Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr. sc. Nikë Gjeloshi:Kosovës nuk i duhen despotet

Shko poshtë

Dr. sc. Nikë Gjeloshi:Kosovës nuk i duhen despotet Empty Dr. sc. Nikë Gjeloshi:Kosovës nuk i duhen despotet

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 18, 2011 8:07 pm

Dr. sc. Nikë Gjeloshi

Kosovës nuk i duhen despotet

Nuk mund të ndertohen institucione demokratike me reprezentantë të zgjedhur në mënyrë jodemokratike.


Pas qindra vitesh te të jetuarit nen okupim, si rob, per herë të parë ne prag të shekullit 21 jemi të lirë dhe të pavarur. Do të thot lirinë dhe pavarësinë e ndjejmë vet.
Gjendja faktike dhe pas afro 11 vjet ne liri tregon se klasët politike me shume u gjasojnë grupeve te intereseve personale qe ne esencë dalin shum të papergjegjshme; e pengojnë dhe ndertimin e shtetit demokratik e ligjor të Kosovës. Shteti demokratik nenkupton integritetin territorial, sovranitetin e popullit, lirinë dhe te drejtat e barabarta të qytetarëve te cilat ushtrohen permes tre pushtetve (legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, Montesky). Shteti ligjor nenkupton ndertimin e institucioneve mbi baza të Kushtetutës, ligjeve e drejtësisë.
Edhe pas afro 11 vjet lirie, në Kosovë: nuk zbatohet Kushtetuta, nuk zbatohen ligjet dhe nuk ka drejtësi. 30% e territorit është jasht pushtetit shtetëror; gjendja sociale, e cila rezulton nga papunësia dhe kriza ekonomike është alarmante (rreth 15% e popullit jeton në varfëri te skajshme, rerth 50% janë të papunë, 6% analfabet). Korrupcioni institucional dhe krimi i organizuar janë bërë kancer i shoqërisë.
Per herë te parë si shtet i pranuar nderkombtarisht, me 12 dhjetorit 2010 organizuem vet zgjedhje parlamentare (u perseriten 60% nga rreth 50% i numrit të pergjithshem të pjemarrsve në zgjedhje), nga te cilat duhej te dalin strukturat kryesore shtërore: Kuvendi, Presidenti, Qeveria të cilat në tetor 2010 ranë në mënyrë te papergjegjshme.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 u lejuan të dalin:
- zgjedhje të vjedhura në mënyrë industriale (mbushja e kutive të votimeve paraprakisht edhe rrugëve gjatë bartjës se kutive të votimit, votime te shumëfishta në emër te të tjetëve, votime pa dokumente identifikimi, votime në emër te të vdekurve),
- zgjedhje jodemokratike (prania e personave të paautorizuar nëpër vendvotime, blerja e votës haptaz),
- zgjedhje të perseritura (mbi 60 % e tyre u perseritën nga perqindja e pjesmarrjës e me pak se gjysmës së votuesve me të drejtë vote),
- zgjedhje në të cilat populli nuk votojë reprezentantet e vet sipas bindjës dhe besimit,
- zgjedhje qe në fakt ishin të manipuluara, jokredibile dhe ilegjitime.

Po te analizojmë sa ishte perqindja e perafert faktike e votuesve në mënyrë te rregullt, bazuar ne numrin e pergjithshem te votuesve; perqindjës së pjesmarrjës në votime; perseritjës se votimeve ne mbi 60% të pjesmarrësve, na del se në Kosovë, në mënyrë të rregullt në keto zgjedhje të pergjithshme parlamentare kanë votue rerth 10% e numrit të pergjithshem të votuesve. Kjo shkallë 10% e votuesve per reprezentant qe krijojnë institucionet me të larta shtetërore na del shkallë e perafet e perqindjës me shkallën e perqindjës se reprezentanteve të sistemit komunist gjatë qeverisjës se komunizmit më Kosovën, afro 50 vjet.

Teza shkencore, A mund të ndertohen institucione demokratike me struktura të zgjedhura në mënyrë jodemokratike, ka pergjigjën më antitezën: strukturat e zgjedhura në mënyrë jodemokratike nuk mund te ndertojnë institucione demokratike!
Sidoqe të mirret hulumtimet shkencore, duke fillue nga lashtësia dhe periudhat e mëvonshme historike te ndertimit të shteteve, do të nxjerrin deshmi dhe fakte se me struktura të zgjedhura në mënyrë jo demokratike nuk mund të ndertohen institucione të qendrueshme demokratike e as shteti ligjor.
Edhe se procesi zgjedhor i zgjedhjeve parlamentare nga ca perfaqësues të huaj diplomatik është vlerësuar si i manipuluar e jokredibil, ka patur dhe të tillë qe e kanë perkrahë krijimin e strukturave shtetërore te dala nga zgjedhje kësisoji të manipuluar e jokredibile. Më një fjalë ka patur të tillë qe i kanë shperla duert si Ponci Pilati, apo më qellim ua hapin rrugën lakmive per pushtet ashtu qe vetë populli të vendosë: don të pranojë struktura të tilla të dala nga zgjedhje të manipuluara e jokredibile apo don zgjedhje të reja, të lira e demokratike?
Si do qe të jetë, strukturat e zgjedhura në mënyrë jodemokratike nuk janë ne të mirën e Kosovës, nuk i duhen Kosovës! Nuk i kontribuojnë perspektivës integruese mbarëshqiptare e as integrimeve politike, ekonomike e tjera Europerendimore. Dhe Raporti i Dick Marty, hetimet qe do bëhën lidhur me deshmitë e atij Raporti, dersia nuk do te shëndritet e verteta do ta demtojnë rendë Kosovën.

A duhet të pranohet si e tillë kjo gjendje apo duhet gjëtë rrugdaljën nga ky udhëkryq me vetëvetën?
Padyshim se edhe me tej barra per dalje nga ky udhëkryq do tu bijë idealistëve,veqmas atyre qe tërë jetën ia kushtuen lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe ket liri e pavarësi e kuptojnë si një hap më afër bashkimit kombëtar. Barra ju bie dhe subjekteve politike të pergjegjshme e shoqërive civile (te e fundit individeve të përgjegjshëm në ato subjekte e shoqëri), masmediave, qe bashkarisht te veprohet ne më vendosmëri ashtuqe Kosova tu kthehet proceseve të ndertimit shtet demokratik dhe ligjor.

Mosfunksionimi i shtetit demokratik e ligjor, qe si rregull krijon dhe probleme sociale, ka zhberë shtete shum te fuqishme; ka zhberë dhe keto 30 vjet të fundit terë Bllokun socialist në krye me Rusinë, nder to dhe ish-Jugosllavinë, kunder se cilës rinia studentore e Kosovës para 30 vitësh ngriti zërin me demonstrata, kunder se cilës u ngritem dhe vitin 1990 me Deklaratën e 2 korrikut, vitin 1991 me Referendumin per shtetin sovran e te pavarur të Kosovës; ndertuem institucione të pavarura, dhe në sajë të luftës heroike e sakrificës sublime të familjës Jashari, luftës së heronjëve e martirëve të shumtë të UCK-së vitin 1998 - 1999 dhe me ndihmen e Aleancës Veri Atlantike, u çliruem nga Serbija.

Per shkak të mosfunksionimit te demokracisë dhe shtetit ligjor të percjellë me probleme sociale, muajn janar e shkurt, kemi deshmi të freskëta të ramjës së rexhimeve në dy shtete të Afrikës Veriore: Tunisit e Egjyptit.
Presdidenti Tunezian Ben Ali, bashk me familjën e tij,me 14 janar 2011 iku nga shteti, pas 23 vjet sundimi.
Ne Egjypt gjendja e pergjithsme e popullit: korrupcioni, varfëria sociale e ekonomike, gjysma e popullit analfabet, …, zgjedhje të manipuluara vazhdimisht, siq thekson Dr. Alaa al-Aswani, u kishte bërë të pamundur jetesën njerzve. Pas 18 ditë demonstratash rrevolucionare historike në Kairo e qytete tjera kryesore që i benë te rinjët, te vjetrit, familjartë me fëmijë; muslimanët, koptet e krishterë nga e gjith shoqëria egjyptiane, detyruen presidentin e Egjyptit despotin Hosni Mubarak të jep dorheqje me 11 shkurt 2011 dhe të braktis Kairon!

Kosova nuk i ka durue sulltanet e as caret, sado qe sundimet e tyre i ka pague shum shtrejt me jetëra të shumta të njerzve dhe me territore!
Kemi obligim ndaj gjith atyre qe u sakrifikuen per Kosovën; kemi obligim ndaj perkushtimit dhe sacrificës se secilit nga Ne ta bëjmë Kosovën shtet demokratik e ligjor, si një hap para bashkimit në një shtet shqiptar; kemi pergjëgjësi ndaj fëmijvë tanë të bëhëmi me te ndërgjegjshëm, me të guximshëm e me të vendosur ashtuqe ti kthejmë identitetin vetës dhe vendit, e te mos lejojmë mendësi pushtetare: sulltanesh, caresh e despotesh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi