Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tribuna shqiptare:Bektashinjtë: A e dini se?

Shko poshtë

Tribuna shqiptare:Bektashinjtë: A e dini se? Empty Tribuna shqiptare:Bektashinjtë: A e dini se?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 1:57 pm

Bektashinjtë: A e dini se?




Nga Tribuna Shqiptare

Tribuna shqiptare:Bektashinjtë: A e dini se? Naimi

Naim Frashëri

A e dini se Bektashinjtë i kanë dhënë kontribut të madh letërsisë shqipe? Mund të citohet këtu Naim Frashëri ose Bilbili i Gjuhës Shqipe.

*


Qendra botërore e bektashizmit kaloi nga Ankaraja në Tiranë, pas vendimit që dha Asambleja Kombëtare Turke më 20 Nëntor 1925, në hazë të të cilit u mbyllën të gjitha Teqetë dhe Zavijetë bektashiane në Turqi. Në këtë mënyrë, Shqipëria u bë Selia e Përgjithëshme e Bektashizmit në botë, gjë që vazhdon të jetë edhe sot.
*


Bektashizmi është fe e pavarur. E përkohshmja “Albania” e Faik Konicës botonte pothuaj gjithnjë në faqen e fundit të saj këtë lajmërim:”Grupi i bashkëpunëtorëve të revistës sonë përbëhet nga Muslimanë, Orthodhoksë, Katolikë dhe Bektashinj.”

*



Në një punim nga shkrimtarja Musine Kokalari ( Seç më thotë nëna plakë - 1939 Rreth vatrës - 1944 Sa u tund jeta - 1945 ) gjejmë të dhëna edhe për përkatësinë bektashiane të besimit të Skënderbeut si dhe disa nga vlerat e çmuara të këtij besimi që nga misticizmi, toleranca, mirësia e gjer tek të drejtat dhe respekti ndaj gruas.

*



Ndoshta për imamin Krasniqi i cili i bën lutjet në një gjuhë të huaj të cilën nuk e njohin shqiptarët dhe, kur flet shqip, i fyen personalitetet shqiptare, edhe bektashinjtë do të digjen në ferr. Pasha Teqen e Madhe (‘sha Teqen…), bektashinjtë nuk pajtohen me fyes dhe nënçmues të tillë! As nuk janë fyes dhe nënçmues të tillë!

* * *



Nëse keni njohuri për bektashinjtë dhe kontributin e tyre, mos ngurroni të na shkruani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi