edhe une.Dhe kjo perpjekje e imja udhehiqet nga qellimi i thenies se fjaleve te dobishme.z.Qosja foli per moralin dhe menjanimin e tij nga klasa politike dhe nga qeveria e Kuvendi vecanerisht.As qe me shkon ndermend ti ve ne pikepyetje keto fjale te tij sepse ndergjegjja qyterate mejehere do me terhiqte veshin e do me qortonte ashper.Per te vetmen arsye,se nuk ka njeri me perberje qytetare dhe me lidhje me shkallen morale ku ka arritur njerezimi qe te mos e cilesoje te turpshme sjelljen e deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise,qe te mos i cilesoje te papranueshme disa nga fjalimet e kryeministrit te vendit,dhe te denueshem pozicionimin e kreyatres se Kuvendit.Nuk ka njeri qe njeh dhe qe eshte admirues i ethosit demokratik dhe kushtetues qe te mos mendoje qe keu i Kuvendit nuk i perket asnje partie politike por eshte i te gjitha partive dhe qe nuk eshte zedhenes i ndonje grupi kuvendor por mekembes i rregullores se Kuvendit.Ky nuk eshte thjeshte nje mendim por eshte shprehje e shkalles me te larte te ndergjegjjes politike bashkekohore.Z.Qosja foli per ngjyrat diktatoriale qe pasqyron kryeministri i vendit.Nuk kam guxim ta kundershtoj as ne kete pike,sepse kjo gje per c’dokend, pavareshsit bindjeve, eshte aq e qarte aq e ditur,sa qe sot nuk kemi nje ndarje te njerezve, ne njerez qe mendojne qe kryeministri i Shqiperise eshte me ngjyra diktatoriale dhe te tjere qe mendojne te kunderten,por ne njerez qe e pranojne kryeministrin si c’eshte dhe ne njerez qe nuk e pranojne. Derti i z.Qosja qendronte te demokracia shqiptare dhe tek rreziku qe i kanosej demokracise nga kryeministri i vendit,dhe duhet falenderuar per kete paralajmerim qe beri.Por pyetja e pare qe i bera vetes pasi degjova fjalen e z.Qosja,ishte:A shqetesohet me te vertete z.Qosja per rrezikun qe i kanoset demokracise shqiptare apo fjalet mbi kete rrezik lindnin nga ndonje rezerve apo mospelqim i tij per kryeministrin e vendit apo nga ndonje dashuri per kryetarin e opozites? Kjo pyetje nuk qendron ne ajer dhe nuk lindi nga hici,por mbeshtetet tek fjalet qe tha dhe tek menyra se si e pershkroi z.Qosja kreun e Partise Socialiste.z.Qosja e cilesoi kryetarin e opozites si nje njeri me argument te qendrueshem dhe gjate gjithe pershkrimit te tij per kete kryetar ai nuk e permendi fjalen rrezik per demokracine dhe as nuk e paraqiti kryetartin e opozites si rrezik per demokracine.Ndokush mund te mendoje qe eshte e paarsyeshme paraqitja e kryetarit te opozites se rrezik per demokracine sepse kreyateri i opozites nuk eshte provuar ne pushtet,dhe aftesite e tij si kryeminister jane ta panjohura.Por une nuk i perkas kesaj rryme mendimi sepse kryetari i opozites i ka patur hapesirat per te shfaqur prirjet e tij diktatoriale dhe i ka shfaqur keto prirje.Mjafton te kujtojme marreveshjen me kryeministrin mbi Kodin Zgjedhor,kod i cili u perdor si gershere per te krasitur partite e vogla dhe per ta lene Kuvendin vetem ne kuvendaret e Partise Demokratike dhe Partise Socialiste.Fjalia e mesiperme mund te tingelloje bukur ne veshet e ndokujt,dhe kete gje mund ta perligje me sistemin partiak te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.Duhet thene se partite amerikane nuk jane pozicionuar ashtu per shkak te ndonje krasitjeje dhe ne menyre te sforcuar,por natyrshem dhe te udhehequr nga interesat.Brenda partive amerikan lejohen te gjallojne grupime qe kur e shikojne te arsyeshme shprehen dhe kunder politikave te parties se tyre dhe nuk rreshtohen para ndonje komandanti si c’ndodh ne Shqiperi.Pra hartimi i Kodit Zgjedhor nga Partia Socialiste,propozimi i tij dhe me pas votimi nga kuvendaret e te dyja kraheve,eshte nje prove e mjaftueshme per te provuar se kryetari i opozites eshte po aq diktatorial sa dhe kryeministri i vendit.Nje tjeter prove eshte marreveshja midis kryeministrit dhe kryetarit te opozites per ndryshimet kushtetuese te 21 prillit 2008.Ne baze te kesaj marreveshjeje u nderhy me amendamet tek pjesa e mocionit kuvendor,dhe u mbyllen rruget qe qeveria te rrezohet me mocion sepse ne vend qe Kuvendi te rrezoje qeverine eshte kryeministri ai qe i propozon Presidentit shperndarjen e Kuvendit.Kryetari i opozitës nuk eshte aq naiv sa ta jape gabimisht pelqimin per nje amendament te tille,por peqimi i tij buroi nga shpresa dhe bindja që pas 28 qershorit te 2009-es do ishte ai kryeminister dhe do te gezonte te mirat e amendimit kushtetues,duke qene udheheqes i një republike kryeministrore dhe jo me Kuvendore.Marreveshja midis kryeministrit dhe kryetarit te opozites preku edhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve,duke e hequr ate nga rreshti i institucioneve kushtetuese dhe duke parashikuar heqjen e te drejtes se Presidentit te Republikes per te propozuar anetare per ne kete komision.Po ti qendrojme te mbares se logjikes,ethosit demokratik,dhe po te qendrojme besnike ndaj idese se barazpeshimit dhe arbitrit te pavarur,duhet ta cilesojme masaker kushtetuese dhe shprehjen me te perqendruar te permbajtjes diktatoriale te tyre, nderhyrjen qe bene kryeministri me kryetarin e opozites ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.Do te ishte hap perpara ne rrugen drejt demokracise nese partite politike do ti meshonin idese se pavaresimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve,dhe marreveshja e kryeministrit me kryetarin e opozites ne dem te pavaresimit nga politika te ketij institucioni eshte nje hap i madh mbrapa,dhe pergjegjesia e tyre per kete eshte e perbashket.Nje tjeter prove eshte Kologji Zgjedhor prane Gjykates se Apelit.Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise parashikohet qe pervec gjyqetareve te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese,te gjithe gjyqetaret e tjere ne Shkalle te Pare dhe ne Apel emerohen dhe shkarkohen nga Keshilli i Larte i Drejtesise.Por kryeministri i vendit dhe kryetari i opozites,me marreveshje,bene nje perjashtim nga ky rregull,duke nderhyre ne gjyqesor dhe duke ngritur Kolegjin Zgjedhor prane Gjykates se Alepit qe do shqyrtonte ankesat qe lindnin ne zgjedhje,jo me gjyqeqtare te emeruar nga Keshilli i Larte i Drejtesise,por me perfaqesues te paleve politike qe votoheshin ne Kuvend nga partite.Edhe fleta e marreveshjes midis kryeministrit dhe kryetarit te opozites mbi kete ceshtje,mban ere diktature dhe ka gjurmet e armiqve te barazpeshimit te pushteteve.Pra si c’mund te shikohet,kryetari i opozites ne aq hapsire sa ka patur i ka shfaqur prirjet e tij diktatoriale.Dhe nuk ka asgje qe te na ndaloje te mendojme se nese do te kete hapsire me shume do i shfaqe keto prirje ne permasa me te medha,perkundrazi jane te gjitha gjasat qe te jete nje diktator i ardhshem edhe me i eger se kryeministri i tanishem.Nuk dua te mendoj qe z.Qosja deshiron renien e shqiptareve nga diktatura ne diktature por kam nje arsye te forte per te menduar ne kete menyre.Aresya eshte se z.Qosja u tregoi shqiptareve rrezikun qe i kanoset rritjes se demokracise duke drejtuar gishtin nga kryeministri por u a fshehu shqiptareve po te njejtin rrezik qe i kanoset demokracise nga kryetari i opozites duke patur ne dispozicion prova te pakundershtueshme qe provojne autoritarizmin e tij. Se perse u a fshehu shqiptareve kete rrezik kjo i takon vetem atij ta sqaroje.

Indrit Vokshi, me 10 te shkurtit 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi