Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylejman Aliu-Mentor Thaqi:Letra me vargje nga dy poet

Shko poshtë

Sylejman Aliu-Mentor Thaqi:Letra me vargje nga dy poet Empty Sylejman Aliu-Mentor Thaqi:Letra me vargje nga dy poet

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 18, 2011 1:17 am

Sylejman Aliu-Mentor Thaqi:Letra me vargje nga dy poet
Sylejman Aliu-Mentor Thaqi:Letra me vargje nga dy poet 161347_1652258219_7737004_n

Sylejman Aliu:Për ty, Mentor

N’vargje Tua për Agimin Mentor bredha
Atdheun tonë unë copa-copa mbledha
Sa në Korçë, Shkodër, Tiranë e Prishtinë
Vëllezër e motra në këtë sofër vargjesh tua rrimë

Të lumtë pena e shpirtit të dëlirë
Ta duash njeriun njeri o Zot sa është mirë
N’grehim gotat në këto largësi të ftohta
Shëndet e dashuri ndër ne edhe më të forta!




Sylejman Aliu-Mentor Thaqi:Letra me vargje nga dy poet 187034_100000582437455_2916900_n

Mentor Thaqi:Për Ty, Sylejman

Vëllau im, Sylejman, në atë Prishtinë,
sot në Ditën e radhës të Pavarësisë,
vargjet tuaja, emocione t´pa mbarim,
më prekën thellë në dell të dashurisë!

Po i dashur, dhe pse të ndarë, ne bashk qemë,
sa në Korçë, Vlonë, Shkoder, Shkup, Prishtinë...
fundja, nga një mish, gjak, kogkë..., gatuar jemë,
të përbashkët me bollëk mbi t´gjitha, patëm tragjedinë!

Ah vëlla, të paça, merr ato gota me Raki Shqipnie,
merr Skënderin, Sabitin, Prendin,Ademin ... i ke pranë,
një dolli Arbërisë, n´përbashkim gegni-toskëria,
Anastasit n´jug, Gëzimit n´veri, Vullnetit e Agronit n´Tiranë!

Unë dhe Agimi, Haxhiu, Monda, Marjani, dhe kolonë e gjatë,
e mijëra motrave dhe vëllëzërve tuaj mërgimtar,
do ngremë atë dolli shpirti, n´zingjirë vargu zemre sonte e përnatë,
drejt Bashkimit Kombëtar, formal, na qoftë Punë e Mbarë!!!

M. Thaqi VS., 17.02.2011 (13,04 h)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi