Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gentjana Avdiaj:Qesh se nuk qaj dot !.

Shko poshtë

Gentjana Avdiaj:Qesh se nuk qaj dot !. Empty Gentjana Avdiaj:Qesh se nuk qaj dot !.

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 18, 2011 1:35 am

Gentjana Avdiaj:Qesh se nuk qaj dot !. 184264_10150090825525922_747295921_6399116_2217071_n



Gentjana Avdiaj:Qesh se nuk qaj dot !. 173726_747295921_565136_n
Gentjana Avdiaj:Qesh se nuk qaj dot !.


Qesh se nuk qaj dot,
lotët
më janë mbledhur
në cepat e buzëve,
njomin
ngërdheshjen e egërsuar
mbi buzëfrikë mendimesh,
me lajthitje hormonesh
dashakeqe.
Qesh se nuk qaj dot,
nëpër kapilarët
e kësaj "qeshje"
të sforcuar
rrjedh helm i pështirë
urrejtje,
ditës iu tha pështyma,
qiellit,
fryma po i mbahej,
diellit,
iu zbehën rrezet e arta.
Qesh se nuk qaj dot,
lotët
si stalakmite
qindravjeçare ngurtësuar
mbetën,
ngërdheshja mbretëron
ngadhënjimtare,
mbi kufoma dashurie
të pavarrosura
hapur plagë.
Qesh se nuk qaj dot !

©Gentjana.Avdiaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi